Masonëria dhe Shqiptarët: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 7:
=== Historia post-komuniste ===
Me ardhjen e demokracisë Masonëria u ringjall, pa arritur të krijonte një lozhë. Në vitin 2005 u krijua në Tiranë me vendim të Këshillit të Lartë Masonik për Anglinë dhe Uellsin, dhe Këshillit të Lartë Masonik Botëror "e para Lozhë Masonike në vend, Lozha e Masonërisë së Lashtë, me emrin Lozha Akacia Nr.25, Shqipëri Nr.1". Gjithsesi krijimi i kësaj lozhe është mohuar nga Maksim Zotaj (mason shqiptar), nga Jean Michel Quillardet dhe Lui Lopez. Në vitin 2007, në Shqipëri erdhi Mjeshtri i Madh i Grand Orientit të Francës, Jean Michel Quillardet i cili u takua me Kryeministrin Berisha dhe Presidentin Topi. Më vonë Lui Lopez, një mason francez i vetëdeklaruar, tha se në Shqipëri e para lozhë masonike, ishte ajo e krijuar nga Grand Orienti i Francës. (duke marrë parasysh se Orienti i Madh dhe Masonët anglofonë nuk kanë marrëdhënie mes tyre, ndoshta Orienti i Madh, quan të parën lozhë shqiptare, Lozhën e saj. Gjithsesi mbetet i habitshëm, reagimi i Maksim Zotajt, mason i New Yorkut, që thotë se në Shqipëri nuk ka Lozhë Masonike). Maksim Zotaj, i pari mason shqiptar i vetëdeklaruar erdhi në Shqipëri, në vitin 2007, dhe në vitin 2009 krijoi shoqatën "Miqtë e Masonëve". Në 3 vitet e fundit, shtëpitë botuese shqiptare kanë botuar një sërë librash mbi masonët dhe akuzat ndaj tyre, duke e bërë këtë organizatë gjerësisht të njohur. Në Kosovë, vëllazëria filloi të njihej pas vitit 1999. Mendohet se aty ka dy lozha, por nuk ekzistojnë fakte të sakta. Në Pejë në vitin 2005 u krijua Shoqata Rotari, me udhëheqës Neshad Asllanin. Ndonëse nuk ka lidhje me masonërinë, shkrimtari Saad Gashi deklaron se në fakt ajo është një lozhë masonike.
[[Skeda:Flag of Albanian Provisional Government 1912-1914.gif|right|thumb|Flamuri shqiptar gjatë viteve 1912-1914, burim teorish se Ismail Qemali ishte mason. Shqiponja me dy koka është simboli i shkallës 32 të Masonërisë, ylli sipër, është Ylli i Davidit, simbol i flamurit të Izraelit sot.|200px]]
 
== Opozita anti-masonike shqiptare ==
Në trevat shqiptare, masonët nuk gëzojnë mbështetjen as të fesë dhe as të popullsisë së gjerë. Shkrimtari më aktiv anti-mason është Kastriot Myftaraj, i cili në gazetën e tij "Sot" nuk ngurron të akuzojë figura të njohura të politikës shqiptare si masonë dhe si neo-çifutë. Nga 3 besimet fetare shqiptare, Islami mbetet më anti-masoni. Elementë me bindje të thella islame, në rrjetet sociale Facebook, Twitter, apo MySpace shkruajnë vazhdimisht për komplotin çifuto-mason ndaj shqiptarëve dhe myslimanëve. Dukshëm, elementët islamikë tentojnë të krijojnë një imazh të keq të çifutëve (Izraeli vazhdon luftën në Palestinë duke vrarë myslimanët) në Shqipëri kur dihet ndihma e shqiptarëve ndaj hebrenjve gjatë Luftës II Botërore. Në Kosovë opozita anti-masonike mbetet shumë e fuqishme. Anti-masonët e Kosovës deklarojnë se Masonëria kontrollon gjithçka duke filluar nga politika, biznesi deri tek kultura dhe muzika. Në Shqipëri nuk mungojnë zërat se televizioni më i madh i vendit Top Channel është mason. Gjithashtu anti-masonët janë përqëndruar edhe tek simbolika e institucioneve shqiptare, për të deklaruar sundimin mason dhe atë të Illuminatit.