Rebelimi i Shqipërisë së Jugut-1997: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 6:
 
==Fajdet==
'''Skemat piramidale''' të njohura edhe si '''Firmat rentiere''' filluan aktivitetin e tyre në vitin 1991. Aktiviteti i tyre bazohej mbi marrjen e një sasie parash dhe kthimin e një sasie më të madhe në bazë të një përqindjeje. Ndonëse në dukje funksiononin si banka, '''Piramidat''' nuk kishin asnjë investim konkret nga ku mund t'i nxirrnin paratë dhe me sa duket nuk jepnin hua. E para piramidë ishte ajo e Hajdin Sejdisë e vitit 1991 i cili u largua në Zvicër me disa miliona dollarë të biznesmenëve shqiptarë. U ndoq nga '''Sudja''' e hapur nga '''Maksude Kadëna''' në vitin 1993, një arixhie që kishte punuar më parë si punonjëse në një fabrikë këpucësh. Suden e ndoqën rreth 24 firma të tjera, ku më të fuqishmet ishin '''VEFA''', '''Gjallica''', '''Demokracia Popullore-Xhaferri''', '''Populli''', '''Cenaj''', '''Silva''', '''Kamberi''' dhe '''M.Leka'''. Aty nga fundi i vitit 1996, firmat piramidale arritën kulmin e tyre. Interesat që ato ofronin ishin tepër joshëse, ku Sudja arriti të ofronte interesa 100%, gjë që paralajmëronte falimentimin e shpejtë. Pavarësisht këshillave të FMN për t'i mbyllur këto skema, qeveria shqiptare vazhdoi të lejonte aktivitetin e tyre, shpeshherë duke u implikuar në to. Në periudhën midis 8-16 janarit 1997, shumica dërrmuese e piramidave falimentoi duke marrë me vete edhe kursimet e shqiptarëve. Më 22 janar qeveria ngrin paratë e Xhaferrit dhe Popullit. Gjallica është gjysëm e falimentuar dhe e vetmja që vazhdon aktivitetin normal është VEFA e cila kishte arritur te kryente disa investime në tregun shqiptar, si hotele, karburante dhe fabrika. Kriza që falimentimi i piramidave do të sjellë, do të jetë më e rënda në historinë e Shqipërisë, ku përsi pakshpeshherë sa nukhistorinë ue rrezikuasaj, copëtimiShqipëria irrezikoi vendit nëekzistencën dye pjesëvet.
 
==Protestat e para==