Menduh Thaçi: Dallime mes rishikimesh

politikan nga Maqedonia
Content deleted Content added
Faqe e re: I lindur më 03.03.1965 në Tetovë. I Diplomuar i Fakultetit të Mjekësisë – Dega e Stomatologjisë pranë Universitetit të Prishtinës. I martuar dhe baba i dy djemve. I ri, kombë...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 20 maj 2011 19:03

I lindur më 03.03.1965 në Tetovë. I Diplomuar i Fakultetit të Mjekësisë – Dega e Stomatologjisë pranë Universitetit të Prishtinës. I martuar dhe baba i dy djemve. I ri, kombëtarisht i formuar, i talentuar, i entuziazmuar nga vlerat demokratike liberale dhe i gatshëm për të hyrë energjikisht në jetën aktive politike, ai shumë shpejt nisi të japë kontributin e tij dhe t’i lërë gjurmët e veta në jetën politike në R. e Maqedonisë dhe më gjerë.

Përgjatë tërë veprimtarisë politike të z. Menduh Thaçi, pa marrë parasysh kontekstet, është manifestuar kredoja e tij politike: antikomunizmi, respektimi i demokracisë si procedurë e vetme që e legjitimon të drejtën e një individi, apo të një grupi t’i përfaqësojë interesat e popullit, përkushtimi që kauza shqiptare të zgjidhet në kuadër të sistemit të vlerave perëndimore. Këto përcaktime për z. Thaçin janë të shenjta ndaj dhe kurrë nuk i tradhtoi. Kjo u pa qartë edhe gjatë qeverisjes së dytë të përbashkët ndërmjet VMRO DPMNE-së dhe PDSH-së 2006-2008. Gjatë tërë kohës, PDSH-ja e udhëhequr nga Menduh Thaçi, demonstronte statusin e subjektit të barabartë, mëvetësinë politike dhe papajtueshmërinë me disa vendime të qeverisë lidhur me proceset integruese. Ai ka gjasa të arrijë që, duke mbrojtur integritetin, dinjitetin, krenarinë e vet, t’i mbrojë këto vlera edhe në planin kombëtar.

Profili politik i kryetarit të PDSH-së, z. Menduh Thaci

( Përgjatë tërë veprimtarisë politike të z. Menduh Thaci, pa marrë parasysh kontekstet, është manifestuar kredoja e tij politike: antikomunizmi, respektimi i demokracisë si procedurë e vetme që e legjitimon të drejtën e një individi apo të një grupi ti përfaqësojë interesat e popullit, përkushtimi që kauza shqiptare të zgjidhet në kuadër të sistemit të vlerave perëndimore. Këto përcaktime për z. Thacin janë të shenjta ndaj dhe kurrë nuk i tradhtoi )

Në politikë, si në asnjë veprimtari tjetër shoqërore ndërthuret subjektivja me objektiven, vecoria e personalitetit me realitetin shoqëror, kapacitetet individuale me kontekstin historik. Ekziston një garë e heshtur se cili nga këta faktorë do ta imponojë vulën e vet: personaliteti kohës apo anasjelltas, koha personalitetit. Kjo garë zhvillohet në cdo nivel të angazhimit politik. Të parët shquhen me energji, me ngulm, me motivim të fuqishëm, por edhe të rrezikshëm për ndryshim të realitetit, ndërkaq të dytët me pragmatizëm, me realizëm që shpeshherë është mbulesë për oportunizëm, për akomodim në realitetin ekzistues për ruajtjen e gjendjes së trashëguar. Menduh Thaci, kryetari aktual i PDSH-së gjithsesi i takon kategorisë së parë të politikanëve.