Akademia e Shkencave e Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
 
 
== 1940-44: Instituti i Studimeve Shqiptare, pararendës i Akademisë së Shkencave==
[[Skeda:ISSH.gif|thumb|right|Nga e majta: [[Vangjel Koça]], [[Aleksander Xhuvani]], [[Anton Paluca]], Át Anton Harapi, [[Xhevat Korça]], Mustafa Merlika Kruja, [[Ernest Koliqi]], Dhimiter[[Dhimitër Berati]], Át GiuseppeZef Valentini, [[Karl Gurakuqi]], [[Ekrem Vlora]], Nicola Lo Russo Attoma e [[Dom LazerLazër Shantoja]])]]
Gjatë viteve të pushtimit fashist, një prej ngjarjeve që meriton t' i kushtohet vëmendje e veçantë është krijimi dhe veprimtaria e Institutit të Studimeve Shqiptare, ëndërre kahershme e intelektualëve e patriotëve shqiptarë. Më 8 prill 1940 Sekretari i Pcrgjithshëm i Kryesisë së Këshillit të Ministrave miratoi krijimin e fondacionit "Skanderbeg" si dhe statutin e Institutit të Studimeve Shqiptare. Sipas këtij statuti, Insituti i Studimeve Shqiptare kishte për qëllim t'i jepte hov e të bashkërendonte lëvizjen intelektuale shqiptare në fushën e shkencës, të letrave e arteve. Të përkujdesej për pasurimin e kulturës kombëtare, duke marrë si shëmbull kombet e përparuara të Europës, por duke ruajtur njëkohësisht dhe karakterin kombë'tar sipas mendësi ve dhe traditave më të mira kombëtare<ref>AQSH, F. 200, V. 1940, D. 10.</ref>.
 
Line 22 ⟶ 20:
Gjithashtu, në vitin 1940 me kontributin e [[Terenc Toçi]]t, Instituti botoi veprën me karakter kritik "Shqipëria 1937"<ref>AQSH, F. 200, V. 1943, D. 29.</ref>.
 
Një angazhim serioz i anëtarëve të tij ishte përgatitja për botim i dy antologji ve të prozës dhe poezisë të autorëve të mëdhenj të letrave shqipe, si At Gjergj Fishta, [[Asdreni]], [[Anton Zako Çajupi]], [[Lasgush Poradeci]], Ernest Koliqi, [[Ali Asllani]], [[Migjeni]], [[Aleks Çaçi]], [[Dhimitër Shuteriqi]] etj., si edhe botimi i antalogjisë folkloristike, sintezë e shpirtit popullor shqiptar<ref>AQSH, F. 200, V. 1942, D. 23.</ref>.
Në vitin 1940 Instituti përgatiti për botim katër monografi të Ilo Mitkë Qafëzezit.
 
Një punë serioze u krye nga gjuhëtarët profesor Aleksandër Xhuvani, profesor Karl Gurakuqi, profesor Anton Paluca dhe At Zef Valentini për botimin në vitin 1942 të Fjalorit Terminologjik të Gjuhës Shqipe. Në vitin 1942, dr. Aleksandër Sirdani, me ndihmën e Institutit boti veprën "Frazeologjia Shqipe".
Instituti Studimeve Shqiptare, në vitin 1940, me iniciativën e z. Petraq Pepo, përgatiti konferencën e titulluar "Shqipëria dhe banorët e saj gjatë periudhës proto-historike". Insituti i Studimeve Shqiptare mori përsipër të mbledhë dhe botojë çdo dokument e çdo dëshmi ose vepër të shkruar nga të huajt për të drejtat e kombit shqiptar, për origjinën e kulturën e tij. Në këtë kuadër, me nismën e tij u botuan veprat "Arkiv për letërsi shqiptare, gjuhe dhe entologji", "Biologjia e kombit shqiptar" e dr. [[Milan ShuflaitShuflaj]]t, "Gjuha shqipe dhe ilire" e [[Desider Izegh]], si dhe publicistikë kushtuar Shqipërisë dhe shqiptarëve nga historianë dhe shkrimtarë të huaj<ref>AQSH, F. 200, V. 1940, D. 32.</ref>. Instituti i Strudimeve Shqiptare grumbulloi punimet shkencore të studiuesve mbi visete ndryshme shqiptare, historinë dhe folklorin e tyre. Si studime rreth folklorit muzikor shqiptar, studime rreth toponomastikës shqiptare, studime mbi stacionet klimatike, ujrat minerale si dhe mbi mjeksinë popullore.
 
