[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
Hatake (diskuto | kontribute)
Rreshti 13:
== Vepra atdhetare ==
 
Për Doçin dhe veprën e tij që kur qe gjallë e më pas janë shprehur njerëzit më të mëdhenj të kohës e të mëvonshëm, shkrimtar si [[Gjergj Fishta]], [[Faik Konica]], [[Asdreni]], [[Filip Shiroka]], [[Ali Asllani]], Dom [[Ndoc Nikaj]], [[Milto Sotir Gurra]], arbëreshë të shquar si [[Dhimitër Kamarda]], [[Zef Skiroi]] e [[Gaetano Petrota]] pa harruar dhe korrespondencën e tij me [[Jeronim De Rada]]n; gjuhëtarë si [[Justin Rrota]], [[Aleksandër Xhuvani]], [[Mahir Domi]]; politikanë si [[Ismail Qemali]] e [[Luigj Gurakuqi]]; publicistë si [[Shahin Kolonja]], [[Sotir Peci]] e [[Milo Duçi]]; dijetarë të njohur bashkëkohës e pasardhës si Át [[Pashk Bardhi]], Át [[Pal Dodaj (frat)|Dodaj]], Dom [[Nikoll Sahatçia]], [[Pal Dukagjini]]; studiues të letërsisë si [[Dhimitër Fullani]], [[Rexhep Qosja]], [[Jorgo Bulo]], [[Muhamet Pirraku]], [[Ëngjëll Sedaj]], [[Isak Ahmeti]]; prijës e krerë të Mirditës si [[Prênk Bibë Doda]], [[Preng Marka Prenga]]; personalitete të Europës si [[Edit Durham]], [[Franc Nopça]] e deri [[Peter Bartl]] në ditët tona; duke veçuar sidomos kontributin e e biografit të tij [[Pal Doçi]] në monografinë “Prend Doçi- Abati i Mirditës (jeta dhe vepra)” shkruar vite më parë e publikuar më [[1997]]. Megjithatë Prend Doçi është në “zbulim” e sipër si shumica e shkrimtarëve katolikë të [[Veriu]]t, deri më tash si një “brez i humbur”. Kemi të bëjmë me një personalitet të lartë që është folur si për rrallëkënd në kohën e vet dhe në ato të mëvonshme, nga vendas e të huaj, nga arbëreshë e kosovarë, nga myslimanë e katolikë, nga vendlindja e diaspora, nga qarqet intelektuale brenda dhe ato të europës. Vlerësimet dhe opinionet për Abatin janë të shumta dhe nga më të larmishmet: nga mirditasit e thjeshtë, nga bashkëpunëtorët –famullitarët e Mirditës e të tjerë, hierarkët e lartë të kishës në [[Shqipëri]], [[Stamboll]], [[Romë]], [[Austri]], konsujt e huaj në [[Shkodër]] dhe diplomatë të kancelarive perëndimore (në takime të drejpërdrejta dhe në korrespondencën e tyre diplomatike); shto këtu dhe kronikat e shtypit të kohës, ditarët (si ai i At [[Pal Dodaj|Pal Dodës]]), memorialët, epistolarët e autorëve të shumtë, relacionet kishtare drejtuar [[Vatikani]]t. Dhjetëra e dhjetëra dëshmi që përbëjnë një “vepër” më vete për njeriun me vepër të “munguar”. Për njeriun shumë të përmendun, por pak të njohur. Nuk është për t'u çuditur: Doçi që u kujdes për gjithcka të madhe në shërbim të kombit të tij, nuk u kujdes vetëm për një gjë të “vogël”; emrin e tij e aq më pak për kultin e tij. Dhe këtë e bën “një njeri në çdo kuptim i jashtëzakonshëm”, siç do t'a cilësonte Nopça.
 
== Poet tribunë në nismat e Rilindjes ==