[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Hatake (diskuto | kontribute)
No edit summary
Rreshti 19:
== Jetëshkrimi ==
 
Justini (emri i pagëzimit Ndoc) lindi në Shkodër. Ishte djali i tretë i Gjush Rrotës, një libralidhësi. Pavarsisht pushtimit t'egër turk, i ati i shkolloj të gjithë fëmijët, [[Kolë Rrota|Kola]], u bë profesor në Katedrën e Gjuhës shqipe në Vjenë; i dyti, [[Simon Rrota|Simoni]], një ndër piktorët më të mëdhej shqiptarë; Justini u bë frat, por jetën ia kushtoi veçanërisht gjuhësisë shqiptare dhe studimit të autorëve të lashtë, arbëreshë e të Shqipërisë amë.
Justini, shëndetpakë që në vegjëli, kreuqe shkollënnxanësi i Tinës së Nikës në Serreq. Pastaj pesë klasë fillore pranëe Françeskanëve,një kurseklasë meqytetëse 28i Gushtkreu te françeskanët. Më 22 gusht 1902 vijoihyni në KolegjinKolegjën Françeskanfrançeskane, ku ishte drejtor At [[Gjergj Fishta|Fishta]]. Më 1904 veshi zhgunin e rishtarit për frat në Rubik e qé me këtë rast që iu dha emri Justin. Mbas një viti kaloi në Troshan ku studjoi teologji. Po në Gusht, tashmë në vitin 1907 në [[Klagenfurt]], [[Austri]] për të thelluar studimet në teologji por kthehet pa e mbushë motin për arsye shëndetësore dhe i kryen studimet në Shkodër nën drejtimin e At Gjergj Fishtës dhe At [[Ambroz Marlaskaj]]t. Shugurohet meshtar me 11 Gusht 1914 në Kishën e Fretënve, në Gjuhadol; predkun e rastit e mbajti Frati i Madh, At Gjergj Fishta<ref name=ÁJR>[http://www.zemrashqiptare.net/article/Personalitete/17902/ Rrotajt] nga [[Daniel Gazulli]]</ref>.
Emërohet profesor i gjuhës dhe latinishten po në atë Kolegj ku kishte rritë shtatin e rysë mendjen edhe ai vetë. Mungonin librat, metodikat, mungonte një përvojë e mirëfilltë pedagogjike. E ai iu vu punës me i mbushë këto boshlleqe vetë: në pak vite (1914-1917) ai u bë një referim për lëndën e gjuhës jo vetëm për shkollat e kohës, por edhe për gjuhëtarët e mirëfilltë, si [[Ndre Mjeda|Mjeda]], [[Mati Logoreci|Logoreci]], apo krijuesit më në zë si Fishta, [[Luigj Gurakuqi|Gurakuqi]] etj.
Mbërrini të bëhet studjues me kulturë të gjerë. Gjatë viteve 1911-1917 Justini shërbeu si profesor i gjuhës shqipe e i besimit ndër klasat qytetnore të shkollave françeskane në Shkodër. Kur filloi botimin gazeta “Posta e Shqipnís”, qe emënue në stafin e kësaj gazete, si redaktor.
Mbërrini të bëhet studjues me kulturë të gjerë.
Më 1917 fratin e ri e emnuen në Plan të [[Dukagjini]]t, përcjellun nga e ama dhe At Fishta. Atje, për herë të parë, ra në kontakt me gurrën e pashtjerrëshme popullore dhe u mahnit: Ishte një shqipe si e dalun prej shkambijsh graniti, legjenda e përralla mitike, një kangë që shungullonte malet, e mbi të gjitha atje njohu me themel atë shqiptarin e patjetërsuar. Iu vu punës në njohjen me themel të çdo elementi gjuhësor, të çdo tingulli e të çdo trajte morfologjike, që ndryshonte shumë nga ajo e Shkodrës ku ishte le e rritë ai.
Ndërsa vazhdonte edhe natën në dritën e kandilit të sendërtonte atë sistem gjuhësor të të folmes së Dukagjinit, që askush para ti nuk e kishte shtjelluar, në mëngjes priste në qelë vogëlushët: pa asnjë mjet e mbështetje, ai hapi shkollën e parë në Plan e u ba mësues i dukagjinasve të vegjël.
