Content deleted Content added
Faqe e re: =Dioda Zenerit= Dioda Zener është një lloj i diodës qe punon në kuadrantin e tretë, e cila lejon rrymën të lëviz jo vetëm në drejtimin normal në diodë por gjithasht...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 31 maj 2011 01:00

Dioda Zenerit

Dioda Zener është një lloj i diodës qe punon në kuadrantin e tretë, e cila lejon rrymën të lëviz jo vetëm në drejtimin normal në diodë por gjithashtu në drejtimin e kundërt nesë tensioni i zbatuar është më i madh se tensioni i shpimit i njohur me emrin tension Zenerit.

Kur një tension i zbatuar në diodë bëhet shumë negativ mund të arrihet një pikë kur një numër i bartësve minor zhvillon shpejtësi të mjaftueshme për të liruar bartës tjerë përmes jonizimit.Ata ndeshen me elektrone valente dhe energjin e vet ia përcjellin këtyre elektroneve ashtu që ia mundesojnë ta lëshojne atomin amë.Këta bartës shtesë pastaj në mënyrë të njejtë i shkëpusin elektornet e tjera valente në formë të ortekut derisa të vendoset një rrymë e cila determinon regjionin e thyerjes, në një jon te kristalit dhe i jep energji të mjaftueshme sa për shkëputjen e një lidhje kovalente .Regjioni i ortekut (Vz) mund të ndodhë në boshtin vertikal nëse rritet niveli i dopingut në materialet e tipit p dhe n afër. Me zvoglimin e tensionit Vz në nivele shumë të ulta p.sh. -5 ndodhë thyerja e zenerit ,kjo dukuri paraqitet sepse në regjionin e kontaktit paraqitet një fushë e fortë elektrike e cila mund ti shkëpus lidhjet kovalente brenda atomit dhe të gjeneroj bartës, diodat të cilat gjat punës e shfrytezojnë regjionin e zenerit quhen dioda te Zenerit.Tensioni maksimal i cili mund të zbatohet para se të arrihet ky regjion quhet tension maksimal rezerv i lejuar.

Diodat e Silicit në përgjithësi kan tension rezerv me të lartë, rrymë më të madhe lëshuese dhe brez me te gjerë temperaturor se ato të Germaiumit.

Zbatimi i tensionit Vz me polaritet shkakton kyqjen e diodës në të njejtën mënyrë si diodën e Silicit tensioni me polarizim te drejtë. Lokacioni i regjionit të zenerit mund të kontrollohet me anë të niveleve të ndryshme të dopingut në rritjen e numrit te papastërtive zvoglohet potencialin e zenerit.

Diodat zener dallohen nga diodat e tjera për nga përqindja e papastërtive në gjysëmpërques, përqindja e papastërtive e diodës Zener është më e madhe.

Përdorimi

Me rritjen e tensionit të kundërt rryma e kundërt nuk rritet madje ka vlerë te vogël e kur tensioni i kundër arrin vlerën e tensionit të shpimit atëher rryma e kundërt rritet në mënyrë të rrëmbishme. Eshte me rëndësi se në rritjen e rrymës së kundërt tensioni në diodë rritet shumë pak.Kjo veti e diodës Zener bën që ajo të përdoret si stabilizuese e tensionit.Për stabilizimin e tensionit përdoret pjesa e karakterisitikës ndërmjet pikës A dhe B.Kjo zonë është e kufizuar me vlerën minimale dhe maksimale te rrymës së kundërt.Kur vlerat e rrymës së kundër janë nën rrymën minimale atëher dioda humb vetitë stabilizuese ndërsa kur tejkalohet vlera rrymës maksimale dioda shpohet.Dioda zener do të jetë stabilizuese e mirë nëse pika e punës gjendet mes segmentit AB(pika M në vlerën Iz). Nga kjo përfundojmë se dioda zener punon si stabilizuese kur është e polarizuar me kah të kundërt.

Detyrë themelore e stabilizatorit është të mos lejojë rritjen apo uljen e tensionit.Si element për stabilizimin e tensionit përdoret dioda Zener.

Dioda Zener gjithmonë lidhet paralel me harxhuesin në skaje të së cilit duhet ta mbajë tensionin stabil.Me rritjen e tensionit në hyrje rritet rryma I nëpër diodë, por për shkak të vetisë stabilizuese të diodës zener tensioni i diodës rritet pak.Keshtu pra për ndryshime te mëdha të tensionit hyrës tensioni në skaje të hargjuesit ndërron pak.

Mënyrat e hapjes kundërt diodës

Hapja Ortekut- një bartës i prodhuar termikisht bie tatëpjetë barierës së kalimit dhe arrin të fitoj energji nga tensioni i zbatuar.Ky bartës përplaset në një jon te kristalit dhe i jep energji të mjaftueshme sa për shkëputjen e një lidhje kovalente , dhe kështu është kriju një qift i ri elektron-vrimë.Këta bartës po ashtu mund të grumbullojnë energji nga fusha e zbatuar të përplasen në një tjetër jon te kristalit dhe krijojnë akoma nje qift tjetër elektron-vrimë.Ky proces njihet si shumëzim ortek që jep si pasojë rrymë të madhe dhe themi se dioda është në zonën e hapjes ortek.

Hapja Zenerit- Nëse bartësit fillestar nuk arijnë energji të mjaftueshme për ti dhënë shkas shkëputjes lidhjeve,hapja e kundërt e diodës mund të filloj nëpërmjet një shkëputje direkte të lidhjes.Për arsye të egzistencës fushës elektrike mbi një elektron të lidhur mund të ushtrohet një forcë mjaft e madhe nga ana e fushës sa që e shkëput nga lidhja vet kovalene, qifti I ri elektron-vrimë rrit rymën e kundërt. Intenziteti i fushës E për një tension të zbatuar fiks rritet me rritjen e përqendrimit të papastërtive.

Shiko Gjithashtu