[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 57:
Për pushtimin e Shkodrës ushtria malazeze fillimisht bëri në plan që të hidhte ne sulm dy te tretat e forcave te saja prej 21 mije vetesh, te përberë nga dy grupime operative, te Zetes dhe atë Bregdetar, gjithsej 3 divizione. Me [[10 tetor]] [[1912]], forcat malazeze te Grupimit te Zetes, prej 15 mije vetesh, filluan mësymjen kundër Garnizonit turko-shqiptar ne Tuz, i përberë prej tre mije trupash. Garnizoni i Tuzit, ne rrethim të plotë, luftoi me vendosmëri përballe një epërsie dërrmuese te kundërshtarit dhe pa asnjë ndihme nga jashtë. Shume luftëtare shqiptare u vranë nga zjarri i artilerisë malazeze dhe sulmet e parreshtura te shkresorisë. Vetëm nga batalioni i Kavajës, gjate këtyre luftimeve ranë 87 vete, ose një e pesta e efektivit. Në këto kushte të rënda, me [[13 tetor]] forcat malazeze munden ta thyejnë qëndresën dhe te pushtojnë Tuzin.
 
Rënia e Tuzit që një goditje e rende ushtarake e psikologjike për forcat e Garnizonit te Shkodrës. Por Komanda e këtij garnizoni nuk ra ne disfatizëm, përkundrazi ajo përshpejtoi masat e gjithanshme për të pritur armikun në portat e qytetit, e ne radhe të parë intensifikoi punimet fortikuese në rajonet e mbrojtjes. Që në vitin [[1911]] Komanda e Garnizonit kishte filluar fortifikimin e rajoneve te mbrojtjes te qytetit, në mënyre rrethore, duke shfrytëzuar vecorite natyrore, te cilat favorizonin veprimet mbrojtëse : në radhe të parë, pengesat e shumta ujore, liqeni, lumenjt e Bunës, Drinit dhe Kirit, kodrat dhe malet, që e rrethojnë qytetin.
 
Komanda përcaktoi pesë rajonet kryesore të mbrojtjes : rajoni i Taraboshit, i Shtojit, i Bardhajt, i Berdices dhe i Tepes. Cedildo rajon kishte organizuar mbrojtjen rrethore për të përballuar mundësinë e luftës në rrethim, sidomos në rastin e sulmeve te befasishme natën. Fortifikimi ishte i nivelit bashkëkohor, me tre deri ne katër transhe, të lidhur me njëra tjetrën me hendeklidhje, me tela me gjemba para vijës së parë, që shkonin nga pese deri ne dhjete radhe, me prozhektore për ndriçimin e fushës se luftimit natën, me qe shumica e luftimeve u zhvilluan natën, pengesa te ndryshme ujore si gropa thithëse, ne zona moçalore si në fushën e Beltojës e te Trushit, me sistem ndërlidhje dhe me strehime të mbuluara për efektivin. Në fortifikimin e Shkodrës, krahas trupave xheniere, një kontribut të madh dha popullsia e qytetit, kryesisht ajo pjese që nuk ishte e armatosur dhe nuk merrte pjese në luftime. Rreth 400-600 banore të qytetit punonin çdo ditë, te shoqëruar edhe nga banda muzikore e garnizonit.