Presidenti i Shqipërisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 8:
==Historia==
:'''''Artikulli kryesor : [[Kryetarët e Shqipërisë]]'''''
Që nga krijimi i shtetit shqiptar më [[28 nëntor]] [[1912]], [[Shqipëria]] ka provuar disa modele qeverisjeje, përfshirë protektoratin ndërkombëtar, monarkinë, regjimin e partisë – shtet si dhe republikën parlamentare. Gjatë kësaj periudhe funksioni i Presidentit të Republikës dhe i Kryetarit të Shtetit është ushtruar në forma të ndryshme.
 
Më [[1912]] u krijua qeveria e parë me [[Ismail Qemali]]n në krye, e cila kishte edhe kompetencat e [[Kryetari i Shqipërisë|Kryetarit të Shtetit]]. Më [[6 shkurt]] [[1914]] Konferenca e Ambasadorëve emëroi Princin [[Wilhelm Wied]] si Kryetar të Shtetit shqiptar. Në periudhën [[shtator]] [[1914]] – [[janar]] [[1920]] Shqipëria u bë shesh lufte duke ndërruar disa qeveri, ku detyra e Kryetarit të Shtetit u mbulua nga qeveri-regjenca të ndryshme. Më [[8 janar]] [[1920]] Kongresi i Lushnjës, zgjodhi Këshillin e Lartë prej 4 vetash, i cili do të kryente funksionet e Kryetarit të Shtetit duke rikthyer parlamentarizmin Në vitin [[1924]] [[Fan Noli]] u zgjodh kryetar i qeverisë, duke ushtruar edhe funksionet e Kryetarit të Shtetit. Pas ndryshimeve të shpeshta në qeverisje, më [[31 janar]] [[1925]] Asambleja Kombëtare miratoi formën republikane të regjimit dhe votoi Ahmet Zogun si President të Republikës. Më [[1 shtator]] [[1928]] Shqipëria u shpall Monarki dhe [[Ahmet Zogu]] u shpall Mbret i Shqipëtarëve. Pas pushtimit të Shqipërisë nga [[Italia]] në [[prill]] [[1939]] dhe bashkimit të dy vendeve, [[Viktor Emanueli III]] u bë Mbret i Shqipërisë. Vitet 1943-‘44 nën pushtimin gjerman rikthejnë qeverisjet – regjenca.
 
Përfundimi i luftës së Dytë Botërore dhe çlirimi i Shqipërisë më 1944 u shoqërua me zgjedhjet e para parlamentare të dhjetorit vitit 1945 dhe me kalimin e funksionit të Kryetarit të Shtetit në organ kolegjial, si Presidium i Kuvendit Popullor. Në periudhën 11 janar 1946 – 12 dhjetor 1990, gjatë të cilës Shqipëria udhëhiqej nga komunistët, funksionet e Kryetarit të Shtetit u kryen nga [[Omer Nishani]] (10 janar 1946 - 1 gusht 1953), [[Haxhi Lleshi]] (1 gusht 1953 - 22 nëntor 1982) dhe [[Ramiz Alia]] (22 nëntor 1982 – 22 shkurt 1991). Më 22 shkurt 1991 u krijua Këshilli Presidencial i drejtuar nga Ramiz Alia, i cili i ushtroi funksionet deri më 30 prill 1991.