[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 41:
Herakliut i është dashur që sërish të shkojë në Libi dhe pastaj në tokën ku jetonte vigani Antej, i biri i Gesë, hyjneshës së tokës. Sipas zakonit të vet Anteu e fton në dyluftim. Në këtë dyluftim Herakliu e mund vetëm për arsye se në luftë e kuptoi nga e merrte fuqinë e vet vigani. Kur në të vërtetë Anteu e ndien se po dobësohej, puqet mirë për toke, me nënën e vet dhe kështu mbledh fuqinë për betejë të re. Herakliu e shkoqit nga toka dhe e çon lartë. Në këtë gjendje vigani mbeti i paaftë dhe Herakliu e mbyti. Në rrugën deri te Hesperidet Herakliu qe i detyruar që t'i mposhtë dhe t'i kapërcejë pengesat e shumta, të cilat udhëtarëve ua krijojnë cubat dhe sunduesit. Ndër të tjera e menjanon edhe mbretin egjiptian, Buzirisin, i cili i kapte të huajt dhe ua flijonte zotërave. Më në fund, Herakliu arrin deri te Atlanti. Kur ia shpjegoi se pse ka ardhur tek ai, Atlanti me një mikëpritje të dyshimtë i propozoi se vetë do t'ia sjellë mollët poqese gjatë kësaj kohe Herakliu do t'ia mbante kupën qiellore. Herakliu u pajtua me këtë. Atlanti e plotësoi premtimin e vet. Por vetë deshti t'i çojë mollët në Mikenë, e pastaj të kthehet. Dinakërisë mund t'i përballohet vetëm me dinakëri. Herakliu sa për sy e faqe pranoi, por e luti Atlantin që për një çast t'ia mbajë peshën vetëm deri sa të bëjë mbështetësen për supa që kupa mos t'i shkaktojë plagë. Posa Atlanti u gjet në pozitën e mëparshme Herakliu i mori mollët dhe iu falënderua njerëzishëm viganit dhe askund nuk u ndal deri në Mikenë. Euristeu nuk u besoi syve të vet dhe nga vetë befasia ia ktheu mollët. Herakliu i ofroi si fli hyjneshës Athena dhe ajo ua ktheu Hesperideve. Me këtë u plotesua edhe detyra e dymbëdhjete dhe Herakliu tani më ishte i lirë.
 
Pak kohë pas kësaj u lirua edhe në kuptimin e tjetër të fjalës. Gruan e vet, Megarën, Herakliu zemërgjërëzemërgjerë ia jep Jolaut, i cili gjatë mungesës se tij e ngushëllonte si mik besnik dhe kështu u mësua me të sa që pa të nuk mundte të jetonte më. Heralkliu pastaj e braktisi Teben për të cilën nuk e lidhte më asgjë dhe u kthye në Tirint. Por jo për një kohë të gjatë. Aty e pritnin pusitë e hyjneshës Hera dhe me to edhe vuajtjet dhe trimëritë e reja.
 
Nuk dihet saktësisht se, vallë, a ia nxiti Hera dëshirën për grua të re apo në të u zgjua ambicia për ta mundur Euritiun, mbretin e Ehailës, shigjetarin më të madh në Heladë. Te dyja këto qenë në lidhje të ngushtë. Euriti në të vërtetë, shpalli se Jolën, bijën e vet flokëkuqe dhe të bukur do t'ia japë atij që do të fitojë në gjuajtje me hark. Për këtë arsye Herakliu shkoi në Ehali (në Tesali, ndërsa sipas Sofokliut në Eube), u paraqit në pallatin e mësuesit të vet të dikurshëm dhe në shikim të parë u dashurua në bijën e tij dhe menjëherë ditenditën e dytë e mundi. Mbreti Eurit, ndërkaq, nuk mundi që ta flakë urrejtjen pse e mundi nxënësi i tij dhe shpalli se bijën e vet nuk do t'ia japë njeriut i cili ka shërbyer te Euristeu i gjorë. Herakliu u fye dhe shkoi të kërkojë grua tjetër. E gjeti në Kalidon. Ishte kjo Deianira e bukur, e bija e mbretit Ene. Nuk e fitoi lehtë. U detyrua që për të të dalë në dyluftim me një krushqar tjetër, me Akeloun, zotin e lumit, i cili ka mundur të shndërrohet në gjarpër dhe në dem. Pas darsmës bashkëshortët e rinjë mbetën në pallatin e Eneut. Mirëpo, Hera nuk e harroi Herakliun. Ia muar arsyen dhe ai gjatë gostisë e mbyti djalin e Arhitelit, mikut të vet: deshti që vetëm t'i mëshojë shuplakë për arsye se në duar ia derdhi ujin që ka qenë i përgatitur për larjen e këmbëve. Mirëpo, djaloshi nga goditja nuk u këndell më. Arhiteli, në të vërtetë, ia fali. Mirëpo, Herakliu megjithatë e braktisi Kalidoninë dhe me Deianirën shkoi në Tirint.
 
Duke udhëtuar arritën deri te lumi Euena mbi të cilin nuk ka pasur urë. Me një pagesë modeste udhëtarët i klonte në anën tjetër të bregut Kentauri Neso. Herakliu ia dha në besë gruan ndërsa ai vetë notoi në lumë. Mirëpo, bukuria e Deianirës e magjepsi aq fortë Kentaurin sa që u përpoq ta rrëmbejë. Herakliu e ndali me shigjetën vdekjesjellëse. Tëmëlthi i Hidrës e helmeoi gjakun e Kentaurit aq sa vdiq shpejt. Mirëpo, para vdekjes i shkoi përdore që të hakmerret. E këshilloi Deianirën që të marrë gjak të tij dhe, poqese ndonjëherë Herakliu nuk do ta dojë më, le t'ia fërkojë rrobet me gjak dhe dashuria e tij do të kthehet përsëri. Sa arritën në Tirint Deianirës iu duk se gjaku i mrekullueshëm kurrë nuk do t'i nevojitet. Jetuan siç u ka hije bashkëshortëve, së bashku e edukonin fëmijën e tyre, Hillin, dhe fëmijët e tjerë - deri sa në fatin e Herakliut nuk ndërhyri Hera.