[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 297:
 
Po atë vit, më 1970, u miratua statuti dhe u themelua Unioni Botëror i Karatesë (WKU), ndërsa kampionati i parë botëror u mbajt më 10.10.1970 në Tokio (Japoni).
 
== Historia e shkurtër e karatesë në Kosovë ==
Në vitin 1960 karateja, e cila tashmë kishte fituar “të drejtën qytetare” në pjesën më të madhe të Evropës, kishte arritur në federatën e atëhershme jugosllave, prej nga, në vitin 1969, me hapjen e klubit të karatesë “Budokai” në Prishtinë, depërtoi edhe në Kosovë.
 
Në vitin 1970, në gjimnazin prishtinas “Ivo Llolla ribar” (tashti “Sami Frashëri”) u hap klubi i karatesë me të njëjtin emër, themelimi i të cilit konsiderohet si fillim i vërtetë i karatesë në Kosovë, ngase përkundër klubit "Budokai", që ishte aktiv vetëm disa muaj, ky punoi për disa vjet rresht, për t'u rimeëruar më vonë në klubin e karatesë "Minatori". Ky klub tuboi numër të madh entuziastësh të rinj, që përbëjnë brezin e parë të karateistëve kosovarë, derisa nuk u hapën edhe klube të tjera, në Prishtinë dhe në qendrat tjera kosovare. Kështu, për një kohë relativisht të shkurtër karateja u bë një nga sportet më masive.
 
Forma e parë e institucionalizimit të karatesë në Kosovë u bë në vitin 1974, kur në Prishtinë, në kuadër të Lidhjes komunale të kulturës fizike, u themelua Këshilli komunal i karatesë, i cili, me inkuadrimin në veprimtarinë e tij edhe të karateistëve nga qendrat e tjera kosovare, u bë qendër nga nxiteshin dhe bashkërendoheshin aktivitetet dhe zhvillimi i karatesë në tërë territorin e Kosovës.
 
Në vitin 1975, me iniciativën dhe mbështetjen materiale të Këshillit të karatesë, klubet që deri atëherë ekzistonin në territorin e komunës së Prishtinës, u fuzionuan në Shkollën e karatesë "Prishtina", në punën e së cilës u angazhuan të gjithë trajnerët e klubeve prishtinase, të cilët, duke punuar sipas programit unik, dhanë kontributin e tyre të rëndësishëm në masivizimin dhe në ngritjen cilësore të karatesë.
Me 22 shkurt të vitit 1978 prof.Fahri Mahalla(tanim V dan),hapi klubin e parë "Luftëtari" në stilin e Karates sportive moderne apo të quajtur atë kohë si XHUGOKAJ.(që e ka dmthënien "butë-fortë".Sot Karateja sportive moderne apo MSKA e ka selin qendrore ne Luxemburg nën administrimin e Rudolph Jakhel VII dan.
Përveç aktiviteteve që kishin për qëllim masivizimin e karatesë në komunë, që atëbotë edhe praktikisht u bë një nga sportet më masive, Këshilli komunal bëri përpjekje edhe për ngritjen e kuadrove profesionale. Në kuadër të kësaj, për disa vjet rresht trajnerëve dhe referëve, por edhe garuesve me perspektivë iu mundësua pjesëmarrja në seminaret që organizoheshin në qendrat bregdetare të Kroacisë dhe të Malit të Zi, të cilat i udhëhiqte eksperti i njohur dhe atëbotë njëri nga instruktorët më të njohur të Asociacionit të Karatesë të Japonisë (JKA), [[Taiji Kase]] (Taixhi Kaze), në atë kohë shef i instruktorëve japonezë të Shotokanit në Evropë. Në saje të kësaj, kuadrot shqiptare u ngritën profesionalisht aq sa ia dolën që shkallën e karatesë kosovare ta ngrisin në nivelin, të cilin në atë kohë e kishin arritur disa vende të Ballkanit, ku karateja kishte filluar të kultivohej madje edhe më se një decenie para Kosovës.
 
 
Më vonë, në vitet '80, rolin e deriatëhershëm të Këshillit komunal të karatesë të Prishtinës e mori mbi vete Lidhja e Karatesë e Kosovës, e cila e vazhdoi rrugën e mëtutjeshme të organizimit, të popullarizimit dhe të masivizimit të karatesë kosovare.
Pas vitit 1989, d.m.th. pas rrënimit të autonomisë që deri në atë vit e kishte Kosova në kuadër të ish-federatës së atëhershme jugosllave, karateja ishte ajo që e nisi një proces të ri, procesin e riorganizimit të sportit kosovar në kuadër të kornizave të mvetësisë së Kosovës. Ky proces, që nisi në klubin e karatesë “Minatori” të Prishtinës, më vonë, në vitin 1992, rezultoi me themelimin e Federatës së Karatesë të Kosovës dhe të asociacioneve të tjera të sportit.
 
Sot Federata e Karatesë e Kosovës, në rrethana të reja, veprom me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm të karatesë dhe të inkuadrimit të vendit në Federatën Botërore të Karatesë (WKF), që është asociacioni i vetëm ndërkombëtar i karatesë që zyrtarisht njihet nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON).
 
== Stilet e karatesë ==