Hape menynë kryesore

Changes

ska përmbledhje të redaktimeve
'''Grupe lajmesh'''
 
Janë grupe të mbledhura përdoruesish që kanë një vend takim (tabela e zezë), ku i lënë lajmet rreth temës së cilës i takon tabela e zezë. Në ndërkohë janë dhjetëra mijëra grupe të tilla të regjistruara në internet. Po thuaj se nuk ka dukuri mbi të cilën nuk ekziston një tabele e zezë (''News group''). Me dhjetëra mijëra lajmërime shënohen për çdo ditë në këto tabela, aty bëhen pyetje dhe përgjigje për temën, kuvendohet e gjera të ngjashme. Është pjesa më e çmendur e internetit, ku fatkeqësisht bëjnë pjesë edhe shumë tabela të zeza me pornografi.
 
Sistemi i grupeve të lajmeve është i shpërndarë në rrjete të ndryshme. Ndër to më i popullarizuari është grupi "''Usenet''".
 
Këto grupe përdorin disa shkurtesa si p.sh.:
 
*'''alt''' = ''alternativ, një mozaikë përmbajtjesh të krisura''
*'''biz'''= ''komerciale, pa reklama''
*'''comp''' = '' tema rreth kompjuterit''
*'''misc''' = '' tema të tjera''
*'''news''' = ''grup lajmesh mbi temën "tabela e zezë"''
*'''rec''' = ''kohe te lirë, art''
*'''sci''' = ''tema shkencore''
*'''soc''' = ''tema sociale, kulturore, politike''
*'''talk''' = ''biseda të ndryshme, pallavra''
 
Për të lexuar dhe marrë pjesë në këto grupe nevojitet një program lexues i këtyre shërbimeve që në boten e internetit i thonë "''Newsreader''". Shfletuesit modern si ''Netscape'' (versioni V3.0) dhe ''Internet Explorer'' (V4.0) kanë të integruar klientin "''News-Client''" dhe për pjesëmarrjen në këto grupe nuk kanë nevojë për programe plotësuese. Për aktivizimin e këtyre programeve, përdoruesit i nevojitet të japë të dhënat për shërbimin e grupit "''News-Server''". Zakonisht qendrat e shërbimeve të internetit "''Provider''" ofrojnë edhe shërbime për grupet e lajmeve, nga këto qendra mund të shkarkohen të dhënat e nevojshme për shërbyesit e grupeve "''News Server''".
 
Preferohet që së pari të shkarkohet një listë e grupeve dhe pastaj të zgjidhet, sipas dëshirës dhe të abonohet.
 
Temat në këto grupe kanë një hierarki, e cila fillon me hapjen e temës "''Subject''" së re nga përdoruesi i parë. Përdoruesi i dytë përgjigjet në atë temë, i treti inkuadrohet në temën e të dytit po ashtu përdoruesi i katërt e me radhë. Në këtë mënyrë krijohet një strukturë e degëzua që këtu thirret "''Thread''". Ju mund të startoni me një teme të tillë ose të përgjigjeni në ndonjë lajmë.
 
 
 
{{interneti}}
 
[[Category:Informatikë]]
44

edits