[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 906525 i bërë nga 46.217.31.247 (diskutimet)
Rreshti 23:
 
 
Në rrafshin e Çështjes kombëtare të cilët kanë dhënë personalitete me namë gjatë historisë që porojasit nuk lejuan të asimilohen e asesi të lejojnë spstrimin etnik duke filluar nga romakët, bizantët, sllavoserbët, osmanlinjtë, bullgarët, srbisë së shekullit të kaluar e deri më 2001, por sunduesit lanë eshtrat në këto treve e veÇmas ne Porojin legjendar, prandaj lavdia, krenaria, trimëria është porosi e shenjtë e të parëve që porojasit e dëshmuan se si mbrohet atdheu, gjuha e flamuri ynë kombëtar. Gjatë sundimit të perandorisë osmane banorët e Porojit gjithmonë kanë qenë të organizuar në forma të ndryshme duke bërë rezistencë vetëmbrojtëse që dëshmojnë njerëz me namë si bylikbashë, Çaush, imamë etj, ku përmendin Haxhi Osman Ali Efendiu, Nuredin Bylikbashi-MIXHA NURë, Halit Aga Kamberi Bylikbashi, Aliman Iljaz Çaushi, Sadik Kurtish Çaushi, Neim Selman Çaushi, Hasip Ahmet Çaushi, Qamil Nuhi Çaushi, Halit Bajram Çaushi, Maksut Abaz Çaushi e shumë të tjerë. Si dhe në të gjitha luftërat tek ne në Maqedoni, Kosovë (që simbol është luftëtari i Koshares 1999 që sot ka përmendoren në qendër të fshatit Mujdin Aliu), e Shqipëri që kanë patur me dhjetra trima e në veÇanti në luftën e vitit 2001 ku me qindra ishin luftëtarë me komandant Rexhep Dauti-LEKA, edhe pse ka 12 viktima civile të vrarë nga granatimet e ushtrisë e polocisë sllavomaqedonase dhe tre dëshmorë të UÇK-së Nexhbedin Sulejmani, Selman Nuhiu dhe Dashmir Mustafai. Në kujtesën kolektive jetojnë të gjalla rrëfimet prej luftës së kryengritjes së Dërvish Cara 1843, kryengritja e Manastirit, më 1912 me komandant Halim Pashë Tetovën që me mbi 4000 ushtarë Çliruan Shkupin. Më 1913 në Frontin e Dervenit kanë luftuar kundër ushtrisë serbe ku prej 6000 ushtarëve ka patur shumë nga Poroji, më 1915 në kryengritjen e Pellgut (Pollogut) e cila zgjati dy muaj, në luftën kundër ushtrisë bullgare ku me mburrje e përkujtojnë Rexhë Bajramin i njohur si axha Rexhë si dhe femrën shqiptare nga Poroji Fatime Haziri-Zendeli. Në Luftën e Dytë Botërore, kur bullgarët deshtën ta pushtojnë qytetin e Tetovës, tetovarët e udhëhequr nga tribuni popullor Abaz Efendiu, i mposhtën armiqtë ku përmenden trimat e Porojit si; Havuz Neshati, Havzi Sulejmani, Mexhit Sulejmani, Berzat Jonuzi, Sheip Mehmeti, Taip Ibrahimi, Osman Dauti, Ramiz Aliu e shumë të tjerë, po ashtu edhe me serbët apo siÇ u thonë në Poroj KëSULëÇAMIT i kanë thyer si e kanë zakon, por u janë mirënjohës malësorëve të Gjermës tek të cilët gjatë shekujve gjithmon kanë gjetur strehimin për fëmijët, gratë e pleqtë që është një karakteristikë e pashoqtë në trevën e Pollogut e më gjerë. Porojasit kundërshtuan dhe e luftuan me armë në dorë komunizmin serbomaqedonosllav gjatë Luftës së Dytë Botërore siÇ përmnden edhe sot si; Havuz Neshati që më pas u dënua me 18 vjet burg, Xhabir Bexheti i dënuar, Osman Fetahu i dënuar, Veli Veliu, faik Sulejmani, Shuki Hiseni, Mustafë Asllani etj. Banorët e Porojit dhe XhepÇishtit janë njerëz të aksioneve që dinë të organizohen gjithnjë dhe në Çdo Çast kur e lyp interesi i kombit e atdheut, pra nuk ka lëvizje shoqërore, luftë, formim partishë, asociaconesh të ndryshme shoqërore, kulturore, politike, humanitare e fetare mos kenë marrë pjesë porojasit dhe xhepÇishtasit madje ndër të parët në vitin 1990 kur u bë themelimi i partisë së parë pluraliste të shqiptarëve në Maqedoni ajo e PPD-së që në udhëheqësinë e saj u emëruan njerëzit nga Poroji ku kryetar ishte Nevzat Halili dhe sekretar Rufat Beadini, gjithashtu dekadën e kaluar u formua edhe Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë
Lagjet Muhallat e Fshatit
Ky fshat përbëhet prej tri lagjeve ajo Muhalla e Epërme, Muhalla e Poshtme dhe Muhalla e Teqes si dhe të 11 vëllezërive apo llagapet si; Ngumperet, Xhivget e Llatejnët, Ajvazet, Kurtet, Sinanet, Çerliet, Kukalet, ZoÇt, Mikelet (mikeli emër i krishterë që nuk haset te ortodoksët), ManÇet dhe Nurket etj. Vendemërtimet popullore janë evidente në shprehjet e tyre të përditshmërisë si; vendemërtimet në kodra-male-fusha; SHULLANI, Ledina e Shullanit, Udha e Kishës(që qendet pranë Zabelit të madh kishë e të parëve sipas dëshmive Kisha e Shën Nikollës), Udha e mullejve, Mullejni i Dukës( mulliri i Dukës që ende ka gjurmë), Udha e Xhermës, Udha e rudinave, Udha e shkrepit, Udha e kumllës, Udha e drunit të madh, Udha e Demer Agës, Udha e Ratajës, Udha e ngusht, Gjurët e bardhë, Gjurët e aroushës, Gjurët e avllit, Gjurët e ngusht, Gjurët e hutve, Gjurishtja, Te livadhet, Gjuri i zi, Rrafsha e poshtme, Rrafsha e epërme, Ara e Endit, Ara e Jonuzit, Ara e kuÇe, Te shkrepi, Prroji i dhelpnës, Te varet uji, Zabeli i madh, Te ftofsena, Shpella e kaÇakve. Kshtejat, e sharrës, Te krepatishta, Lugji i shllejshët, Te blijt, Te mexhet, Te letheja, Hurdha e madhe, Te ledinat, Zabeli i Teqes, Te buÇket, LagaÇet, Te ÇamÇakat, Stërmolli, Çeshmja e Ametit, Te vakafi, Te hamamxhiki, Çeshmja e Seferit, Çeshmja e mënit, Çeshmja temsejës, Te biliktashi, Te drunaveci, Te hajmalia, Te tabashnejca, Përmendorja e Mujdin Aliut, Udha e shkollës, Te xhameja, Shpeja Muze e Universitetit, Sheshi i Univarsitetit, Te shkolla, Te ambullanta, Te teqja, Mullejni i vjetër e shumë e shumë të tjera.