[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
v U kthyen ndryshimet e 91.187.103.2 (diskutimet) në versionin e fundit nga Quentinv57.
Rreshti 3:
Besim Beqaj (lindur më 1 Qershor, 1970) është Ministri i parë i Integrimit Europian të Kosovës, i emëruar në këtë post në prill të vitit 2010. Më parë, ai mbante postin e Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës që nga viti 2005. Ka shërbyer si Këshilltar Politik në Zyrën e Kryeministrit në Qeverinë e Kosovës dhe Koordinator Kombëtar i Kosovës për Paktin e Stabilitetit për Europën Juglindore. Në dy mandate është zgjedhur kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës. Ministri Beqaj ka fituar titullin e B. Sc. dhe MSc. në Univerzitetin e Zagrebit në Kroaci.
Ai ka kryer Programin Europian të Doktoraturës në Administrimin dhe Menaxhimin e Bizneseve të Vogla në Univeristat Autonoma de Barcelona, Spanjë dhe Vaxjö University, Suedi. Përveç kësaj, ai ka kryer studimet e Doktoraturës në Univerzitetin e Zagrebit në Kroaci dhe temën e Doktoraturës në Zhvillimin dhe Menaxhimin e Produkteve të reja në Kosovë, në Univerzitetin e Prishtinës. Beqaj është gjithashtu pjesë e programit Fullbright, ku ka dhënë mësim dhe ka kryer hulumtim akademik në fushën e Integrimit Ekonomik në Europën Juglindore në Illinois Institute of Technology, Chicago Kent College of Law. Për më tepër, ai jep lëndën e Biznesit Ndërkombëtar në Univerzitetin e Prishtinës.
 
'''<big>Besim Beqaj edhe ministër, edhe biznesmen</big>'''
 
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ka zhvilluar takime afariste në objektet e biznesit në Pejë, me gjithë kufizimet që ua vë zyrtarëve të lartë shtetërorë Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Ky ligj i obligon ata që të heqin dorë nga udhëheqja e kompanive private.
 
Në kalendarin e takimeve të publikuar në ueb-faqen e “Cambridge School” figuron se në objektet e këtij biznesi privat ishin zhvilluar vizita të biznesmenëve turq dhe të ministrit, atëbotë të integrimit, Besim Beqaj.
 
“Më datën 9 dhjetor të vitit 2010, objektin e biznesit ‘Cambridge’ e vizitoi një delegacion nga universiteti ‘Element Teknologji’, nga Turqia i shoqëruar edhe nga Besim Beqaj, në cilësinë e kryetarit të bordit të këtij biznesi me seli në Pejë”, thuhet në këtë kalendar takimesh të drejtuesve të këtij biznesi.
Beqaj ishte takuar me partnerët e tij afaristë me të cilët kishte edhe zyrtarisht aksione deri në kohën kur Agjencia Kundër Korrupsionit i kishte kërkuar të tërhiqej. Dhjetë ditë më vonë, objektit të “Cambridge”, sipas kësaj ueb-faqeje, i bënë vizitë Besim Beqaj i shoqëruar me kryetarin e Shoqatës së shqiptarëve të Bursës së Turqisë dhe presidenti i Fabrikës ER-Metal, të cilëve nuk u përmenden emrat. Ministri për Zhvillim Ekonomik i kontaktuar nga gazeta ka mohuar se mban pozitën e kryetarit të bordit në “Cambridge School”.
 
“Nuk jam kryetar i bordit. Kam dhënë dorëheqje nga biznesi. Jam gjithçka në rregull për sa i përket ligjit”, ka thënë Beqaj.
Ai nuk ka dashur të komentojë takimet që ka zhvilluar me afaristë turq.
 
“Nuk merrem me thashetheme”, ka thënë Beqaj.
 
Ndërkaq emri i tij figuron ende si kryetar i bordit drejtues të këtij biznesi. Ndërkaq neni 17 A.1., i Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit specifikon që zyrtari nuk mund të jetë menaxher apo anëtar i ndonjë organi menaxhues ose kontrollues i ndërmarrjes private. Po ashtu edhe takimet e tij në cilësinë e kryetarit të bordit të këtij biznesi figurojnë se janë mbajtur pesë muaj pas marrjes së këtij vendimi.
Takimi me presidentin e Fabrikës ER-Metal është mbajtur katër ditë pasi Beqaj kishte dorëzuar ndryshimet e bëra në bizneset e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion.
 
Ministri i Zhvillimit Ekonomik ka qenë pronarë aksionesh në Kosovë i universitetit turk për teknologji “Element Kosovo Technology Investment Sh.p.k”. Në Ministrinë për Tregti e Industri ky biznes është regjistruar më 22 shkurt të vitit 2010, njëzet ditë pasi Beqaj ishte emëruar në postin e ministrit për Integrime Evropiane. Sipas shefit të Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve, Mehdi Pllashniku, aksionet në këtë kompani mes Beqajt e biznesmenëve turq ishin ndarë 50 me 50 për qind. Më vonë, sipas tij, është tërhequr Beqaj dhe pronar biznesi figuron “Canter Technology Investments Limited”. Në anën tjetër, tërheqja e ministrit Beqaj ishte bërë pas kërkesës së Agjencisë Kundër Korrupsionit. Në këtë biznes si person i autorizuar figuron Leonita Shabani, këshilltare politike e ministrit për Zhvillim Ekonomik. E njëjta kishte qenë e autorizuar në këtë biznes edhe në kohën sa Beqaj mbante zyrtarisht aksionet e tij. Këshilltarja politike e ministrit Beqaj ishte person i autorizuar edhe në biznesin “Koing”, një firmë e përbashkët e Beqajt me biznesmenin e njohur Ekrem Lluka të kompanisë “Dukagjini”, Xhevat Jusufi të kompanisë “Buqaj”, si dhe biznesmenët Milazim Zeqiraj e Fatmir Krasniqi. Për këtë kompani Beqaj kishte deklaruar se është mbyllur për shkak se nuk kishte pasur asnjë aktivitet ekonomik
 
[[Kategoria:Biografi shqiptarësh]]