Dardhë (Korçë): Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rejected the first change (by 91.210.138.130) that followed revision 907706 by Tfts; test
No edit summary
Rreshti 6:
| qarku= [[Qarku i Korçës]]
| Bashkia= [[Bashkia Korçë]]
| banor=1454
| posta=
| telefoni=
| lartësia=1300m
| latitude= 40° 31' 7 veri
| longitude= 20° 49' 37 lindje
Rreshti 15:
}}
'''Fshati Dardhë''' në [[Rrethi i Korçës|rrethin e Korçës]] është një fshat jo shumë i vjetër dhe është themeluar e shtuar prej të “ikurve”, rebelëve që përndiqeshin nga [[Turqia]], më së shumti për arsyen se nuk donin të ndryshonin fenë. Emri “Dardhë” vjen nga një gojëdhënë që thotë se kryengritësit që themeluan Dardhën, ku gjetën strehë rreth një stani, kur i pyesnin “ku gjendeni”, thoshin “Tek Stani nën dardhë”. Bëhet fjalë për një dardhë të egër që gjendej atje, ndërsa dëshmia e parë historike gjer tani gjendet në enciklopedinë greke Pirsos, ku thuhet: “Në Dardhë, fshat shqiptar, u hap shkolla greqisht më [[1768]]-ën”.
 
==Vendndodhja==
19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300 m, që vetvetiu e çon përfytyrimin tek dimri i gjatë me borë, tek pranverat e ndezura nga blerimi, tek verat e puhizave e vijnë nga pyjet, tek vjeshtat me palete piktorike prej ylberi, ndodhet ky margaritar. Dardha ia ka dalë bëhet e njohur anembanë vendit!Jo vetëm për natyrën dhe klimën e saj, por sidomos për traditat, kulturën e të jetuarit dhe për njerëzit e shquar që i kanë dhënë vendit.
Emri “Dardhë” vjen nga një gojëdhënë që duket e besueshme.
 
 
== Historia ==
Fshati është relativisht i ri, nëse do të pranojmë të tillë kohën prej tre shekujsh qëkurse kemi të dhëna historike. Është themeluar e rritur prej të “ikurve”, rebelëve që përndiqeshin e kishin hesape me guvernën osmane, shpesh sepse nuk donin të ndryshonin fenë.
Line 28 ⟶ 25:
Dardha, siç shkruan Laço, mburret me origjinën që nga e folura deri te veshjet, këngët e vallet. Studimi i arkitekturës së fshatit dëshmon për një model të veçantë të stilit evropian që haset edhe në fshatra të tjera të Jugut.
Pamja që shfaqin ndërtimet dhe urbanistika e fshatit, ndërtesa solide, të bukura, prej guri të gdhendur e mbuluar me ploça të hirta, rrugët me kalldrëme, krojet e shumta, punishte për zeje kryesore, njësitë tregtare deri në fillim të viteve ‘40 i jepnin fshatit pamjen e një qyteze të lulëzuar, ndonëse për shkak të ikjeve në mërgim popullsia tani mezi arrinte 1 000 vetë.
 
 
==Enigma pas një emri==
Dardha është fshati më i madh i krahinës së Korçës me 1454 frymë. Në fillim të shekullit, Dardha numëronte 400 shtëpi. Vetvetiu të del përpara ;si dhe pse u mbipopullua një vend i tillë ku toka bujqësore ishte e papërfillshme? Arsyetimi të çon tek zanafilla;dëshira për të qenë të lirë. Të varfër, por larg dhunës dhe poshtërimit. Kishte familje të ardhura nga krahina shqiptare e famshme e Sulit të Marko Bocanit, nga fshatrat të krahinës të rrënuar në kohën e djegjes së parë të qytetit tp kulturës Voskopojë, fshatra që sot mbahen mend vetëm si emra, (Bozdovec, Linatop, Lerishtë, Qinam).
 
