[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 62:
 
Ndikimi i acidit nitror- Acidi nitror e oksidon grupin amin dhe prej tij e liron azotin. Në këtë mënyrë prej sasisë së liruar të azotit mund të përcakëtohet edhe numri i molekulave të aminoacideve në ndonjë përzierje. Aminoacidet reagojnë reagojnë me CO2 në inde dhe japin komponime karbamine. Në këtë parim hemoglobina e lidh CO2 në inde dhe e çon deri në mushkëri.
VETITË E AMINOACIDEVE
 
Aminoacidet kanë veti të ndryshme fiziko-kimike: aktiviteti optik, amfoteriteti, pjesëmarrja në reaksionet e ndryshme biokimike, krijimi i lidhjes peptidike etj. Aktiviteti optik. – Aminoacidet janë komponime optikisht aktive (përveç aminoacidit më të thjeshtë glicinës) sepse të gjitha përmbajnë atom asimetrik të karbonit. Pra, ato e kthejnë rrafshin e dritës së polarizuar. Amfoteriteti i aminoacideve. – Meqenëse aminoacidet në molekulën e vet kanë një grup karboksil (COOH) dhe grupin amin (- NH2 ) ato kanë veti të acideve she bazave. Kjo na tregon se aminoacidet bëjnë pjesë në grupin e komponimeve amfotere (amfolite).
 
Veçoritë kryesore të Aminoacideve
 
Aminoacidet faktikisht janë komponime organike me një peshë shumë të vogël molekulare të cilat në molekulën e tyre kanë së paku një grup karboksil (COOH) dhe një grup amin (NH2). Prandaj thuhet se këto komponime organike janë acide organike ku mbrenda molekulës së tyre gjendet së paku një grup amin (-NH2).
 
Shkencëtari amerikan i biokimisë Marshall Niremberg, në vitin 1968 fitoi çmimin Nobel në fiziologji – medicinë për kontributin e çmueshëm që dha në hulumtimin e pavarur që bëri mbrenda të ashtuquajturit “kod gjenetik” duke treguar se si kombinimet e ndryshme të bazave mbrenda aminoacideve përgatisin qelizën të formojë proteina.
 
 
Lajmëtari gjenetik (ARN) apo kodi gjenetik i tillë është një mostër ose model për sintezën e proteinave. Ky lajmëtar përbëhet nga një seri e nukleotideve ku secila prej tyre përmban njërin prej katër bazave nitrogjene: urucilin, citozinën, adeninën dhe guaninën. Aminoacidet janë një klasë shumë e rëndësishme e komponimeve organike të cilat përmbajnë grupin amin (NH2) dhe grupin karboksil (COOH). Pasi që aminoacidet janë bartës kryesorë të kodit gjenetik për zintezën e proteinave,apo na japin njësinë strukturore të tyre, atëherë 20 më kryesoret prej të gjitha llojeve të aminoacideve shërbejnë si tulla ndërtimore të proteinave (shih proteinat).
 
Këto aminoacide janë të njohura si standarde ose alfa (a) aminoacide dhe në këtë grup janë të përfshira:
Alaninet, Argininet, Asparaginet, acidi aspartik, cisteinet, acidi glutamik, glutaminet, glucinet, histidinet, leucinet, lysinet, metionimet, fenylaninet, pralinet, serinet, threaninet, tryptofaninet, tyrosinet dhe valinet.
Është e njohur se proteinat janë përbërësit kryesorë i të gjitha gjallesave. Me dukurinë e hidrolizës, proteinat shëndrrohen në aminoacide, dhe në organizëm këto dy komponime organike janë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën. Pra, metabolizmi i aminoacideve është i ndërtuar bashkarisht me metabolizmin e proteinave.
Organizmi i njeriut dhe i shumicës së shtazëve nuk mundet vetvetiu të ndërtijë të gjitha aminoacidet. Disa lloje të aminoacideve merren përmes ushqimit, kështu që disa lloje të aminoacideve i veçojmë si komponime organike tepër të nevojshme dhe esenciale për organizmin.
 
P.sh. disa lloje të aminoacideve si: arginini, prolini, serini, tirozini dhe cistini ndikojnë në rritjen e njeriut, pra formojnë trupin e tij. Këto aminoacide i krijon vetë organizmi, por si duket jo në masë të mjaftueshme për çka duhet të merren me ushqim nëse duam zhvillim normal (p.sh. të fëmijëve tanë).
 
== Krijimi i lidhjes peptidike ==