[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 32:
 
== Klasikimi biologjik ==
Organizmi i njeriut është i aftë që disa aminoacide vetë t’i sintetzojë, kurse disa aminoacide, që nuk mund t’i sintetzojë, duhet t’i marrë përmes ushqimit, sepse janë të domosdoshme për jetë. Aminoacidet që mund t’i sintetizojë organizmi i njeriut quhen aminoacide joesenciale (aminoacide të zëvëndësushme), kurse aminoacidet që nuk mund ti sintetizojë quhen aminoacide esenciale (aminoacide të pazëvëndësueeshme).
Aminoacidet janë komponime organike me peshë të vogël molekulare, të cilat në molekulën e tyre kanë së paku një lidhje karboksile (-COOH, dhe një grup amin (-NH2). Prandaj mund thuhet se aminoacidet janë komponime organike, apo acide organike në molekulën e të cilave gjendet më së paku një grup amin. Të gjitha aminoacidet përmbajnë C,O,H dhe N, e disa prej tyre përveq këtyre elementeve kimike përmbajnë edhe S.
 
Grupi amin(-NH2) te numri më i madh i aminoacideve është i lidhur për atomin e karbonit, i cili gjendet afër grupit karboksil, gjegjësisht për alfa atomin e karbonit.Këto aminoacide quhen alfa aminoacide. Atomi i karbonit për të cilin është i lidhur grupi amin është asimetrik, çka do të thot se aminoacidet janë komponime aktivisht aktive, përveq komponimit acidik më të thjeshtë- glicinës.Pra kur aminoacidet gjenden në tretësirë ato e kthejnë rrafshin e dritës së polarizuar, kjo është vërtetuar në mënyrë eksperimentale. Me qenëse aminoacidet kanë më së paku një grup karboksil (-COOH) dhe një grup amin (-NH2) ato veprojnë si acide por edhe si baza, që dmth se kanë një karakter amfotern (amfolit).
 
== Vetitë e aminoacideve ==