Muzgu (roman): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
Te Muzgu ('''Twilight'''), libri me fantazi të jashtëzakonshme i Stephenie Meyer, lexuesit zbulojnë një çift të dashuruarish me kokën mbi re. Bela adhuron Eduardin e pashëm dhe ai ia kthen dashurinë. Por Eduardi po kalon një periudhë të vështirë pasi duhet të përballojë etjen dhe epshin që ndjen për gjakun e Belës ; ai është vampir. Në çdo moment intensiteti i pasionit të tyre mund ta shtyjë për ta vrarë të dashurën e zemrës, por gjithsesi ai e sfidon rrezikun. Bela parapëlqen të vdesë se sa të qëndrojë larg tij, duke rrezikuar kështu vetë jetën e saj. Romani flakëron nga kjo tërheqje dashurore e rrezikshme dhe e frikshme. Romanca përndizet nga përpjekjet e të rinjve për ta mbajtur të fshehtë identitetin e Eduardit nga familja e Belës dhe nga pjesa tjetër e shkollës. Meyeri shënon një kthesë të re në temën e dashurisë : gjuetari dashuron prenë, njeriu dashuron vampirin. Ky pohim përjashton çdo pretendim që lexuesit mund të ngrenë në lidhje me romancat e adoleshentëve të ditëve tona, pasi çdo puthje, prekje apo fjalë mund të marrë një kuptim krejtësisht të ri, sepse një gabim i vogël mund të rrezikojë jetën. Për këtë arsye Bela dhe Eduardi janë në luftë të vazhdueshme, për ta bërë marrëdhënien e tyre të funksionojë, për ti mbijetuar çdo lloj tundimi dhe çdo lloj kërcënimi që mund tu kanoset. Faktori rrezik arrin majat dhe shfaqet si një ngacmim i brendshëm i dashurisë dhe e vendos çiftin në një garë të llahtarshme për të qëndruar gjallë (sepse edhe Eduardi nëse do e humbiste Belën do ishte sikur të kishte vdekur). Meyer ia ka dalë mbanë për bukuri, që ta bëjë këtë skenar të besueshëm dhe njerëzor. Romani fillon me një parashtrim të zakonshëm : një nxënëse e re vjen në shkollë kjo gjë të bën të mendosh do të jetë thjesht një tjetër roman për të rinj. Bela ka ardhur në qytetin e vogël e të zymtë, Forks, në gadishullin Olimpik për të jetuar me të atin. Në shkollë, ajo habitet me një grup prej pesë adoleshentësh, jashtëzakonisht të bukur, që ulen së bashku në mensë, por që asnjëherë nuk hanë. Do kalojë ca kohë dhe pastaj ajo do bjerë në dashuri me Eduardin, prej të cilit do mësojë të fshehtën e tyre. Ata janë të gjithë vampirë, pjesëtarë të një familjeje, të kryesuar nga shenjtori Çarlisll, i cili i ka frymëzuar të heqin dorë nga gjuetia e njerëzve. Për hir të Eduardit ata e mirëpresin Belën, por kur një grup vampirësh endacakë fiksohet pas saj, familja tërhiqet dëshpërimisht në ndjekje të tyre për të mbrojtur vajzën e brishtë që gjendet mes tyre. Saktësia dhe delikatesa e mënyrës së të shkruarit të Meyer e vendos këtë roman të mrekullueshëm përtej kufizimeve të romanit horror, duke merituar kështu një vend nderi në letërsinë për të rinj. Një libër pas të cilit do dashuroheni ! Një libër që edhe të rriturit i kthen në periudhën e adoleshencës, duke i bërë të besojnë se do përjetojnë sërish dashuri marramendëse dhe do duan që koha të ndalet në ato çaste. Kur të mbaroni së lexuari librin e parë do ju lindë dëshira të përpini pjesën tjetër të serisë.
 
[[ar:الشفق (رواية)]]
[[bg:Здрач (роман)]]
[[ca:Crepuscle (novel·la)]]
[[da:Tusmørke (bog)]]
[[de:Bis(s) zum Morgengrauen]]
[[en:Twilight (novel)]]
[[es:Crepúsculo (novela)]]
[[fa:سپیده‌دم (رمان)]]
[[fr:Fascination (roman)]]
[[gl:Twilight (novela)]]
[[hr:Sumrak (roman)]]
[[id:Twilight (novel)]]
[[it:Twilight (romanzo)]]
[[he:דמדומים (רומן)]]
[[lt:Twilight]]
[[hu:Alkonyat (regény)]]
[[mk:Самрак (роман)]]
[[nl:Twilight (roman)]]
[[ja:トワイライト (小説)]]
[[pl:Zmierzch (powieść)]]
[[pt:Twilight (livro)]]
[[ro:Amurg (roman)]]
[[ru:Сумерки (роман)]]
[[sk:Súmrak (Meyerová)]]
[[sl:Somrak (roman)]]
[[fi:Houkutus]]
[[sv:Om jag kunde drömma]]
[[th:แรกรัตติกาล‎]]
[[tr:Alacakaranlık (roman)]]
[[vi:Chạng vạng (tiểu thuyết)]]
[[zh:暮光之城:暮色]]