[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthye versioni 965786 i bërë nga Lorenci (diskutimet) copyvio: http://wwww.kohajone.com/artikull_print.php?idm=26399
v U kthye versioni 965792 i bërë nga Ruy Pugliesi (diskutimet)
Rreshti 103:
==Shiko dhe këtë==
 
Prej me shume se dy javesh Divjaka eshte e gatshme te prese pushuesit e sezonit veror. Pylli me pisha me nje moshe mbi 80 vjecare i Divjakes dhe me nje siperfaqe prej afro 5 mije hektaresh, vija ranore e bregdetit me gjatesi prej me shume se 23 kilometrash si dhe jodi kurativ kane bere qe vitet e fundit bregdeti i Divjakes te afroje shume turiste vendas dhe te huaj. Rruget dhe trotuaret tashme jane ne gjendje me te mire pasi ato disa vite me pare u ndertuan dhe rikonstrukturuan prej forcave italiane te reparteve xheniere. "Eshte nje fat qe Divjaka ben pjese ne zonen bregdetare", shprehen shume banore vendas. Kushtet ne te cilat ajo ndodhet favorizojne zhvillimin e turizmit. Kjo perben burimin me te madh te fitimit dhe njekohesisht te investimit qe vete banoret e kesaj zone kane bere dhe vazhdojne te bejne. Vlerat turistike ketu po shnderrohen gjithnje e me shume ne burime financiare. Parku Kombetar i pishave, uji e rera jane tre elemente natyrore qe Zoti i ka falur Divjakes.
 
Masat
 
Per nje fillim sa me te mbare te sezonit te plazhit, drejtues te pushtetit vendor punojne gjate gjithe vitit qe pushuesve qe frekuentojne kete plazh dhe keto bukuri te rralla natyrore, te mos u mungoje gje. Ne dispozicion te plazhisteve apo pushuesve jane vene rreth 200 apartamente ku 50 prej tyre jane banesa ne pallat. Violeta Gjeci drejtoresha e ndermarrjes komunale ne Divjake, pohon se shtepite e pushimit jane ne gjendje te mire. "Jane te pajisura me shtreter, dysheke nderkohe qe per kete sezon te ri turistik jane lyer si nga brenda ashtu edhe nga jashte". Lidhur me kabinat e plazhit qe jane te ndertuara para viteve '90 ato vet nga struktura lene per te deshiruar pasi nuk ka pasur fonde per te kryer rikonstruksionin e tyre te plote. "Kemi edhe kabina te reja, pohon ajo, ndersa te vjetrat i kemi lyer me gelqere dhe i kemi pajisur me orendi shtepiake". Ne sezonin turistik vec lokaleve te ndertuara vite me pare jane edhe lokalet e ndertuar ne brendesi te shtepive te pushimit apo edhe te kampit te punetoreve. Gjithashtu sherbejne edhe disa kioskeza te vogla qe ne te shumten e rasteve servirin pije freskuese me cmime me te lira se ne ato te restoranteve apo lodra plastike per femije per te luajtur si ne rere ashtu edhe ne det. "Ne kete vend ku dynden cdo dite nga tete mije deri ne dhjete mije pushues, ne fund jave numri i tyre shkon deri edhe 25 mije", pohon per "Koha Jone" Josif Kruti banor i kesaj qyteze me profesion mesues. Kruti thote se, persa i perket sherbimit privat, cilesia eshte me e larte, pasi edhe kushtet jane me te mira si per fjetje ashtu edhe ne sherbimin e restoranteve. Pothuajse te gjithe klientet qe frekuentojne plazhin e Divjakes nuk rrine pa shijuar nje dreke apo darke ne lokalin e "Ali Kalit". Aty gatuhet paster, mire dhe cmimi nuk eshte shume i kripur. E vecanta eshte se pronari i saj, Aliu, u sherben klienteve te tij hipur mbi kale, nje atraksion ky i rralle edhe per te huajt. Po ashtu menyra e servirjes se pijeve dhe ushqimit le mbresa qe te detyrojne te rikthehesh.
 
Plazhi
 
Rruga per ne bregdetin e Divjakes kalon permes nje pylli te dendur. Blerimi dhe qetesia te shoqerojne ketu ne cdo stine, duke bere qe te mos te te ike kurre deshira per t'u rikthyer. Rrugezat intime permes pyllit te ftojne ne gjirin e natyres derisa, pas disa kilometrash, shpaloset deti. Plazhi i Divjakes shtrihet ne nje vije bregdetare prej 23 kilometrash dhe nje gjeresi qe shkon deri edhe 100 metra dhe eshte rere qe ne gjuhen e tyre vendasit e quajne "kum". Rera e bregdetit te Divjakes eshte shume e pasur me jod dhe eshte teper kurative sidomos per te semuret me reumatizem. Per te kaluar dhjete apo pesembedhjete dite ne kete rere por edhe ne qetesine qe te fal pylli me pisha me nje moshe mbi 80 vjecare apo edhe mrekullia magjepse e Lagunes se Karavastase vijen pushues jo vetem te zones se Myzeqese apo te Lushnjes por edhe nga Berati, Elbasani, Librazhdi, Saranda, Skrapari, Permeti etj. Nuk jane te pakta rastet kur vijne per t'u qetesuar e shijuar reren e Divjakes edhe pushues te huaj te cilet jo pak here kane qene te orientuar edhe prej banoreve te kesaj zone qe tashme prej shume vitesh punojne ne vende te ndryshme te botes. Pune pozitive apo publicitet kesaj zone me keto vlera te vyera kane bere edhe seminaret e shumte qe jane zhvilluar ne mjediset e shtepive te pushimit per vite me radhe me studiues vendas e te huaj. Ushqimi tradicional ne kete zone bregdetare eshte peshku por nuk mungon dhe menyja e pasur me asortimente si ngjala , karkaleci detit, kallamari ,oktapodi e deri tek mishrat si zogu i fushes, fazani, mishi i qengjit, derrit, vicit , bretkosat etj. Cdo gje qe gatuhet ne restorantet eshte e fresket dhe e shijshme. Ne banesat e marra me qera prej pushuesve ka edhe pronare banesash qe te servirin edhe ushqimin e tyre tradicional, tava me domate e speca te mbushura e plot gatime te tjera mbi bazen e resurseve bujqesore e blegtorale te zones. Thimi Rrudha nje pensionist dhe banor i Divjakes thote se nje nga problemet me te cilat ndeshet kjo zone jane mushkonjat. "Sherbimi komunal duhet qe te kujdeset edhe per sperkatjen e vatrave qe kane mushkonja, pasi ato ne sezonin e veres behen shume te bezdisshme dhe largojne edhe shume pushues"-thote pensionisti. Ndersa ate qe pushuesit nuk mund ta harrojne kurre ne kete zone eshte dera e hapur e banoreve dhe mikpritja qe ata te rezervojne.
 
