Ibn Shatiri: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
v r2.7.1) (roboti shtoj: no:Ibn al-Shatir |
Xqbot (diskuto | kontribute) v roboti ndryshoj: no:Ibn ash-Shatir; cosmetic changes |
||
Rreshti 8:
== Kontributet shkencore ==
Që nga shekulli i dytë p.e.r. e deri në periudhën e mesjetës, mund të themi se autoriteti kryesor shkencor në fushën e astronomisë ishin teoritë e filozofit grek Klaud Ptoleme. Që të gjitha përpjekjet për hulumtimet shkencore dhe studime në fushën e astronomisë, bazoheshin në veprat e Ptolemeut, nga të cilat duhet veçuar punimi Almagest, në të cilin trajtohej edhe tema e lëvizjeve planetare, ku modeli i tij planetar (edhe pse me defekte të shumta), konsiderohet të jetë edhe kontributi i tij kryesor shkencor, i cili do të pasohej për shekuj me radhë.
Veprimtaria e Ibn Shatirit shënoi kthesë në astronomi, dhe ajo mund të konsiderohet si revolucion shkencor para se të ndodhte renesanca Për dallim nga astronomët e tjerë të kohës së tij, Ibn Shatiri nuk mbështetej aq në parimet teorike të kozmologjisë, filozofisë natyrore apo fizikës së Aristotelit, por u angazhua në punimin e një modeli i cili përputhej më tepër me vrojtimet empirike, dhe kjo ishte esenca e konceptit të tij planetar. Veprimtaria e Ibn Shatirit shënoi kthesë në astronomi, dhe ajo mund të konsiderohet si revolucion shkencor para se të ndodhte renesanca.
Rreshti 14:
Në dallim nga astronomët e mëparshëm, Ibn Shatiri, në përgjithësi, nuk kishte vërejtje filozofike ndaj astronomisë së Ptolemeut, mirëpo, edhe pse kishte admirim për punën e tij, ai nuk mund të anashkalonte vakuumet e mospërputhjes, kështu që vazhdoi rrymën arabe të kritikës së astronomisë të ilustruar me shembuj konkretë nga vrojtimet e tij. Ai ishte astronomi i parë që prezantoi eksperimentimin në teorinë planetare, sepse ai testonte vazhdimisht modelet e Ptolemeut dhe, nëse asnjë prej tyre nuk përputhej me të dhënat nga vrojtimet e bëra, atëherë formulonte modelin e tij origjinal, i cili ishte konform me ato vrojtime. Edhe pse për sistemin e tij ka rezerva se mund të jetë gjeocentrik, ai eliminoi ekuantin dhe ekscentrikën e Ptolemeut, kurse detajet matematikore të tij ishin identike me ato të Kopernikut, që janë paraqitur në veprën De Revolutionibus.
Koncepti i tij planetar dhe teoria mbi lëvizjet hënore, nuk dallonin nga ato që iu atribuuan Kopernikut afro 150 vjet më vonë. Për këtë arsye besohet se modelet e Ibn Shatirit u adaptuan nga Koperniku në modelin heliocentrik.
e tij planetar, dhe është evidente që Koperniku përdori të njëjtin koncept të lëvizjeve, për të prezantuar modelin e tij planetar me Diellin në qendër, që na bën të kuptojmë se Koperniku ishte në dijeni për punën e Ibn Shatirit.
Rreshti 23:
Në parathënien e këtij punimi, Ibn Shatiri përmend burimet e tij, siç janë : Maslamah Ibn Ahmed el Maxhriti, Ibn el Hajthem, Muhamed ibn Husein nga Granada, Nasir el- Din el Tusi, Mu’ajjad el Din el Urdi, Muhij el Din el Magribi dhe Kutb al Din el Shirazi.(5) Ndër kontributet e tij të tjera shkencore, duhet të përmendet edhe arritja e tij që bëri me sukses përllogaritjen e pjerrtësisë së boshtit të Tokës, një zbulim që më 1365 arriti ta demonstronte me një saktësi të lartë se këndi i pjerrtësisë eliptike të boshtit të Tokës është 23 shkallë e 31 minuta(6), kurse vlera e saktë është kalkuluar nga shkencëtarët e shekullit njezet, e cila ishte e mundur të bëhej vetëm nëpërmjet kompjuterëve dhe vlera është 23 shkallë e 31 minuta e 19.8 sekonda, që do të thotë se vlera që kishte proklamuar Ibn Shatiri, dallonte për vetëm 19 sekonda e 8 të qindtat nga përllogaritja e bërë përmes teknologjisë bashkëkohore që posedojmë ne sot. Përveç koncepteve planetare dhe përllogaritjeve astronomike, Ibn Shatiri dha kontribut të jashtëzakonshme edhe në konstruktimin e instrumenteve astronomike, duke bërë në këtë drejtim avancime substanciale.
