[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
[[Figura:Elia Kazan NYWTS.jpg|thumb|250px|]]
 
Njëri ndër kineastët më të mëdhenj të shekullit që filmin amerikan e ngriti në shkallët më të larta të zhvillimit të tij fenomenal,është edhe regjisori gjenial,Elia Kazan i cili krijoi një varg veprash antologjike me të cilat mburret mbarë njerëzimi.Veprat e tij filmore bëjnë pjesë ndër kryeveprat më monumentale që i ka shikuar ndonjëherë bota artdashëse..Qysh me filmin e tij fenomenal dhe kurrë të paharruar”Tramvaji i quajtur dëshirë”,me aktoret:Marllon Brando dhe Vivien Li-,në rolet kryesore,Elia Kazan krijoi profilin e tij madhështor si një regjisor i përmasave të jashtëzakonshme .Çdo film i tij i ri ishte i veçantë për nga tematika, zhanri dhe porosia e shumëfishtë çka tregon edhe mbarë krijimtaria e tij e ndritshme filmore me të cilën u mor gjatë jetës së tij të begatshme artistike.Pas filmit të përmendur,me të cilin arriti sukses të paharruar ,pason filmi tjetër i shquar”Në Lindje të parajsës”/1956/,me aktorin mitik Xhejms Din i cili së shpeji bëhet filmi më i shikuar dhe aktori i ri njëri ndër njerëzit më të popullarizuar të kinematografisë amerikane.Prapë me Marllon Brandon në rolin kryesor realizon edhe një film tjetër antologjik”Në portet e Nju Jorkut”,ku luajnë edhe:Karl Malden,Eva Mari Sent dhe Rod Stejxher.Brando edhe me këtë film shkëlqen në mënyrë madhështore,për t`u bërë edhe aktori më i preferuar i regjisorit,Elia Kazan me të cilin realizon edhe filmin tjetër”Viva Zapata”.Elia Kazan ishte me origjinë greko turke dhe qysh i ri/katër vjeçar/ emigron në SHBA. .Në vitet `3o-ta hyn nënjë grup teatror në të cilin merrte pjesë edhe Li Strasberg,njëri ndër profesorët më të shquar të artit të shtatë, tek i cili mësuan edhe yjet:Marllon Brando, Xhems Din, ,Pol Njumen, Montgomeri Klift dhe shumë të tjerë.Elia Kazan, pas sukseseve të mëdha të arritura në lëmin filmor,së shpejti bëhet edhe njëri ndër personalitetet udhëheqëse teatrore në Broduej, ku krijon vepërën dramatike “Macja në kulmin me lamarinë të nxehtë”,sipas veprës së dramaturgut të shquar Tenesi Viliams dhe”Vdekja e Salesmanit”,sipas dramës së Artur Milerit.Elia Kazan qysh në vitin1945 realizoi filmin”Druri rritet në Bruklin” dhe dy vite më vonë edhe filmat”Marrëveshja gjentëllmene”dhe”Bumerangu”.Për filmin tjetër”Pinki”i fitoi 3 çmime oskarë, kurse edhe me filmin”Paniku në rrugë” krijon një kryevepër tjetër të dalluar dhe të mbajtur mend, në të cilin luan aktori Xh.Pallans.Për filmin më të njohur të tij”Tramvaji i quajtur dëshirë”nominohet me 12 çmime oskarë, duke i fituar 4 prej tyre. Elia Kazan dhe Marllon Brando ishin një gërshëtim i pandarë njëri nga tjetri.Për filmin”Në portet e Nju Jorkut” oskarët i fituan:Elia Kazan, Marllon Brando dhe Eva Mari Sent ,të cilët qëndrojnë në nivelin më të lartë artistik të viteve `5o-ta dhe vlerësohen si kineastë me një profesionalizëm superior. Si një vepër tjetër e shquar e regjisorit të madh, ishte edhe filmi i mirënjohur”Bebi Doll”, i shpërblyer me 3 çmime oskarë , me të cilin dëshmon sërish se ishte një regjisor i përmasave të jashtëzakonshme që krijonte vetëm filma maestral.Në filmin”Lumi i egër”/1960/,për rolin kryesor e kishte angazhuar aktorin e ri dhe perspektiv-Montgomeri Klift, i cili së shpejti bëhet një yll i paharruar internacional, ndonse ai kishte bërë emër të paharruar edhe me filmin”Vendi nën diell”,në regjinë e Xhorxh Stivensit.Një vit më vonë/1961/Uoren Biti dhe Natali Vud luajnë në filmin tjetër antologjik të Elia Kazanit”Shkëlqimi në bar”, kushtuar një dashurie të pavdekshme mes dy të rinjve me kunderthënie të mëdha familjare dhe shoqërore, ngjashëm më filmin”Në lindje të parajsës”, i realizuar 5 vite më parë, siç thamë më lart, nga Elia Kazani.Në këtë film dy të rinjtë e dashuruar nuk mund t`i realizojnë qëllimet e tyre jetësore, të cilët përfundojnë në një ndarje definitive dhe të dhembshme., me ç’rast si rezultat i atyre kundërthënieve të panevojshme, pason edhe sëmurja e protagonistes kryesore/Natali Vud/ .Pra filmi është edhe një akuzë tjetër e rëndë dërguar shoqërisë amerikane në ato vite kur.,kur tentohej që akoma të ndikonte autoritatizmi familjar.Si gjithmonë , i paarritur në zejen e tij regjisoriale, në vitin 1963 realizon edhe filmin tjetër të shquar”Amerika, Amerika”,kushtuar emigracionit grek në SHBA dhe vuajtjeve të mëdha të njerëzve gjersa arrijnë në”tokën e premtuar” dhe në një botë tjetër të lirë për të cilën ushqenin iluzione të rrejshme se kinse ajo ishte parajsë e vërtetë. Edhe ky film bëhet një hit i madh i atyre viteve të stuhishme të kinematografisë amerikane, i cili ishte edhe një kronikëbiografikekronikë biografike e vetë regjisorit gjenial dhe e njerëzve të tjerë që përjetuan dramat e emigracionit. Për kontributin e tij filmor ai mori edhe 3o30 çmime të ndryshme, duke hyrë këtu edhe Çmimi oskar për vepër jetësore i ndarë nga InstiturtiInstituti Amerikan Filmit.
 