Shkruan “Posta e Shqipnís”, 14 korrik 1917: “''Me 11 të këtij mueji u nis në Plan, famullí e dioqezit të Pultit, i nderti Z. At Justin Rrota OFM, pse, si patme lajmue njëherë në fletore tonë ky vend i kje shenjue prej parijet të Provincës françeskane. Na, tuj e pasë ç’me temelim të fletores, per mbarshtrues t’censhem e bashkëpunëtuer të vlertë, i urojm një udhëtim të mbarë, tuj dishrue që vlertësia e njoftun e tij, të dalë edhe ma në shesh ndër mësime, sidomos fetare, por edhe qytetnore e kombëtare për të cillat ato krahina janë të ngutshme''”. Kështu, më 2 dhetor 1917 shpalli zyrtarisht në kishë hapjen e shkollës së katundit, më 3 dhetor u regjistruen 24 nxanës. Gazeta “Posta e Shqypnís”, shkruen “…''Ç’me të parën ditë të dhjetorit ka hy në veprim shkolla shqipe në Plan. Njëzet e katër fëmijë… bashkohen tu Qela e famullitarit… Kujdesin e kësaj vepre tejet bamirëse e qytetnuese e ka fort i nderti e i vlerti Z. P. Justin Rrota OFM i cili me qenë të ushqyeme prore prej një atdhedashunije të flakët e vepruese, shkon tuj e prirë kah dija menden e atyne të vogjelve e tuj ia stolisë zemrat me njato ndiesina, të cillat të bashkueme me mësim i japin shoqnisë gjymtyrë të shëndoshta e të vjefshme e karaktere që me kohë mund të dalin nder e lumni për atdhe''”. Në Plan u kujdes për të kërkue ndihma nga austriakët për malësorët e varfër, mblodhi material të ndryshëm gjuhësor, filloi të shkruejë dhe u mor edhe me falje gjaku, veç shërbesave fetare, pa u shkëputë prej gazetës në fjalë. Do ta vizitojnë eprorë, autoritete austriake, miq, si: Fishta, P.Mark Harapi, P. Çiril Cani. Me gjithë mungesat e pengesat, vështirësitë e hallet e jetës, P. Justini do të ruejë përgjithmonë nostalgjinë për jetën misionare të Planit. Pak para vdekjes, do të shkruejë: “''Sa për veti, unë, edhe pse jam plakë e mbetë, famullín e parë e të mbrame, Planin e dashun, kurr s’e harroj. Edhe shpesh, për të hjekun mallin e atij misjonit të vogël, i lexoj me nostalgjí shënjimet e ditarit të atëhershëm. Aty mbrendë e kujtoj njëkohësisht edhe P. Mark Harapin, i cili më âshtë gjetë fort, posaçe ato ditt e para të famullís së re''…”.
Mbas dy vjetësh, duke njohur përgatitjen e tij të thellë, e transferojnë profesor në KolegjKolegjë të Troshanit, kurse më 1921 ishte, bashkë me Fishtën, [[Marin Sirdani|Sirdanin]], Logorecine gjithë hyjësinë françeskane, u banë nismëtar i themelimit të Liceut të Shkodrës, "Illyricum".
Studimet e tij gjuhësore filluan të mbushnin faqet e revistës "[[Hylli i Dritës]]", , shpesh herë edhe në formë debati, e duke dëshmuar me to se askush tjetër nuk i njihte si ai me themel si [[Gegë|gegnishten]], ashtu edhe [[Toskë|tosknishten]] e deri tek [[Arbërisht|arbërishtja]] e shqiptarëve të Italisë. Zotëronte mirë gjuhët klasike, [[Latinishtja|latinishten]] dhe [[Greqishtja e lashtë|greqishten]]. Përpos [[Shqip|shqipes]], e dinte edhe [[Gjermanisht|gjermanishten]], [[Italisht|italishten]], [[Frëngjisht|frëngjishten]] dhe [[Sllavoserbishtja|sllavishten]], ai përfitoj prej tyne shtjellimin metodik dhe iu vu punës për hartimin e teksteve, në fillim të atyne shkollorë, e në vijim edhe i atyne me karakter të thjeshtë shkencor, qoftë në lamë të gjuhësisë, ashtu edhe ate letrar, kryesisht tekste për shkollat e mesme.
 
Vepër me vlera jo vetëm historike e gjuhësore asht studimi i tij, ma i thelli i llojit, “Për historinë e alfabetit të gjuhës shqipe” (1936), ku evidentohet roli i intelektualëve shkodranë në atë proçes të mundimshëm që çoi në [[Kongresi i Manastirit|Kongresin e Manastirit]], 1908, ku ndër 32 delegatët me të drejtë vote, pesë ishin prej Shkodre e me një rol vendimtar në atë Kongres, si At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi e [[Hilë Mosi]]. Studimi përfshin analizën e veprës së 23 autorëve e shoqnive, analiza ma e thellë e bame sistemit të alfabetëve deri më sot.
Po në këte periudhë ai solli edhe mendime me vlerë për gjuhën e përbashkët shqipe. Komisia e Letrare e Shqipes, Shkoder 1916-1917, kishte hedhë themelet e një shqipeje të njësueme me bazë të folmen e Elbasanit. Shkrimi i tij “Rreth“''Rreth problemit të gjuhës letrare”letrare''” dëshmmonte një njohje të tillë të thellë filologjike të shqipes, që nuk ishte arrijtë nga autorët tjerë.
Trajtoj në atë shkrim edhe një temë shumë të ndjeshme edhe në ditë të sotme, ate të barabarizmave në shqip dhe faktorët ndikues në këtë proçes. Në debat me puristat, përgatitja e tij e thellë bani që ai të trajtojë për herë të parë në mënyrë bindëse ndërkombëtarizimet nga fjalët e hueja parazite e të panevojshme.