[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 11:
 
Për transportin e mallrave dhe udhëtarëve janë të njohura porta detare ndërkombëtare në Port Sudan dhe porta ajrore ndërkombëtare në kryeqytet.
 
 
Në bazë të Marrëveshjes së paqes së Naivashës, e firmosur mes dy kundërshtarëve kryesorë, konkretisht qeverisë qendrore sudaneze dhe Ushtrisë Çlirimtare të Popullit të Sudanit, marrëveshje e cila i dha fund luftës civile 22 vjeçare (1983-2005), një ndër konfliktet më të rënda të Afrikës me rreth 1.9 milionë civilë të vdekur, Sudanit të Jugut iu sigurua një autonomi e madhe politike dhe legjislative nga qeveria qendrore e Khartoumit. Siç e parashikonte edhe Marrëveshja e Naivashës, më 9 Janar 2011 filloi votimi në referendumin për pavarësinë e Sudanit të Jugut , votim i cili përfundoi më 15 Janar 2011, pra zgjati 6 ditë. Më 7 Shkurt 2011 Komisioni i Referendumit publikoi rezultatet përfundimtare, në bazë të të cilave rezultonte se 98.83% e zgjedhësve kishin votuar në favor të pavarësisë. Pas 6 muajsh që nga mbajtja e referendumit, pra më 9 Korrik 2011, Sudani i Jugut zyrtarisht do të shpallet shtet i pavarur duke u bërë kështu vendi i 194 i pavarur dhe sovran i botës, dhe duke bërë që Sudani, shteti më i madh i Afrikës për nga sipërfaqja tokësore, të ndahet në dy pjesë.