Content deleted Content added
Faqe e re: MIME (Multipurpose Internet Mail Extension – Shtesa shumë-shërbimëshe e postës së Internetit). ==Çka është MIME?== MIME është përcaktuar që të lejojë transmetimin e të d...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 30 maj 2011 13:57

MIME (Multipurpose Internet Mail Extension – Shtesa shumë-shërbimëshe e postës së Internetit).

Çka është MIME?

MIME është përcaktuar që të lejojë transmetimin e të dhënave jo-ACSII përmes e-mail. MIME lejon të dhënat arbitrare të jenë të koduar në ASCII dhe pastaj të transmetohen në një e-mail mesazh standard. Ky është një protokoll shtesë që lejon të dhënat jo-ASCII të dërgohen me anë të SMTP (Simple Mail Transfer Protocol). Megjithëatë, MIME nuk është një postë protokoll dhe nuk mund të zëvendësojë SMTP, por është vetëm një shtesë për SMTP. Në fakt, MIME nuk ka ndryshuar SMTP ose POP3, por as nuk i ka zëvendësuar ato. Standardi MIME siguron një strukturë të përgjithshme për llojin e përmbajtjes së mesazheve në Internet dhe lejon zgjerimin e kërkesave me lloje të reja të përmbajtjes. Për të akomoduar llojet e të dhënave arbitrare, çdo mesazh MIME përfshinë informacion që i tregon marrësit llojin e të dhënave dhe kodimin e përdorur. Standardi MIME specifikon se lloji i përmbajtjes së deklaratës duhet të përmbajë dy idnetifikues, një lloj dhe nën lloj të përmbajtjes, të ndara me slash (/).

Si funksionon MIME?

MIME i transformon të dhënat jo-ASCII në faqen e dërguesit në të dhëna NVT ASCII dhe ia jep ato SMTP klientit që ti dërgoj nëpërmes Internetit. SMTP serveri në faqen e marrësit i pranon të dhënat NVT ASCII dhe ia jep ato MIME që ti transformon përsëri në të dhëna origjinale jo-ASCII. Figura e mëposhtme ilustron një sërë funksionesh softuerike që transformojnë të dhënat jo-ASCII në ASCII dhe anasjelltas.

Referencat

“Internet Security - Cryptographic Principles, Algorithms and Protocols” Man Young Rhee

http://www.javvin.com/protocolMIME.html