[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Gajtani''' është një fshat në [[Komuna Guri i Zi|Komunën Guri i Zi]] të [[Rrethi i Shkodrës|Rrethit të Shkodrës]].
 
== Porta e qytezës së Gajtanit ==
Në sipërfaqe të këtij vendbanimi ilir, me përjashtim të disa pjesëve të murit rrethues, nuk duket asnjë lloj monumenti të vjetër. Pothuaj i gjithë vendi është shkëmb i zhveshur. Megjithatë po të vërehet me kujdes, përtokë mund të gjinden copa të vogla enësh balte ose edhe ndonjë monedhë bronzi apo argjendi. Këto gjurmë tërhoqën vëmendjen e arkeologëve që në fillim të shekullit tonë, megjithëse ai mbeti deri vonë i pastudiuar. Për arkeologjinë tonë kjo qendër paraqitej me interes, sepse është një nga vendbanimet ilire të rrethuara, nga më të vjetrat që kemi në vendin tonë dhe së dyti se materialet që mund të zbuloheshin në të do të pasqyronin deri diku edhe kulturën materiale të Shkodrës së vjetër, prej secilës e ndajnë vetëm pak kilometra. Prandaj në vitet 1961-1963 u ndërmorën gërmime, të cilat vende, vende shkuan deri në thellësi 5 m. Ato nxorën sasi të mëdha copa enësh balte, vegla pune, objekte zbukurimi; u zbulua një ndërtesë (punishte), një pjesë e murit rrethues dhe gjetje me karakter kulti.