Divjaka, si mund te shkosh
 
Zona e Divjakes eshte e rrethuar nga kodra te larta me gjatesi deri ne 3 kilometra dhe gjeresi qe arrin deri ne nje kilometer. Rruga qe lidh Divjaken me autostraden Lushnje-Durres-Tirane, apo Lushnje-Elbasan eshte 16 kilometra dhe eshte e shtruar me asfalt dhe nuk ka pengese per te udhetuar me cdo lloj automjeti. Nga ana tjeter drejtues te pushtetit vendor kane vene ne dispozicion te pushuesve, sidomos ne kohen e plazhit, autobuse te linjave te ndryshme. Ne dispozicion te pushuesve qe duan udhetim me te qete e komod jane edhe automjetet "taksi", por gjithshka varet nga xhepi. Ne lidhje me emrin Divjake, ka disa gojedhena te ndryshme por banoret e kesaj zone besojne me shume ne dy versione. I pari ka te beje me dy vija uji. Pra nga "dy vijat" eshte arritur ne "Divjake". Versioni i dyte eshte ai i Dif Difa qe simbolizon nje kafshe vigane, shtat larte dhe teper te fuqishme. Ky version eshte paraqitur edhe ne librin me titull "Divjaka nje fshat i lashte" i shkruar nga profesor Kol Nika.
 
Karavastaja me pelikanin dalmat
 
Per te shkuar ne lagunen e Karavastase nuk ka sherbim urban. Nese nuk ke nje automjet, duhet te porosisesh nje taksi. Por flora dhe fauna e kesaj zone rezervon bukuri te rralla, duke perfshire edhe shpende te eger te ralle. Banoret e zones tregojne se ne kete lagune gjendet edhe pelikani dalmat, nje shpend me bukuri te ralle. Parku kombetar i Divjakes perfshin rreth 20 mije hektare, nga te cilat rreth 3,6% llogaritet te jene rrip rere ne bregdet, rreth 6% e perben Pylli i Divjakes, rreth 30 % jane laguna dhe mocale, pothuajse gjysma eshte toke fushore bujqesore dhe rreth 12% e perbejne tokat bujqesore kodrinore. Ne kete park te konsideruar nje mrekulli te natyres, rreth 595 hektare jane siperfaqe ujore, qe perfshin lagunen e Karavastase dhe disa mocalishte. Ndersa pylli me nje siperfaqe prej afro 1275 hektaresh, krijon nje hapesire relaksi ne breg te detit, teper e preferuar nga turiste shqiptare dhe te huaj. Ky park rezervon hapesira per nje turizem gjithevjetor dhe sidomos per te pasionuarit pas natyres e gjuetise.
 
AKOMODIMI
 
Dhomat ne hotele
 
ne plazhin e Divjakes 8-15 euro/nate
 
Shtepi private
 
ne qytetin e Divjakes 20-35 mije leke ne 15 dite
 
 
 
RESTORANTET
 
Sallata 100-200 leke
 
Antipasta 350-750 leke
 
Spageti, rizoto 250-400 leke
 
Peshk 350-700 leke
 
Mish 400-6500 leke
 
Tave me fruta deti 450-550 leke
 
Rose e eger, 400-650 leke
 
 
 
Rezervati i dikurshem i gjuetise
 
Deri ne fund te viteve '80 kjo ishte zone e rezervuar per ish-udheheqesit e larte komuniste, te cilet vinin ne fundjave per te gjuajtur shpeze te egra. Ne lagunen e Karavastase rritet me shumice fazani i eger, i cili perben nje nga ushqimet me te zgjedhura, por edhe rosa e shapka te egra.
 
 
 
Peshku dhe kriporet e lagunes
 
Nje nga menyrat e mbijeteses per banoret e zones eshte peshkimi. Laguna eshte e pasur me peshq te llojeve te ndryshme, ku mbizoteron trofta. Por peshkataret dalin shpesh edhe ne det te hapur, duke sjelle ne restorantet e zones nje shumellojshmeri peshku. Ne disa vende jane ngritur edhe kripore te vogla.
 
nga LORENCI SAKO DIVJAKE.
 
== Lidhje të jashtme ==