Ndryshimi mes inspektimeve të "Surrealizmi"

4.275 bytes added ,  9 vjet më parë
wikipedia
v (r2.7.1) (roboti shtoj: als:Surrealismus)
(wikipedia)
[[vi:Chủ nghĩa siêu thực]]
[[zh:超现实主义]]
[[zh-min-nan:Chhiau-hiān-si̍t-chú-gī]]
 
'''Themelimi i levizjes'''
 
Fjala surrealizem u shpik nga Guillaume Apollinaire, u shfaq per te here te pare ne paraqitjen e vepres se tij “Les mamelles de Tiresias”, performuar ne 1917.
 
Lufta e pare boterore beri qe artistet, baza e te cileve kishte qene Parisi, te shperndaheshin, dhe nderkohe nje pjese e mire e tyre u bene pjese e Dadaizmit, me idene se racionaliteti i tepruar dhe vlerat borgjeze kishin sjelle konfliktin dhe luften ne bote. Dadaistet protestonin me ane te manifestimeve te anti-artit, performances, shkrimeve dhe punimeve aristike. Pas luftes ata u rikthyen ne Paris, dhe aktiviteti dadaist vazhdoi.
 
Gjate luftes, Andre Breton, i cili kishte studiuar per mjekesi dhe psikiatri, sherbeu ne nje spital neurologjik ne te cilin perdori metodat psikanalitike te Zigmund Frojdit, per kurimin e ushtareve qe vuanin pasojat e luftes. Gjate takimit me shkrimtarin e ri Jacques Vache, Breton ndjeu se Vache ishte djali shpirteror i shkrimtarit Alfred Jerry. Ai filloi te admironte sjelljen anti-sociale te shkrimtarit dhe perbuzjen e tij ndaj tradites artistike. Me vone Breton shkroi, »Ne letersi, une jam marre me Rimbaud, me Jerryn, me Apollinaire, me Nouveau, me Lautermont, per eshte Jacques Vaches te cilit i detyrohem me shume.
 
Me kthimin ne Paris, Breton u bashkua me aktivitetin Dadaist dhe krijoi gazeten letrate Littérature se bashku me Louis Aragon dhe Philippe Soupault. Ata filluan te eksperimentonin me « shkrimin automatik », te shkruarit ne menyre spontane pa censuruar mendimet e tyre-dhe i publikuan shkrimet e tyre ne kete revista. Breton dhe Soupault u thelluan dhe me tej ne automatizem dhe shkruan « Fushat Magnetike », me 1920.
 
Duke vazhduar te shkruanin, ata terhoqen dhe me shume artiste dhe shkrimtare, dhe filluan te besonin se automatizmi ishte nje taktike me e mire per te sjelle ndryshime sociale se vlerat mbizoteruese te Dadaizmit. Grupi u zgjerua dhe perfshinte Paul Éluard, Benjamin Péret, René Crevel, Robert Desnos, Jacques Baron, Max Morise,[2] Pierre Naville, Roger Vitrac, Gala Éluard, Max Ernst, Salvador Dalí, Man Ray, Hans Arp, Georges Malkine, Michel Leiris, Georges Limbour, Antonin Artaud, Raymond Queneau, André Masson, Joan Miró, Marcel Duchamp, Jacques Prévert, dhe Yve Tanguy.[3]
 
Me zhvillimin e filozofise se tyre, ata filluan te besonin se Surrealizmi mbeshteste idete e tyre se e zakonshmja dhe shprehjet pershkruese te saj jane jetike dhe te rendesishme, por gjithashtu ekzistenca e tyre duhet ti lere rruge te hapur imagjinates ne perputhje me dialektiken Hegeliane. Gjithashtu ata vleresonin dhe dialektiken Marksiste dhe disa teori te tjera te Walter Banjamin dhe Herbert Marcuse.
 
Punimet e Frojdit mbi analizen e endrrave, dhe pavetedijes paten nje rendesi te madhe per Surrealizmit dhe aplikin e praktikave te clirimit te imagjinate. Ata perqafuan Idiosinkracine duke mos pranuar nje idene e nje idiotsie themelore. Me vone Salvador Dali e shpjegoi ne kete forme: “Ka vetem nje ndryshim ndermjet meje dhe nje te cmenduri, une nuk jam i cmendur”
 
Pervec analizes se endrrave, ata theksuan se “dikush mund te kombinoje brenda te njejtit kuader, elemente te cilat nese vendosen prane mund te provokojne efekte te palogjikshme dhe befasuese. Breton perfshiu idene e kesaj pranevenieje befasuese ne manifestin e surrealizmit ne 1924, duke e marre ate nga nje ese e poetit Pierre Reverdy, i cili thonte: “…nje pranevenie e dy apo me shume realiteteve. Sa me distante dhe e vertete te jete lidhja ndermjet realiteteve te pranevena, aq me i forte do te jete imazhi- aq me e madhe do te jete fuqia emocionale dhe realiteti poetik”.
 
Grupi synonte te revolucionarizonte eksperiencen njerezore, ne planin personal, cultural, social, dhe ne aspektin politik. Ata donin te clironin njerzit nga racionaliteti i genjeshtert, dhe traditat dhe strukturat kufizuese. Breton deklaroi se qellimi i vertete i surrealizmit ishte “Jete te gjate revolucionit shoqeror, dhe vetem atij!”. Me kete qellim ne kohe te ndryshme Surrealizmi ka ecur ne nje linje me komunizmin dhe anarkine.
 
Ne 1924 ata deklaruan filozofine e tyre ne “Manifestin e Surrealizmit” Ne po te njejtin vit krijuan Bordin e Kerkimeve Surrealiste, dhe filluan publikimin e gazetes “Revolucioni Surrealist”.
3

edits