[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
" '''Tundër''' " vjen nga fjala finlandeze " '''tunturia''' " , që do të thotë një tokë e zhuritur*. Tundra është një biomë tokësore , që u formua 10,000 vjet më parë .
 
'''Tundrat''' janë zona të rrafshëta ose të valëzuara e të zhveshura, me bimësi kryesisht nga
myshqet dhe likenet, që shtrihen kryesisht në zonën nënarktike të Evropës, të Azisë dhe të Amerikës Veriore. Tundrat kanë klimë kontinentale-arktike, me dimër të ftohtë dhe të gjatë e me verë të shkurtër dhe të freskët. Temperatura mesatare e muajit më të nxehtë të vitit ( gusht) nuk i kalon 10º C dhe e muajit më të ftohtë ( Janari) rreth -15ºC deri – 20º C ( temperatura minimale rreth -40ºC deri -50ºC. Toka është gjithmonë e ngrirë. Gjatë verës së shkurtër shkrihet vetëm shtresa e hollë e sipërfaqes së dheut dhe bëhet kënetore, vështirë e kalueshme. Sasia e reshjeve është e pakët 200 ( 20 cm) deri 300 mm (30 cm ) në vit. Bota shtazore është e varfër.Ndër kafshët e tundrës mund të përmendim : arinjtë polarë , renat , kaributë , si dhe dhelprat e ujqit polarë.