Teki Dervishi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Teki Dervishi.jpg|thumb|350px]]
'''Teki Dervishi''' lindi në vitinjanar të vitit [[1943]] në [[Gjakova|Gjakovë]] dhe vdiq me [[29 qershor]] [[2011]]<ref>[http://www.botasot.info/def.php?category=3&id=125710 "Ndërroi jetë Teki Dervishi, drejtor i gazetës kombëtare “Bota sot”"] - Hapur me 1 korrik 2011</ref> është [[Shkrimtari|shkrimtar]] dhe publicist [[Shqiptarët|shqiptar]] nga [[Kosova]]. Deri në vdekjen e tij ishte drejtor i gazetës ditore "[[Bota Sot]]". Pas shkollimit fillor ai i ra në sy regjimit serb të asaj kohe dhe u burgos e u dënua që në moshën 17 vjeçare, ku vuajti dënimin disavjeçar në burgjet serbe. Teki Dërvishi është ndër të burgosurit më të rinj shqiptar që vuajti në burgun famëkeq jugsollav të [[Goli Otok|Goli Otokut]].
 
Teki Dervishi gjatë gjithë jetës së tij u mor me shkrime letrare e publicistike. Është autor i rreth 90 veprave letrare artistike, romane, poezi, drama. Është autor i romaneve: Pirgu i Lartë, 1972, Padrona, 1973, Skedarët. 1974, Herezia e Dervish Mallutës, 1981, Palimpsest për Dush Kusarin, 1993. I përmbledhjes së tregimeve: Etje dhe Borë, I vëllimit të poezive Nimfa 1970, Shtëpia e Sëmurë 1978, Thashë 1981, Nimfa 1986. Ka botuar edhe këto drama: Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi, 1979, Bregu i Pikëllimit, 1985, Pranvera e Librave, 1990, Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit, 1990, Kufiri me atdhe, 1996, Vojceku, 1996, Eshtrat që kthehen vonë, 2000, Nesër nisemi për Parajsë, 1999, Ku është Populli?, 2003 si dhe i veprës me ese e kritika mbi teatrin Qan e qesh Talia 1978.