Jeronim de Rada: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 14:
'''Jeronim De Rada''' (Girolamo de Rada), lindi në vitin [[1814]] dhe vdiq në vitin [[1903]], ishte poet, publicist, folklorist, filolog dhe mësues, themeluesi i letërsisë dhe i kulturës [[Arbëresh|arbëreshe]].
 
== pidhi dhe pickaBiografia ==
U lind në [[Macchia Albanese|Makia]] të [[Kalabria|Kalabrisë]] mësimet e para i kreu në kolegjin e Shën Adrianit të [[San Demetrio Corone|Shën Mitër Koronës]]. Më 1834 shkoi për të studiuar drejtësi në [[Napoli]], ku mori pjesë gjallërisht në lëvizjen politike dhe kulturore të kohës. Më 1848 nxori të parën gazetë shqiptare [[L’Albanese d’Italia|"L'Albanese d'Italia"]], në të cilën shprehu pikëpamjet e tij për ngjarjet e kohës. Pas dështimit të revolucionit më 1848 e mbylli gazetën dhe i zhgënjyer u tërhoq në fshatin e tij të lindjes deri në fillim të viteve 60 të shek. XIX. Duke nisur nga v. 1861, në jetën e De Rada nisi një fazë e re, kur ai shfaqet si një nga figurat më në zë te [[Rilindja Kombëtare|Rilindjes sonë Kombëtare]]. Pas traktatit Parimet e estetikës (Principii di estetica, 1861) botoi veprat lashtësia e kombit shqiptar ("Antichità della nazione albanase", 1864) dhe Rapsodi të një poeme [[arbëresh]]e ("Rapsodie d'un poema albanese", 1866), që luajtën një rol të rëndësishëm për propagandimin e çështjes kombëtare shqiptare. Hyri në korrespondencë me patriotët shqiptarë dhe me personalitetet kulturore evropiane, dashamirë të [[Shqipëria|Shqipërisë]], ndoqi me interes të gjallë ngjarjet në Shqipëri. Më [[1878]] përkrahu Lidhjen Shqiptare të [[Prizreni]]t dhe ngriti zërin kundër gjymtimit tokësor të Shqipërisë. Një ndihmesë të çmuar çështjes kombëtare i dha me revistën "Flamuri Arbrit", që botoi në vitet 1883-1885. Në "Testamentin politik" (1902) shprehu optimizmin në të ardhmen e Shqipërisë dhe pakënaqësinë e tij ndaj politikës imperialiste të [[Italia|Italisë]] ndaj atdheut të të parëve.