Ibn Shatiri konstruktoi orë të mrekullueshme diellore për xhaminë e Emevinjve në Damask, një prej të cilave ishte e ngritur në minaren veriore të xhamisë. Instrumenti që ndodhet tash në këtë minare, është kopje identike, e cila është punuar në fund të shekullit XIX, kurse fragmente nga instrumenti origjinal ruhen në kopshtin e Muzeut Kombëtar, në Damask të Sirisë. Orët diellore antike tregonin kohën me orë jo të barabarta; ato ndryshe quheshin edhe orë të përkohshme, të cilat ndryshonin sipas stinëve. Çdo ditë ishte e ndarë në dymbëdhjetë segmente të barabarta, si rrjedhim i kësaj orët ishin më të shkurtra në dimër e më të gjata gjatë verës. Ideja për të përdorur orët me gjatësi të njëjtë kohore gjatë tërë vitit, ka qenë zbulim i Ibn Shatirit më 1371, dhe kjo ishte bazuar në zhvillimet e bëra në trigonometri nga Muhamed el Bataniu.
Ibn Shatiri shkroi edhe mbi hartën yjore dhe konstruktoi astrolabin, të cilin e quajti Instrumenti universal, që e kishte përshkruar në veprën e tij Al-Ashi’a al-lāmi’a fī ‘l-’amal bi-’l-āla al xhāmi’a, (Rreze ndriçimi mbi operimet me instrumentin universal). Një komentim kësaj vepre i pati bërë astronomi dhe inxhinieri i famshëm osmanli, Teki al Din, i cili e kishte futur në përdorim instrumentin universal në observatorin el Din të Stambollit gjatë viteve 1577-1580 dhe vlen të përmendim se një astrolab dhe një instrument universal që kishte konstruktuar Ibn Shatiri, kanë mbijetuar.
Librat e tij mbi astrolabin shërbyen si referim për shekuj me radhë në territoret e Shamit e Egjiptit dhe përgjatë tërë Perandorisë Osmane e vendeve të tjera Islame, meqë ishin të domosdoshëm për përcaktimin e kohëve të namazeve tek myslimanët.
Librat e tij mbi astrolabin referim për shekuj me radhë në territoret e Shamit e Egjiptit dhe përgjatë tërë Perandorisë Osmane e vendeve të tjera Islame
Nga zbulimet e instrumenteve të shumta astronomike, një vend shumë të rëndësishëm zë edhe instrumenti që njihet si Përmbledhësi, të cilin së pari e kishte konstruktuar Ibn Shatiri dhe u quajt kështu, sepse ishte shumëfunksional dhe shërbente për shumë qëllime.
Punime të tjera të tij mbi instrumentet, janë edhe: Risalat al-istralab, Mukhtasar fi-l-amal bil-istralab...
Ai po ashtu shkroi mbi variacionet trigonometrike dhe punoi traktatin Bil nisaba el-sittinija, i cili bën fjalë për përpjesëtimin seksadecimal (të gjashtëdhjetë), që supozohet të ishte mbi thyesat e gjashtëdhjeta. Ibn Shatiri ishte njëri ndër shkencëtarët më të mëdhenj gjatë historisë.
[[Kategoria:Lindje - Vitet 1300]]
Rreshti 45:
[[ja:イブン・アル=シャーティル]]
[[nl:Ibn al-Shatir]]
[[no:Ibn
[[ru:Ибн аш-Шатир]]
[[sl:Ibn aš-Šatir]]
|