[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Faqe e re: Thoma Nasi (1892-1964) lindi në Dardhë të Korçës dhe emigroi që i ri në ShBA, ku kreu studimet e larta muzikore në konservatorin e Nju England-it. Në vitet 1915-1916 themeloi dy ...
 
No edit summary
Rreshti 1:
{{SC|Data|Pa referenca, Pa kategori, Pa lidhje interwiki, Nuk ka strukture te mirë, Nuk ka përmbajtje të mjaftueshme --[[Përdoruesi:Liridon|'''''Liridon''''']] 16 Mars 2011 16:41 (CET)}}
 
 
Thoma Nasi (1892-1964) lindi në Dardhë të Korçës dhe emigroi që i ri në ShBA, ku kreu studimet e larta muzikore në konservatorin e Nju England-it. Në vitet 1915-1916 themeloi dy formacione orkestrale me shqiptarë të Amerikës, orkestrën ''“Dodona”'' dhe bandën ''“Vatra”''. Në krye të kësaj të fundit, më 1920, ai erdhi në Shqipëri për të marrë pjesë në luftën e Vlorës, prej nga lindi dhe kënga shumë e njohur “Vlora, Vlora”, me vargje të Ali Asllanit. Vitet 1920-1925 i kaloi në Korçë, duke ia kushtuar të gjitha energjitë aktivitetit muzikor. Aty kompozoi disa këngë lirike dhe disa pjesë të vogla për flaut/violinë e piano, si: ''“Fyelli i bariut”'', ''“Bilbili”'', ''“E qarë”'', ''“Katër valle”'' etj. Thoma Nasi u largua nga Shqipëria më 1926 dhe u vendos sërish në ShBA, ku vazhdoi të punonte si dirigjent i orkestrave frymore.