Lodewijk Thomson: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 15:
 
Në zgjedhjet e vitit [[1913]], [[Partia Socialiste e Hollandës|Partia Socialiste]] fitoi shumicën, ndërsa Thomsoni u rikthye në ushtri.
 
 
==Ardhja në Shqipëri==
Line 21 ⟶ 20:
 
Në [[maj]] [[1914]] në Shqipëri nisën revoltat. [[Esat Pashë Toptani]] ishte Ministër i Punëve të Brendshme dhe i Luftës dhe qëllimisht e la jugun e Shqipërisë që të përkeqësohej. Esat Pasha favorizoi kryengritjen e [[Harif Hiqmetit]], dhe në fshehtësi armatosi popullin e Tiranës për ta dërguar në jug. Më [[18 maj]] [[1914]], marshimi i kryengritësve u zbulua ndërsa në [[Durrësi|Durrës]] u panë shenja të grushtit të shtetit. Esat Pasha, për të dobësuar krahun e qeverisë, kërkoi dorëheqjen e komandantit të rezistencës majorit Sluys, por kjo kërkesë e tij nuk u mor parasysh. Ai u shkarkua nga posti ministror. Nga ana tjetër, Thomsoni armatosi nacionalistët e Tiranës. Më [[19 maj]] [[1914]], forcat komanduara nga koloneli Thomson rrethuan dhe goditën me artileri sarajet e [[Esat Pashë Toptani]]t. Esat Pasha u dorëzua dhe u dëbua në [[Italia|Itali]] pas betimit se nuk do të kthehej më në Shqipëri.
 
 
==Vdekja në krye të detyrës==
Ndërkohë kryengritja kishte marrë përmasa të mëdha dhe duhej një plan për izolimin e tyre. Pas bisedimeve me rebelët, qeveria vendosi ta shuajë kryengritjen me forcë. Plani u hartua nga kolonel Thomson, i cili u emërua dhe komandant i rezistencës. Sulmi do të ishte nga katër anët. Në Durrës ishin 1 mijë luftëtarë, në [[Ishmi|Ishëm]] 400 [[Mirdita|mirditorë]], nën drejtimin e [[Preng Bibdoda|Preng Bibdodës]], [[Mati|matjanët]] do të shkonin drejt [[Tirana|Tiranës]] nga lindja dhe 800 xhandarë nga jugu mes [[Qafë Thana|Qafë Thanës]] e [[Qafë e Kërrabës|Qafë Kërrabës]]. Me këtë plan do shtypej kryengritja. Por në fakt ngjau ndryshe. Prenk Bibdoda nuk mori pjesë në këtë rrethim. Po kështu xhandarmëria u ndalua në [[Shkumbini|Shkumbin]] prej [[Lalë Dervishi]]t. Plani i Thomsonit u dekonspirua. Më [[15 qershor]] [[1914]] 300 bujq të organizuar nga oficerët e Esat Pashës rrethuan [[Durrësi]]n. 400 u vendosën në [[Porto Romano]], 800 të tjerë bllokuan [[Ura e Dajlanit|Urën e Dajlanit]] dhe të tjerët u vendosën në rrugën që të çon për [[Kavaja|Kavajë]]. Thomson siguroi në fillim depot e municionit e për të dalë përtej urës, i duhej të vinte nën kontroll kodrat e [[Rrashbulli|Rrashbullit]]. Koloneli Thomson udhëhoqi personalisht sulmin kundër kryengritësve dhe u vra në përpjekje e sipër.
 
 
==Referenca==
Line 32 ⟶ 29:
[[nl:Lodewijk Thomson]]
 
[[Category:UshtarakUshtarakë]]
 
[[Category:Ushtarak]]