Vangjel Graboska: Dallime mes rishikimesh

aktor
Content deleted Content added
Faqe e re: Vangjel Grabocka lindi më 18 prill të v. 1913 në fshatin Grabockë të Korçës. Në korrik të vitit 1950 ishte një nga themeluesit e teatrit profesionist “Andon Zako Çajupi” t...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 15 prill 2011 20:33

Vangjel Grabocka lindi më 18 prill të v. 1913 në fshatin Grabockë të Korçës. Në korrik të vitit 1950 ishte një nga themeluesit e teatrit profesionist “Andon Zako Çajupi” të qytetit të Korçës. Në këtë teatër ai ka interpretuar më se 200 role, ku përmendim filmat: “Armiku i Popullit”, “Lulja e kujtimit”, “Hijet e natës”, “Kopraci”, “Doktor pa dashka”, “Këneta” etj. Në kinematografi luajti rreth 25 role, kryesisht role të dyta ose episodike. Karriera e tij fillon me një rol episodik në të parin film tërësisht shqiptar “Tana” në vitin 1958. Me tej do të vazhdonin interpretimet e tij të arrira në shumë role si: roli i Bamkë Qylollarit në filmin “I teti në bronz” në vitin 1970, roli i Dine Çobanit në filmin “Përballimi” në vitin 1976, roli i Rushanit në filmin “Streha e re” në vitin 1977, roli i gjyshit të Gonit në filmin televiziv “Me hapin e shokëve” në vitin 1979, roli i Idriz Cenkos në filmin serial televiziv “Agimet e Stinës së Madhe” në vitin 1981, roli i Kryeplakut në filmin “Kush vdes në këmbë”, roli i xha Gores në filmin “Asgjë nuk harrohet” në vitin 1985, Zonja nga qyteti etj. Për meritat e tij artistike Vangjel Grabocka është vlerësuar më titullin “Artisti i Merituar”. Ndahet nga jeta në vitin 2008.