[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 10:
'''Arti i Mesopotamisë'''
 
Arti i Mesopotamisë prej nesh njihet më pak se arti egjiptian. Në këto zona nuk kishte gurë apo nxjerrje guri nga skllevërit. Shumica e godinave ndërtoheshin me tullë të pjekur e cila me kalimin e kohës dhe nga kushtet atmosferike, shkërmoqej dhe kthehej në pluhur. Banorët në Mesopotami nuk kishin të njëjtën bindje fetare me ata në Egjipt. Në periudhën shumë të hershme kur një popull i quajtur Sumeriane sundonin në qytetin e Urit, mbretërit ende varroseshin me të gjithë njerëzit e shtëpisë, me skllevërit e të tjerët. Pra nuk ndodhte si në Egjipt ku ata duhet të varroseshin në varre të vecanta madhështore. Banorët e Mesopotamisë nuk besonin në ruajtjen e trupit dhe të shëmbëlltyrës së tij. Ndonëse artistët në Mesopotami nuk thirreshin për të zbukuruar muret e varreve, atyre iu duhej që në një mënyrë në tjetër të kujdeseshin për shëmbëlltyrën e njeriut për të qenë i pushtetshëm në botën tjetër. Pas disa kohësh, mbretërit e Mesopotamisë e bënë për zakon që të porosisnin monumente kushtuar fitoreve në luftë ku paraqiteshin si fiset e mundura, ashtu edhe trofetë e grumbulluara. Më pas monumente të tilla u kthyen në kronika të plota, me figura për fushatat e mbretit. Kronikat e ruajtura mirë datojnë nga një periudhë disi më e vonë, nga periudha e sundimit të mbretit Asurnasipal II të Asirisë i cili ka jetuar në shekullin e nëntë para Krishtit, pak më vonë se mbreti biblik Solomon. Në to shihen të gjithë episodet e një fushate të organizuar mirë. Mënyra e paraqitjes së skenave është fort e ngjashme me ato të egjiptianëve edhe pse me më pak rregullsi e ngurtësi. Gjitçka ngjan mëse e vërtetë dhe bindëse. Në shumë mozaikë pasyrohen luftërat e tmerrshme me shumë të vrarë e të plagosur ku asnjëri prej tyre nuk është asirian. WTF lool
 
== Gjuha dhe shkrimi ==