Konferenca e Paqes e Parisit (1919–1920): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
{{për përmirësim}}
 
'''Konferenca e Paqes''', [[Paris]] [[1921]]
 
[[Evropa]] e re, e cila doli nga [[Lufta e Parë Botërore]], kërkonte edhe një rishikim të ri të kufijve të saj. [[Ballkani]] ishte padyshim i pari në kontekstin e ri. [[Austro-Hungaria]] dhe [[Gjermania]], dy vendet që kishin ndihmuar [[Shqipërinë]] në [[Konferencën e Londrës]], kishin dalë të humbura dhe nuk ekzistonin më si perandori të fuqishme. Në skenën botërore kishte dalë [[SHBA]]-ja, fuqia e re që kishte qenë vendimtare në fitimin e luftës nga aleatet. Pikërisht tek kjo, u mbështeten shpresat e [[Shqipërisë]] për garantimin e kufijve të saj. [[Jugosllavia]] e porsa krijuar dhe [[Greqia]] kishin ngritur një sere pretendimesh dhe nuk ishte çudi që kufijtë e [[1913]] të rrudheshin edhe më shumë. Aq më tepër, që [[Italia]] e cila kishte pushtuar [[Vlorën]] dhe rrethinat e saj, ishte e bindur për të mos i lëshuar ato. Delegacioni amerikan, me ndërhyrjen edhe të [[Vatikanit]], kishte marrë përsipër mbrojtjen e [[Shqipërisë]]. Por dukej se edhe ai vete nuk ishte shumë i qarte. Për të pasur një tablo të plotë, delegacioni i kryesuar nga Presidenti [[Willson]] ngarkoi konsullin e [[SHBA]]-se në [[Torino]], zotin [[Jozef Haven]]te bënte një vizite në [[Shqipëri]]. Me letrën e rekomandimit ne xhep dhe me një mandat të Konferencës se Paqes, Haven zbriti në Vlore më 1919. Qeveria e Tiranes kishte caktuar për ta shoqëruar, Tefik Mborjen, Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë dhe ish Ambasador i Shqipërisë në Rome. Mborja, i cili kishte pasur miqësi edhe më parë me Havenin, kreu një punë të mrekullueshme. Me të mbërritur në Vlore, Haven hodhi poshtë ftesën e Gjeneral Piacentinit, komandantit italian të qytetit për të qëndruar tek ai. U vendos në shtëpinë e patriotit Qazim Kokoshi dhe më pas në shtëpinë e poetit Ali Asllani. Ai ra në kontakt me parinë e qytetit, e cila e bindi se nëse Italia nuk tërhiqej me dëshire nga Vlora, problemi do të shkonte në ndeshje të armatosur. Haven mbeti i befasuar nga niveli i intelektualeve vlonjate. Në italisht dhe anglisht, ata i ofruan atij një tablo të panjohur, por mjaft dinjitoze të vendit të tyre. Ai u befasua sidomos kur një delegacion i grave të qytetit e siguroi në italisht, se ato do të luftonin bashkë me burrat nëse behej fjale për të çliruar Vlorën.
Rreshti 15:
Komisioni i Lidhjes se Kombeve, që do të caktonte në vend kufijtë e Shqipërisë, mbërriti në Tirane në një moment të trazuar. Me 7 dhjetor 1921, pikërisht ditën kur kishte bere një grusht shteti dhe që vendosur Qeveria e Hasan Prishtinës. Por, ata nuk morën vesh asgjë. Hasan Prishtina dha dorëheqjen pas 24 orësh dhe u zëvendësua nga kabineti i Xhaferr Ypit. Po atë ditë, i shoqëruar nga Major Bajram Fevziu, Ministri i Brendshëm, komisioni udhëtoi për Shkodër. Ky ishte komisioni, që do të caktonte kufijtë e veriut dhe u detyrua të punonte me ndërprerje për më shumë se një vit. Ai kryesohej nga një kolonel Francez dhe një major Holandez.
 
Një vit e gjysme më pas, më 1923 mbërriti komisioni që do të caktonte kufijtë e Shqipërisë se Jugut. Ai kryesohej nga gjenerali Telini, një oficer i Mbretërisë Italiane dhe nga një major britanik. Edhe kësaj here komisioni shoqërohej nga Bajram Fevzi, kësaj here Shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe deputet i Kolonjës. Komisioni punoi për gati tete muaj dhe ai kishte udhëzim qe të vendoste me iniciative vijën e kufirit me ato fshatra, që duhej të ndaheshin me dysh. Për të mos rene pre e pretendimeve, komisioni kreu një test të thjeshte. Ata mbushnin një grusht me monedha dhe ja hidhnin fëmijëve te fshatit. Fëmijët fillonin të shanin në gjuhen e tyre të përditshme, e cila ishte në masën më të madhe, shqipja. Kështu, mjaft fshatra kufitare, iu bashkuan Shqipërisë. Me sa duket kjo provokoi merine e grekeve që veç ankimeve sulmuan disa here edhe komisionin dhe xhandaret që e shoqëronin. Në një nga këto prita, Gjeneral Telini u godit në koke dhe vdiq në vend. Vrasja e tij shkaktoi incidente të renda mes Italisë dhe Greqisë. Flota italiane bombardoi dhe pushtoi Korfuzin. Ajo u largua prej andej, vetëm pas bisedimeve në Paris, të cilat i jepnin dore të lire Italisë në Greqi. Shqyrtimi i kufijve të mëtejshëm të Shqipërisë se Jugut mbeti pezull, derisa u caktua në bisedime shqiptaro-greke më [[1927]]. Trupi i Gjeneral Telinit u dërgua në Tirane ku ju bene gjithë nderimet ushtarake. Prej këtej u nis në Itali. Fati e solli që në emër të Qeverise se Tiranes ai u përcoll nga Mehmet Konica, njeriu i parë që kishte luftuar për kufijtë e Shqipërisë dhe qe tani, po e mbyllte kapitullin e tyre, duke i bere nderimet e fundit, njërës prej mijëra viktimave të këtij konflikti.
 
== Shih edhe ==
* [[Diplomacia shqiptare përballë Konferencës së Paqes në Paris]]