==Burimet e jetës.==
Terreni i vështirë i detyroi dardharët ta gjejnë punën aty ku kërkohej krahu i tyre, larg vendbanimit. Larg familjeve. Vrazhdësia e natyrës nxit pasionin për punën, ashtu si bujaria e saj nxit shpesh dembelizimin. Në një Shqipëri të mbyllur, dardharët kanë qenë nga mërgimtarët e parë. Me jetet e punës-sopata dhe sharra. Profesioni i parë-ai druvarit. Me karvane prej 20-30 vetash, me mushka, të armatosur, u nisën fillimisht drejt pyejeve të zonave greke-atëherë ende nën Turqinë. Që nga viti 1800 deri në 1935 në Olipm punon ende sharrat e dardharëve, jo dosido por me teknikën më të mirë të kohës, me ujë. Në malet e Selitit e të Athosit, në Mesollongjo e Demir-Kapi, në Anodoll, në Rruse, në Isekum, në malet e Rodopit në Bullgari e deri në skelën e Varnës ku bënin tregtinë e qerestesë, dradharëve iu doli nami si si druvarë të zotë, aq sa mbeti edhe shprehja e njohur “Ia pret me sopatën e dardharit”.
Pas këtij emigrimi që qe sezonal dhe e mbante fshatin të populluar dardharët “zbuluan” Amerikën. Rrallëkush i mbeti besnik drurit. Rrallëkush mbeti pa e çuar një emigrant drejt kontinentit të largët. Aty dardharët patën një rol të madh e të mirënjohur nëpër shoqëritë patriotike. Nga mërgimtarët e Amerikës 15 dardharë u dekoruan më 1982 me urdhër e medalje për veprimtari patriotike.
 
==Tradita==
 
Mërgimi i largët ishte një dramë e gjatë, plot dhimbje. Por ishte edhe një çlirim. Dalja nga veçimi, nga guaska e mbylljes në mënyra jetese të ngurtësuara, solli në shoqërinë e ngushtë dardhare pretendimet qytetare, kërkesën për një jetë shpirtërore e materiale më “europiane”, më të ngritur si një rivalitet të heshtur me vetë qytetin e Korçës që gjithashtu pretendonte dita ditës.
Dardha mburret me origjinën nga e folura deri tek veshjet, këngët e vallet. Studimi i arkitekturës së fshatit dëshmon për një model të veçantë të stilit europian që haset edhe në fshatra të tjera të Jugut. Pamja që shfaqin ndërtimet dhe urbanistika e fshatit, ndërtesa solide, të bukura, prej guri të gdhendur e mbuluar me ploça të hirta, rrugët me kalldrëme , krojet e shumta, punishte për zeje kryesore, njësitë tregtare deri në fillim të viteve ‘40-të i jepnin fshatit pamjen e një qyteze të lulëzuar, ndonëse për shkak të ikjeve në mërgim popullsia tani mezi arrinte 1000 vetë.
Line 47 ⟶ 39:
 
== Pak gjeografi ==
 
Dardha është një fshat malor midis maleve e pyjeve, një bukuri e rrallë natyrore. 20 km në juglindje të [[Korçë]]s, në një lartësi 1 344 m, Dardha ofron një klimë shumë të shëndetshme e ajër të pastër. Sportet dimërore, sidomos skitë, tërheqin turistë të apasionuar pas tyre. Gjelbërimi dhe freskia e ditëve të verës, por dhe dimri me shumë dëborë, e bëjnë një vend të preferuar në të gjitha stinët e vitit. Midis burimeve të shumta në këtë fshat është edhe i quajturi “Uji i Qelbur”, që shërben si ujë kurativ për stomakun dhe veshkat. Shtëpitë e gurta, karakteristike, plotësojnë bukurinë e këtij fshati, por edhe njerëzit janë shumë mikpritës dhe gatuajnë specialitete karakteristike të fshatit.
 
== Demografia ==
 
Line 56 ⟶ 46:
==Piktorët Dardharë==
Ishte tradite ne te kaluaren ne Shqiperi qe profesionin e ushtruar nga nje pjesetar i farmiljes, me i vjeteri ne moshe, t'ua mesonte, e t'ia linte trashegim vellazerve, bijve ose te afermevs te fisit. Tipik e'shte rasti i nje plejade te tere piktoresh dardhare, te cilet duke ushtruar profesionin e zografit e kane lene ate trashegim brez pas brezi. Kjo brezni piktoresh, fillon me Nikolla Zengon ne gjysmen e dyte te shek. 18 -te e perfundon me piktore te kesaj familjeje ne ditet tona, si Andromaqi e Sofia Zengo.
 
 
*[[Nikolla Zengo]]