Ndryshimi mes inspektimeve të "Planaria"

4 bytes added ,  10 vjet më parë
v
 
== Anatomi dhe fiziologji ==
Planariet kanë një ndërtim shume të thjeshte të organizmit të tyre. [[Aparati tretës]] fillon me gojën vazhdon me faringun dhe me një strukturë të quajtur zgavra gastrovaskulare. Goja është e lokalizuar në qendër, në pjesën e poshtme të trupit. Enzimat tretëse që sekretohen nga goja shërbejnë për tretjen e ushqimeve. Faringu lidh gojën me zgavrën gastrovaskulare. Kjo strukturë degëzohet në të gjithë trupin që tju lejoje ushqimeve të shpërndahen në të gjithë trupin. Ata ushqehen me organizma të gjalla ose të vdekura më të vogla duke i thithur me gojën e tyre muskulore. Që këtu, ushqimi kalon nëpërmjet faringut në zorrë. Tretja bëhet nga disa qeliza që ndodhen në zorrë e më pas e shpërndan në pjesën tjetër të trupit.
Planaria e merr oksigjenin dhe nxjerr CO2 nëpërmjet procesit të difuzionit. Sistemi i ekskretimit është i përbërë nga disa tuba me qeliza ngjyre portokalle "të flakta" dhe nga disa pore nxjerrës mbi to. Këto "qeliza të ndritshme" heqin lëngje të padëshiruara duke i kaluar ato në disa kanale me pore nga të cilat dalin këto lëngje. Në kokën e Planarias ndodhet një strukturë që quhet ganglion. Nga ganglioni "dalin" dy kordonë nervore të bashkohen në bishti. Poshtë syve ndodhet një masë e dyfishte e indeve nervore është "truri" (strukture që luan rolin e tij). Ka dhe disa nerva të tërthorta të lidhur me kordonët nervore kryesore të trurit. Kjo e bën që sistemi nervor të duket si një shkallë. Me këtë shkallë të ngjashme me sistemin nervor, ai është në gjendje të përgjigjet në një mënyre të koordinuar. Planaria ka një trup të butë, të rrafshet e në formë trekendeshi me ngjyre të zi, gri, kafe ose të bardhe dhe është rreth 1,3 e gjatë. Në pjesën e kokës ka ocellet, disa zona që përmbajnë pigmentin të ndjeshëm ndaj dritës. Në koke ka gjithashtu dy struktura të cilat janë të ndjeshme ndaj të prekurit, ose nga prania e kimikateve të ndryshme. Goja është e pozicionuar në pjesën barkore dhe është e mbuluar me cilie ose qerpikë. Sistemi nervor përbëhet nga një tru primitiv (sistemi nervor në fazat e par atë formimit) dhe nga dy kordonë nervore që shtrihen në gjatësinë e trupit të tyre. Bashke me nervat e tjerre që lidhen me dy kordonët formojnë një strukture të "shkallëzuar". Mungon sistemi i qarkullimit të gjakut dhe aparati i frymëmarrjes.