Rebelimi i Shqipërisë së Jugut-1997: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 12:
 
==Greva e urisë e studentëve të Universitetit të Vlorës==
Greva e urisë e studentëve të Vlorës nisi më 20 shkurt në ambjentet e Universitetit. Rreth 50 studentë hyjnë në grevë urie. Kërkesat e tyre ishin dorëheqja e qeverisë dhe kthimi i plotë i parave. Kjo grevë cilësohet si nxitësi kryesor i degjenerimit të situatës deri në konflikt të armatosur. Më 22 shkurt në përkrahje të grevës del "Forumi për Demokraci", ndërsa në qytet gjendja mbetet e rëndë. Në përkrahje të tyre dalin edhe studentët e Gjirokastrës, Elbasanit dhe më pas të nxitur nga FRESSH edhe studentët vlonjatë në Tiranë. Krejt ndryshe vepruan studentët e Universitetit '''Luigj Gurakuqi''' në Shkodër të cilët me anë të Unionit Studentor deklaruan : “''Bashkohemi me dhimbjen e studentëve vlonjatë për humbjen e parave në skemat piramidale, por nga ana tjetër, mendojmë se liria dhe demokracia, atdheu dhe kombi kanë një çmim më të lartë''”. Më 26 shkurt mijëra njerëz rrethojnë godinën e Universitetit për t'a mbrojtur nga ndonjë "sulm" i SHIK-ut. Po atë ditë grupi i grevistëve deklaron se nuk dëshiron më ndihmë mjekësore, duke vënë në dyshim grupin e mjekëve pranë tyre. Më 27 shkurt në Vlorë vjen kryetari i bashkisë Shkodër, '''Bahri Boriçi''', i të '''Djathtës së Bashkuar''', në mbështetje të grevës së urisë. 28 shkurti 1997, do të mbetet një datë në historinë e Shqipërisë. Pasi kanë forcuar mbrojtjen e tyre ndaj godinës së Universitetit, forcat rebele në mbrëmjen e 28 shkurtit, pa paralajmërim sulmojnë godinën e SHIK-ut. Në përpjekjet midis rebelëve dhe oficerëve të SHIK, shumë më të pakët në numër, mbesin të vrarë 9 persona, 6 oficerë dhe 3 civilë. Masakra e 28 shkurtit shënon fillimin e Luftës Civile 10-ditore, dhe fundin e rendit në Vlorë për rreth 1 vit.
 
==10 ditët e Luftës Civile ==
==Anarkia==