Aleksandër Xhuvani: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 2:
 
== Jetëshkrimi ==
Aleksander Xhuvani lindi më 14 Mars të vitit 1880 në Elbasan. Dha mësim në shkollën e parë të mesme kombëtare, në Normalen e Elbasanit (dhjetor 1909). Historia dhe përparimi i kësaj shkolle dhe ndihmesa e rëndësishme që i dha ajo ngritjes dhe zhvillimit të arsimit tonë janë të lidhura ngushtë me veprimtarinë që shtjelloi ai për periudha të gjata kohe si mësues dhe si drejtor i saj. Deri në [[Kongresi i Lushnjës|Kongresin e Lushnjes]], më 1920, Normalja e Elbasanit u mbyll dhe u hap 5 herë, si pasojë e represionit të pushtuesve xhonturq. Krahas Xhuvanit, drejtorë të tjerë të kësaj shkolle kanë qenë [[Luigj Gurakuqi]] e Sali Ceka, ndërsa pedagogët e parë ishin [[Sotir Peci]], Kostaq Cipo, Simon Shuteriqi, Kahreman Ylli, Qamil Guranjaku, etj. Por veçanërisht Xhuvani kreu një punë të madhe e shumë të vlefshme për krijimin e pasurimin e letërsisë mësimore, pajisi shkollën me një sërë tekstesh, të gjuhës, të letërsisë, të shkrimeve pedagogjike etj. Ai luftoi për një shkollë kombëtare e laike, për përmirësimin e vijueshëm dhe ngritjen e mëtejshme të saj.
Pas çlirimit, Aleksandri dha një ndihmesë të rëndësishme për zhvillimin e arsimit (1946-1951), për organizimin e drejtimin e jetës shkencore si drejtues i seksionit të Gjuhës e të Letërsisë të Institutit të Studimeve të quajtur më vonë Instituti i Shkencave (janar 1947- shtator 1953) si dhe anëtar i presidiumit të tij (1947-1957).
Krahas arsimit, fushë themelore e veprimtarisë së tij, qe gjuhësia. Shtjelloi një veprimtari sistematike, të shumanshme, të gjerë e të frytshme si lëvrues e studiues i gjuhës shqipe. Puna e tij shkencore u karakterizua nga një vështrim i qartë e objektiv i çështjeve, nga një njohje e gjerë e gjuhës shqipe, e strukturës gramatikore dhe leksikore të saj, nga lufta këmbëngulëse për një gjuhë shqipe sa më të pastër, të pasur e të paqortueshme, për të ngritur gjithnjë e më lart përpunimin e gjuhës letrare. Në vitin 1905 Xhuvani shkruante në një artikull të revistës “ALBANIA” të [[Faik Konica|Konicës]] se gjuha e vetme letrare duhet t’i ketë bazat në dialektin e toskërishtes. Atëherë ishte koha kur gjuha shqipe ishte në rrezik, dhe grekët e serbët nxitonin që të hapnin shkolla të huaja në tokat shqiptare. Qëllimi i kësaj ideje të Xhuvanit sipas tij ishte “shpëtimi i kombit”, pra të njehsohej gjuha letrare. Ndoshta arsyeja që ka ndikuar që Xhuvani të mbështetej te toskërishtja, sipas një studiuesi është se jugu i Shqipërisë ishte disi më i zhvilluar dhe njerëzit më të etur për të lexuar, ndryshe nga veriu. Edhe më pas, Xhuvani luftoi e punoi për njehsimin e gjuhës letrare të folur e të shkruar, për një gjuhë letrare të përbashkët për gjithë popullin shqiptar. Drejtoi hartimin e udhëzuesve të njëpasnjëshëm drejtshkrimorë (1949, 1951, 1954, 1956) që zgjeruan gjithnjë e më shumë rrethin e çështjeve që çelën rrugën për njehsimin e plotë të drejtshkrimeve të gjuhës shqipe më vonë.