Evropa Jugore: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 82.114.91.195 (diskutimet) në versionin e fundit nga Pmlineditor.
Rreshti 7:
 
== Relievi ==
 
Evropa Jugore karakterizoohet me reliev dinamik, me morfotektonikë më të ndërlikuar, me morfogjenezë më ta llojllojshme në të cilat fuqitë endogjene dhe ekzogjene e kanë bërë mjaft tipke. Lëvizjet e cipës së tokës në kohën më të re më tepër se kudo tjetër janë shprehur në ngrutjen, përkatësisht rrudhosjen, uljen apo fundosjen, në ndryshimin e konturave të tokës dhe të detit e pasojë e sëcilës është shfaqur përthyshmëria e theksuar e bregdetit.
 
Në relievin e Evropës dominojnë malet që e dallojnë prej pjesëve tjera të Evropës. Këto male janë të orogjenzezës alpine, andaj thuhet se Mesdheu evropian është njësi regjionale ndërtuar prej formacioneve të reja gjeologjike.
 
Ultësirat , jo vetëm që përfshijnë një sipërfaqe të vogël,por ato përfaqësojnë depresione tektonike, perkatësisht fushëgropa ndërmalore. Veprimet e fuqive të jashtme, zhvendosjet vertikale apo horizontale kanë formuar reliev të coptuar dhe të larmishëm.
 
Malet në Evropën jugore zënë një sipërfaqe të madhe dhe shtrihen në formë vargmalesh në drejtime të ndyshme. Malet në të shumten e rasteve ngriten prej sipërfaqs së detit, ose pej fushave të vogla, duke e ndarë në këtë mënyrë Mesdheun nga pjesa tjetër e Evropës. Malet pengojnë edhe ndikimin e klimës së butë më në thellësi. Malet e reja janë të varfëra me xehe dhe paraqesin pengesë në zhvillimin e komunikacionit.
 
Malet që përbëhen prej shkëmbinjëve gëlqerorë, sidomos [[malet Dinarike]], të reshurat depërtojnë në tokë. Uji nën tokë due lëvizur nëpër kanale ka krijuar forma të ndryshme karstike si p.sh. [[shpellat]], [[humnerat]] etj. Format sipërfaqësore të viseve karstike janë të shumta si : vorbullat, humnerat, fushat kartstike etj.
 
Në Evropën Jugore ka edhe fusha. Në mes vargmaleve shtrihen fusha të mëdha, siç janë: në Gadishullin Pirinej, rrfshnalta e Mesetës, Fusha e Aragonisë, e Andaluzisë, në Gadishullin Apenin Fusha e Lombardisë; në Gadishullin Ballkanik Fusha e Neretvës, e Zetës, Fusha e Myzeqesë, Thesalia në Greqi, mandej lugina e Vardarit, e Moravës, Fusha e Kosovës dhe e Dukagjinit.
 
Toka e Evropës Jugore nuk është e qetë. [[Vullkani|Vullkanet]] e vdekura( në Gadishullin Ballkanik) dhe aktive ( [[Vezufi]] dhe [[Etna]] etj.), si dhe burimet e shumta minerale ,na bëjnë me dije se edhe në të kaluarën ka pasur lëvizje të shumta tektonike.
 
Në vendet e Evropës Jugore e Juglindore shpeshëherë ndodhin [[Tërmeti|tërmete]]: në Shqipëri, në Maqedoni, në Greqi, në Bullgari, në Turqi, në Itali etj.
 
== Klima ==