Ahmet Selmani: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 2:
Ahmet Selmani ka lindur më 7 mars 1965 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa studimet e larta për letërsi - në Universitetin e Prishtinës, ku i ndoqi edhe studimet postdiplomike. Me krijimtari letrare nisi të merret që nga bankat shkollore, së pari duke botuar në revistat për fëmijë “Fatosi” dhe “Gëzimi”, e pastaj edhe në gazetën “Flaka” e në revistën “Jehona”. Më vonë punimet e tij nga fusha e letërsisë, kritikës letrare, si dhe studimit të letërsisë janë botuar në shumë revista dhe gazeta që dalin në mbarë hapësirën shqiptare dhe në mërgatë. Një kohë të gjatë ka punuar si gazetar i kulturës në të përditshmen “Flaka”, pastaj redaktor i kulturës, redaktor i botimeve, komentator dhe, kryeredaktor dhe redaktor përgjegjës i saj.
Deri tani ka botuar:
1. “Poezia dhe individualiteti” (studim për poezinë), Shkup,1996,
2. “Tregu i djallëzisë” (tregime), Shkup, 1998,
3. “Bashkëbiseduesit e mi” (biseda me shkrimtarë, studiues, gjuhëtarë etj), Tetovë, 2000,
4. “Diskurs kritik” (studime, ese, vështrime), Tetovë, 2004,
5. “Mur i gjallë” (poezi), Tetovë, 2005,
6. “Abeja e akullt” (poezi), Shkup, 2009,
7. “Profili krijues dhe moderniteti i Moikom Zeqos” (ese), Tiranë, 2010,
8. “Hija e kalit” (roman), Shkup, 2010.
Përveç krijitmtarisë letrare, merret edhe me përkthime. Deri tani ka përkthyer dhe botuar: Drago Stambuk: “Gishti i perëndisë” (poezi) (Nga kroatishtja në shqip), Drazhen Katunariq: “Kthimi i barbarogjenive” (ese) (nga kroatishtja në shqip), Millorad Paviq: “Fjalori kazar” (roman) (nga serbishtja në shqip), Rifat Kukaj: “Dreri me një bri” (roman) (nga shqipja në maqedonisht), Sali Bashota: “Nëse bëhem engjëll” (poezi) (nga shqipja në maqedonisht), “Si të komunikoni me mediat” (doracak për gazetarë) (nga maqedonishtja në shqip) etj.