[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 36:
== Estetika dhe frymëzimi në matematikën e pastër dhe matematikën e aplikuar ==
 
[[Skeda:GodfreyKneller-IsaacNewton-1689.jpg|left|thumb|[[Isaac Newton|Njutoni]] (1643-1727), [[zbuluesi]] i [[analiza|analizës infinitezimale]].]]
 
Matematika del natyrshëm në trajtimin e llojeve të ndryshme të problemeve. Së pari këto u gjetën në [[Tregtia|tregti]], [[matjen e tokës]], në [[Arkitektura|arkitekturë]] dhe më vonë në [[Astronomia|astronomi]] ; në ditët e sotme, të gjitha shkencat merren me problemet të studiuara nga matematikanët, dhe shumë probleme lindin vetë në matematikë. Për shembull, [[fizikanti]] [[Richard Feynman]] shpiku metodën e [[Metoda e integraleve të shtegjeve|integralit të shtegjeve]] në [[Mekanika kuantike|mekanikën kuantike]] duke përdorur një kombinim të arsyetimit matematikor dhe depërtimit fizik të problemit, në ditët e sotme [[teoria e fijeve]], një teori ende në zhvillim e cila përpiqet për bashkimin e katër [[bashkëveprimet themelore|forcave themelore të natyrës]], vazhdon të frymëzojë degë të reja në matematikë.<ref>{{cite book | title = The Feynman Integral and Feynman's Operational Calculus | author = Johnson, Gerald W.; Lapidus, Michel L. | publisher = [[Oxford University Press]] | year = 2002}}</ref> Disa metoda matematike janë të vlefshme vetëm në zonat përkatëse që i dhanë shkas asaj metode, dhe mund të aplikohen për të zgjidhur problemet më tej në atë fushë. Por shpesh matematika e frymëzuar nga një fushë e caktuar del të jetë e dobishme në shumë fusha të tjera, bashkuar me koncepte të tjera matematikore. Një dallim bëhet shpesh mes [[matematikës së pastër]] (e quajtur thjesh matematikë) dhe [[matematikës së aplikuar]]. Megjithatë tema nga matematika shpesh gjejnë aplikime direkte, p.sh. [[teoria e numrave]] në [[kriptografi]]. Fakti që edhe matematika më e "pastër" shpesh rezulton të ketë aplikime praktike është ajo që [[Eugene Wigner]] e ka quajtur "[[Efektshmëria e paarsyeshme e Matematikës në shkencat natyrore]]".<ref>[[Eugene Wigner]], 1960, "[http://www.dartmouth.edu/~matc/MathDrama/reading/Wigner.html The Unreasonable Effectiveness of Mathematics in the Natural Sciences,]" ''[[Communications on Pure and Applied Mathematics]]'' '''13'''(1): 1–14.</ref>