[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v roboti shtoj: bg:Хоти, lt:Hotai
Rreshti 6:
Në të kaluarën ilire kjo zonë ishte e pjesë e "Maleve të Labeatëve" (mons labeatis). Me pushtimet romake bie nën administrimin e vendasve (në varësi romake). Shënohen edhe rebelët me Balshaj rreth fillimeve të shek. XV (Balshajt ishin kryezotët feudalë, që mblidhnin detyrime e taksa).
Me 1415, këta "rebelë" gjetën strehim pranë Venedikasve në [[Shkodra|Shkodër]], ku u ndihmuan edhe me të holla. Në vitin 1416 shënohet se një Andrea "Otto" (Andrea i tetë) emrohet kapiteni i vetëm i maleve, e se kjo i dhurohej e gjitha Venecias, meqense hotjanët ishin prishur përfundimisht me Balshajt. Në vitin 1417 gjinden emërtime të ndryshme si "Otto" ose "De Hottis". Në arkivat e ish-shtetit të Venecias, flitet për luftë guerilase kundër princërve të Balshajve në vitet 1416-1417, si dhe popullimi i Hotit afër territoreve të sotëm që përkon me vitin 1426, në mes malit Veleçikut e Liqenit. Në vitin 1455 përsëri deklarohet besnikëria ndaj Venecias, së bashku me komunitetet e Zetës së lartë (superiore) me inisiativën e Stefano Cernei. Me 1474, Hoti del si Mal në vehte me një kryetar, emrua pastaj Vojvodë, i cili është në bashkëpunim me Venecien. Pak më vonë, ka një emigrim në Siçili, ku përkon me pushtimin turk, ndoshta për t'u shpëtuar reprezaljeve. Edhe sot në Siçili (Itali) gjinden rradhë mbiemra Hoti.
Me 1479 kur sulltan ishte Muhamedi i dyte (1451-1481) Perandoria Osmane e pushton malësinë dhe nga kjo zonë formon [[nahija|nahien]] e Hotit. Nën pushtimin osmanë popullsia e prirë nga feudalët zhvillojnë disa kryengritje e luftëra ndër vitet: 1565-1575, 1596, 1601, 1609, 1610-12, 1624, 1638, 1652-53, 1668-69 ,1698-99 ,1712, 1732, 1808, 1822, 1832-34, 1838, 1844, 1856, 1862, 1871-72, 1879, 1883, 1869<ref name=malsia >[http://malesia.org/histori/malesia.html Amza:malesia.org]</ref>. Ripopullimi i Hotit është bërë pas vitit 1500, si vit shënohet viti 1520 ku Geg Lazri, i biri i Lazër Keqit, i ardhur nga Bosnja (natyrisht tokë dikur ilire që flisnin shqip) u vendos në mes dy njerëzve vendas që gjeti në Hot. Familja e Geg Lazrit u shtua aq shumë, sa shumica e popullsisë së Hotit kanë për trung Gegë Lazrin. Ndërsa autoktonët, dy banorët që u gjetën në vitin 1520 gjinden në LoknikajLocnikaj e Koje, ku në vitin 1911 numronin 12 shtëpi, që martoheshin me Hotin Tjetër, ndërsa Hoti në mes vehtes jo.
(Duhet sqaruar se Lazër Keqi pati edhe tre djem të tjerë, Piper Lazri, Vaso Lazri, Krasni Lazri, nga ku kanë origjinën fiset e Piperit dhe Vasojeviqit, të sllavizuar tani, ndërsa Krasniqja e sotme rrjedh nga Krasni Lazri (shqiptare, por i myslimanizuar.)
Në vitin 1610, 1614 shënohet se Hotët kishin 212 shtëpi me 600 burra të aftë për armë. Me 1635 - 220 shtëpi me 1100 frymë. Emërtimin Hot e gjejmë edhe në dokumentet e viteve 1671, 1688, 1689, e të gjithë katolikë, çfarë tregon për qëndresën e pashoqe ndaj pushtimit osman. Vetëm në dokumente të shekullit të 19-të gjen pak familje, që kishin kaluar në fenë islame (shpesh kjo vetëm për t'i shpëtuar reprezaljeve osmane, madje kishin dy emra në qeveri mysliman, e shoqëri katolik).