[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:SaliGjuka.jpg|thumb|Sali Gjuka]]'''Salih Gjuka - Dukagjini''' lindi në [[Peja|Pejë]], në vitin 1876. Firmëtar i [[Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë]].
[[Skeda:SaliGjuka.jpg|thumb|Sali Gjuka]]'''Salih Gjuka - Dukagjini''' lindi në [[Peja|Pejë]], në vitin 1876. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet në Shkup, ku familja e tij u vendos si shkak i përndjekjeve të pushtuesve osmanë. U regjistrua në Fakultetin e Drejtësisë, në Selanik. Pas mbarimit të studimeve, nisi punën në gjykatën e atij qyteti. Në vitin 1909, megjithëse ilegalisht, punoi pa u lodhur për çeljen e shkollës shqipe në Pejë. Ndërsa në vitin 1910, me përkrahjen e atdhetarëve [[Bajram Curri]], [[Hasan Prishtina]] etj. u bë mësuesi i parë i shqipespër nxënësit shqiptarë, në shkollën Normale dhe Gjimnazin e Shkupit. Në këtë mision të shenjtë, aty pati përkrah atdhetarin e njohur [[Bedri Pejani]]<ref name="Sgj">[http://www.scribd.com/doc/23162998/Sali-GJUKA-Shkrim-i-Shkurter-Me-Foto-e-Dokumete Sali Gjuka]</ref>. Mori pjesë me armë në dorë në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1910-1912. Me nismën e tij, në prill 1912 u formua në Selanik, klubi “Bashkimi”, në favor të edukimit të ndjenjave atdhetare dhe përhapjen e gjuhës shqip. Si përfaqësues nga Kosova dhe delegat i Pejës, [[Gjakova|Gjakovës]], [[Plava|Plavës]] e [[Gucia|Gucisë]], mori pjesë në [[Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë|shpalljes e pavarësisë kombëtare]] dhe firmoi aktin me siglën “Salih Gjuka”. U zgjodh këshilltar i Pleqësisë (Senatit). Në janar 1913 filloi punën si drejtor i arsimit për [[Qarku i Beratit|qarkun e Beratit]]. Në kohën e qëndrimit në Vlorë, Sali Gjuka ishte ndihmës i Luigj Gurakuqit për problemet e arsimit. Për këtë gjë dëshmojnë dhe artikujt e botuar në gazëtën "Përlindja e Shqipnisë". Menjëherë hapi shkollën Normale të përkohëshme. Pjesa më e madhe e tyre ishin nga Kosova, të cilët më pas shkuan në vendlindje, ku çelën shkolla në gjuhën amtare. Gjithashtu, ranë në sy puna e zelli i madh i tij për çeljen dhe funksionimin e mjaft shkollave shqipe në ato zona. Sali Gjuka. Në vijim të përndjekjeve të mëparshme, në vitin 1920 e intriguan për një faj, të cilin nuk e kishte kryer. Saliun e akuzuan se, gjoja, kishte marrë pjesë në vrasjen e Abdyl Ypit. Për këtë e dënuan 10 vjet burg, 4 nga të cilat i vuajti. Në vitin 1920 përmendet si një nga përkrahësit e Kongresit të Lushnjes dhe katër vite më vonë mbështet Nolin, kur ky u bë kryeministër. Patrioti i madh Bajram Curri, duke njohur e çmuar lart veprën atdhetare dhe ndihmesën e Sali Gjukë Dukagjinit në fushën e arsimit e të shkollës shqipe, iu përgjigj kështu [[Fan Noli]]t, kur ky i kërkoi mendim për postin e ministrit të Arsimit, në Qeverinë Demokratike të asaj kohe: "''Si unë vetë, ashtu dhe tërë kosovarët e çmojmë plotësisht rëndësinë që ka Ministria e Arsimit dhe prandaj kemi të mëdhe dëshirën që atë vend ta zejë një njeri kompetent, i zoti i punës dhe që të ketë dhënë prova në jetën e vet të sakrificave, që bëri populli ynë...Këto cilësi i gjejmë mjaft të shkëlqyeshme në personin e Sali Gjukës''".
Tuberkulozi e mposhti, në tetor 1925 në Berat.