[[Kategoria:aktorëAktorë amerikanë]]
 
[[ar:إيليا كازان]]
[[bn:এলিয়া কাজান]]
[[bg:Елия Казан]]
[[ca:Elia Kazan]]
[[cs:Elia Kazan]]
[[cy:Elia Kazan]]
[[da:Elia Kazan]]
[[de:Elia Kazan]]
[[el:Ελία Καζάν]]
[[en:Elia Kazan]]
[[es:Elia Kazan]]
[[eo:Elia Kazan]]
[[eu:Elia Kazan]]
[[fa:الیا کازان]]
[[fr:Elia Kazan]]
[[ko:엘리아 카잔]]
[[hr:Elia Kazan]]
[[id:Elia Kazan]]
[[it:Elia Kazan]]
[[he:איליה קאזאן]]
[[ka:ელია კაზანი]]
[[la:Elias Kazan]]
[[hu:Elia Kazan]]
[[ml:ഏലിയാ കസാൻ]]
[[nl:Elia Kazan]]
[[ja:エリア・カザン]]
[[no:Elia Kazan]]
[[pl:Elia Kazan]]
[[pt:Elia Kazan]]
[[ro:Elia Kazan]]
[[ru:Элиа Казан]]
[[sc:Elia Kazan]]
[[ckb:ئیلیا کازان]]
[[sr:Елија Казан]]
[[fi:Elia Kazan]]
[[sv:Elia Kazan]]
[[tr:Elia Kazan]]
[[uk:Еліа Казан]]
[[ur:ایلیا کازان]]
[[zh:伊利亚·卡赞]]