[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Faqe e re: '''Salih Gjuka - Dukagjini'''(1876-1925) Lindur në Pejë, në vitin 1876. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet në Shkup, ku familja e tij u vendos si shkak...
 
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:SaliGjuka.jpg|thumb|Sali Gjuka]]'''Salih Gjuka - Dukagjini'''(1876-1925) Lindur në [[Peja|Pejë]], në vitin 1876. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet në Shkup, ku familja e tij u vendos si shkak i përndjekjeve të pushtuesve osmanë. U regjistrua në Fakultetin e Drejtësisë, në Selanik. Pas mbarimit të studimeve, nisi punën në gjykatën e atij qyteti. Në vitin 1909, megjithëse ilegalisht, punoi pa u lodhur për hapjençeljen e shkollës shqipe në Pejë. Ndërsa në vitin 1910, ishteme përkrahjen e atdhetarëve [[Bajram Curri]], [[Hasan Prishtina]] etj. u bë mësuesi i parë i shqipesshqipespër nxënësit shqiptarë, në shkollën Normale dhe Gjimnazin e Shkupit. Në këtë mision të shenjtë, aty pati përkrah atdhetarin e njohur [[Bedri Pejani]]<ref name="Sgj">[http://www.scribd.com/doc/23162998/Sali-GJUKA-Shkrim-i-Shkurter-Me-Foto-e-Dokumete Sali Gjuka]</ref>. Mori pjesë me armë në dorë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1910-1912. Me nismën e tij, në prill 1912 u formua në Selanik, klubi “Bashkimi”, në favor të edukimit të ndjenjave atdhetare dhe përhapjen e gjuhës shqip. Si përfaqësues nga Kosova dhe delegat i Pejës, [[Gjakova|Gjakovës]], [[Plava|Plavës]] e [[Gucia|Gucisë]], mori pjesë në [[Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë|shpalljes e pavarësisë kombëtare]] dhe firmoi aktin me siglën “Salih Gjuka”. U zgjodh këshilltar i Pleqësisë (Senatit). Në janar 1913 filloi punën si drejtor i arsimit për [[Qarku i Beratit|qarkun e Beratit]]. Menjëherë hapi shkollën Normale të përkohëshme. Në vitin 1920 përmendet si një nga përkrahësit e Kongresit të Lushnjes dhe katër vite më vonë mbështet Nolin, kur ky u bë kryeministër. Tuberkulozi e mposhti, në tetor 1925 në Berat.
 
== Burimet ==
<references />
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]
[[Kategoria:Lindje 1876]]
[[Kategoria:Vdekje 1925]]
[[Kategoria:Atdhetarë shqiptarë]]
[[Kategoria:Mësues shqiptarë]]