Errësimi global: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 11:
Si rezultat i projektit është krijuar platforma, nga e cila mund të ndërmerren aktivitete që do t’i mundësojnë Evropës Juglindore të jetë më mirë e përgatitur për ruajtjen e kualitetit të biodiversitetit të vet të pasur, të ekosistemeve dhe produkteve te veta dhe shërbimeve që mundësojnë ato, dhe që janë me rëndësi vitale. Realizimi i projekteve nga ana e ECNC-së ka çuar drejt rritjes së mirëkuptimit dhe shkëmbimit të diturive profesionale për pasojat e ndryshimeve klimatike në biodiversitet dhe shërbimet e ekosistemit, nga pikëpamja e rritjes së vlerës, në rënien dakord sa më të gjerë për marrjen e masave urgjente.
 
-== Ndikimi i ndryshimeve klimatike -==
 
Në bazë të ecurisë së mëparshme, të matjeve aktuale dhe modeleve që tregojnë skenarët e ardhshëm, është pranuar shkencërisht se temperatura globale po rritet dhe se klima e Tokës ka potencial për ndryshim të shpejtë. Një pjesë e madhe e kësaj janë pasoja direkte të shtimit të emisioneve të gazeve dhe aktiviteteve të tjera njerëzore dhe ka të bëjë me provokime të ndryshimeve për shoqërinë në përgjithësi.
Rreshti 19:
Disa rajone të Evropës Juglindore, sipas studimit, pritet të jenë më të ndjeshme nga ndryshimet klimatike, me pasoja të theksuara në ekosisteme dhe në biodiversitet.
 
-== Pasojat ekonomike të ndryshimeve klimatike -==
 
Ndikimi i ndryshimeve klimatike në biodiversitet pritet të ketë pasoja direkte dhe indirekte ekonomike. Mendohet se ndryshimet klimatike do të ndryshojnë ofertën e shërbimeve te ekosistemit evropian në vitet e para të periudhës 2000-2050. Sipas studimit, vlerësohet se çdo vit do të humbasim shërbimet e ekosistemit, vlera e të cilave do të jetë 50 miliardë euro vetëm nga ekosistemi i tokës.
Rreshti 25:
Bota më e ngrohtë do të karakterizohet nga ndryshimet e radhitjes kohore të ngjarjeve sezonale në natyrë. Shumë habitate do të jenë më pak të përshtatshëm për jetë, ndërsa lëvizja e kushteve të përshtatshme klimatike për disa lloje do të çojë drejt ndryshimeve të numrit të tyre dhe fushave të përfaqësimit me ndikimet direkte në lidhjen ekologjike.
 
-== Politikat e rekomanduara ndaj ndryshimeve klimatike -==
 
Është e mundur të përdoren dy tipa kryesore të politikave, me qëllim që t’u kundërvihen ndryshimeve klimatike; zbutja dhe përshtatshmëria, konsideron ECNC dhe REC. Politikat e zbutjes përpiqen që të kufizojnë ndryshimet e mëtejshme globale klimatike dhe fokusohen në uljen e emisioneve të gazeve (si për shembull, me anë të përdorimit më efikas të energjisë, me prodhimin më të pastër të energjisë, ose me shtimin e daljes se gazeve).
Rreshti 33:
Në pikëpamjen e ruajtjes së biodiversitetit, strategjitë e përshtatshmërisë do të projektohen në mënyrë të tillë që të mundësojnë ekzistencën e resurseve maksimale të biodiversitetit në korniza të kontekstit të ndryshimeve klimatike.
 
-== Sensibilizimi i opinionit publik -==
 
Përcjellja e mesazhit për zbutjen e pasojave të ndryshimeve klimatike tek opinioni publik dhe tek subjektet e interesuara, si dhe sensibilizimi i tyre është një ndër rekomandimet më të rëndësishme të Qendrës Rajonale për Ruajtjen e Mjedisit të Jetesës për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC) dhe Qendrës Evropiane për Ruajtjen e Natyrës (ECNC).