Komisioni i historisë dhe shkencave morale një rëndësi të veçantë u kushtoi figurave të shquara të Rilindjes sonë Kombëtare, si [[Sami Frashëri]], [[Hoxha Tahsim]], [[Mustafa Qemali]], [[Namik Qemali]], [[Koçi Bej]] e [[Riza Tefiku]], të njohur jo vetëm si patriotë brenda vendit të tyre, por edhe si reformatorë të Turqisë. Po kështu u radhitën emra të shumtë njerëzish të shquar me origjinë shqiptare në vende të ndryshme të botës, si në Itali, Gjermani, Greqi, Rumani, Egjipt, të cilët Instituti mori nismën për t' i njohur mbarë publiku shqiptar dhe për të rritur kështu natyrshëm krenarinë kombëtare. Kështu u bënë publikime lidhur me personalitete të shquara të jetës politike italiane, si Francesko Crispi, Domenico Mauro dhe regjimenti i forcave garibaldine "Giuseppe Pace" i formuar nga shqiptaro-italianët, i vlerësuar shumë për kontributin e tyre për lirinë dhe bashkimin e Italisë; për familjet e shquara shqiptare të vendosura në Itali, si ajo Kastrioti, Doda Vallauri, Albani, Gazulli etj. Veçanërisht u vu theksi në këto publikime se shqiptarët i kanë dhënë Papatit 5 papë, ndër të cilët Papa Klementi II ka qenë Papa më i suksesshëm i deri atëhershëm në historinë e Papatit.
Line 35 ⟶ 33:
Instituti i Studimeve, krahas punës studimore, mori përsipër dhe ndërtimin e një Muzeu Shqiptar të Shkencave Natyrore, i cili do të përmblidhte një koleksion zoologjik, një erbarium të florës shqiptare, si dhe një koleksion të mineraleve dhe fosileve që ishin zbuluarderi ato vite. Ky muze u ndërtua dhe u drejtua nën kujdesin e prof. Sabiha Kasimati. Më 1944 Instituti i Studimeve Shqiptare, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës Popullore, Ministrinë e Arsimit dhe atelienë fotografike "Marubi" arritën krijimin e një arkivi fotografik dhe hartografik shqiptar, pronë e këtij Instituti dhe u përpoqën për pasurimin e tij.
 
Në korrik 1944 Instituti, krahas riorganizimit të tij, pranoi në gjirin e vet shumë intelektualë të kohës, si Fan Noli, Myt[[Mit'hat Frashëri]], Ali Asllani, Kristo Floqi, [[Krist Maloki]], Dom [[Ndoc Nikaj]], At [[Pashk Bardhi]], [[Hasan Dosti]], [[Hamdi Sulçebe]], [[Hamit Kokalari]], [[Spiro Konda]], [[Vasfi Samimi]], [[Odise Paskali]], [[Rexhep Krasniqi]], [[Vedat Kokona]], [[Arshi Pipa]], Dede Gostani, Gasper Shoshi, Gjelosh Luli, Gjush Sheldia, Llukë Karafili etj.
Në fund të vitit 1944, Instituti i Studimeve Shqiptare ndërpret veprimtarinë e
tij. Në vitin 1946 me vendim të Qeverisë Shqiptare krijohet Instituti i Shkencave me një strukturë të përafërt me atë të Institutit të Studimeve Shqiptare në gjirin e të cilit punonin një pjesë e mirë e ish-anëtarëve të atij Instituti.
Line 55 ⟶ 53:
 
==Historia==
Akademia e Shkencave e Shqipërisë i ka rrënjët në të kalurën e largët kur shqiptarët punonin në lamifushandryshëmndryshme shkencorëshkencore. Themelimit të Akademisë i paraprinjë katë faza: faza e Akademisë së Voskopojës, e Rilindjes, e mes dy luftrave, dhe faza pas çlirimit deri te formimi i potëplotë i Akademisë së mirëfilltmirëfilltë.
==Anëtarë të rregullt==