[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.6.4) (roboti ndryshoj: mk:Полжави
v roboti shtoj: ang:Snæȝel; cosmetic changes
Rreshti 54:
Sistemi i organeve gjenitale
Gastropodet janë me gjini të ndara ose hermaphrodite. Gastropodet e nënklasës prosobranchia janë gadi të gjitha me gjini të ndara, kurse Opisthobranchia dhe Pulmonata janë hermaphrodite. Te format hermaphrodite ekziston gjëndra hermaphrodite e cila prodhon edhe spermatozoide edhe ëeliza vezë, në të gjitha pjesët e saj ose në pjesët e caktuara. Nga gonada vijon kanali hermafrodit. Në fund të këtij kanali derdhet gjëndra albuminore, dhe prej ekskreteve të saj përfitohet i bardhi i vesë dhe cipat e vezëve. Në vazhdim te disa grupe e gastropodeve kanali hermafrodit vazhdon në dy kanale: oviductin më të gjërë dhe spermiduktin me të ngushtë, të cilët shtrihen paralelisht përpara dhe përfundojnë me vrima të veçanta ose me vromë të përbashkët. Te kërmilli i vreshtës këto dy kanale janë plotësisht të ndara. Kështu në fund ovidukti vijon në vaginë, pastaj shkon në atrium genitale që përfundon me porin gjenital në anën e djathtë afër tentaklit. Afër kanalit vaginal gjenden gjëndrat që ndihmojnë bartjen e spermatozoideve. Këto janë gjëndrat gishtore rreth strajcës së dashurisë. Në strajcën e dashurisë ndodhen shigjetat nga CaCO3, që kanë rol stimulus gjatë kopulimit. Spermatozoidet që i shkëmbejnë gastropodet gjatë kopulimit, grumbullohen në receptaculum seminis. Spermidukti në anën tjetër, pasi që të ndahet nga ovidukti (afër kokës) vijon si kanal vas deferens i cili lidhet me një flagjel të gjatë. Në flagjel formohen spermatoforet.Vas deferensi përfundon me penisin. Gastropodet ujorë i lëshojnë vezët në shirita zhelatinoze, kurse ato toksoret në tokë të lagshtë. Llojet hermaphrodite gjatë kopulimit i shkëmbejnë spermatozoidet mes vedi. Kërmijt tokësor i bëjnë vezët të paisura me luspa, i vendosin në gropë dhe i mbulojnë. Kërmijt detar i bëjnë vezët në grupe, kokone, të mbështjellura me lëndë albuminoide. Vezët e fekonduara kanë segmentim spiral, të ngjashëm si poliketet. Pas gastrulimit zhvillohet larva me qepalla shumë e ngjashme me trokoforen. Prej saj zhvillohe larva Veliger. Si do të vijojë zhvillimi i individit brenda cipave të vezës varet nga sasia e ushqimit rezerv në vezë. Ato lloje që kanë pak ushqim rezerv në vezë, dalin shumë heret nga veza, të pazhvilluara, kështu që e vazhdojnë zhvillimin e metamorfozën jashtë cipave të vezës. Llojet që kanë shumë ushqim në vezë, tërë zhvillimin e përfundojnë në vezë, pa u dukur fare si larva.
 
{{Lien AdQ|sl}}
 
ઍઍઍઍઍઍઍએષ
 
{{Lien AdQ|sl}}
 
[[ang:Snæȝel]]
[[ar:بطنيات القدم]]
[[az:İlbizlər]]