Sistemi nervor: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v U kthyen ndryshimet e 109.69.2.196 (diskutimet) në versionin e fundit nga HerculeBot.
Rreshti 17:
 
== Përgjithësime për sistemin nervor qendror ==
SNQ përfaqëson bashkësinë e të gjitha formacioneve nervore që ndodhen brenda kafkës dhe shtyllës kurrizore. Në SNQ ndodhen të gjithë mekanizmat që bëjnë të mundur përshtatjen e vazhdueshme të individit ndaj ndryshimeve të vazhdueshme të ambientit. Ky funksion jep përgjigje mjaft kompleksë nëpërmjet të cilave SNQ rregullon funksionimin e të gjithë aparateve. SNQ lejon përshtatjen si ndaj ambientit rrethues dhe ndaj ndryshimeve të manjentit të brendshëm (sistemi nervor vegjetativ). Ai merr informacione si nga ambienti i jashtëm dhe nga ai i brendshëm nëpërmjet fibrave që çojnë informacion nga periferia. Kjo mundësi rregullohet nga prania e disa receptorëve ndijore (retina e syut për dritën, Aparati i Kortit në vesh për tingujt, receptorët termike të lëkurës dhe organeve të brendshme për ndryshimet e temperaturës, receptorët kimike për perceptimin e përqendrimeve jonike, receptorët e trysnisë për ndryshimet e saj, receptorët hormonale për kontrollin e funksioneve sekretuese etj)
 
Këto informacione arrijnë në sistemin qendror ku përpunohen për ti dhëne një përgjigje të përshtatshme natyrës së ngacmimit të perceptuar dhe i dërgohen periferisë nëpërmjet fibrave që dalin nga SNQ.
Aktiviteti lëvizor i mirëfillte varet integriteti antomofunksional jo vetëm i fibrave dalëse po dhe nga formacionet receptoriale që dërgojnë informacione ndijore në SNQ dhe sidomos nga integriteti i këtij të fundit që bën të mundur në çdo moment dhënien e përgjigjeve të përshtatshme.
 
SNQ shfaqet i ndërtuar nga përsëritja e disa qarqeve. Këto qarqe përbëhen nga 1) një qelize që ka kontakt me periferinë, ku mbledh informacionet (neuron ndijor) ; 2) një qelize që i dërgon mesazhe periferisë për të realizuar kontraktimet muskulore ose aktivitetet sekretore (neuron lëvizor) ; 3) një qelize që ndërvendoset mes të dyjave dhe modulon informacionin që vjen me sinjalin dalës (neuron i ndërmjetëm). Parimet kryesore të funksionimit të SNQ mund të konceptohen duke imagjinuar një numër shume të madh të këtyre zinxhirëve. Ka zinxhirë që nuk kanë neuron të ndërmjetëm dhe janë baza e përgjigjeve të menjëhershme, reflekseve. Në të vërtete edhe zinxhirët ku neuroni i ndërmjetëm është i pranishëm mund të japin përgjigje të menjëhershme kryesisht si përgjigje ndaj një gjendjeje urgjete ose për mbrojteje.
 
Baza e funksionimit të SNQ është neuroni. Neuroni është një qelize e specializuar në përçimin e shpejte të sinjaleve elektrike që pasi arrijnë në fund të zgjatimeve të tij çlirojnë substanca kimike nëpërmjet të cilave neuroni komunikon me qelizat e tjera. Neuroni mund të ndryshoje vazhdimisht sasinë dhe cilësinë e këtyre kontakteve duke krijuar një plasticitet nëpërmjet të cilin SNQ mund të memorizojë eksperienca të reja.
 
=== Teoria e neuronit ===
Kjo teori mbështet në ndarjen anatomike të çdo elementi nervor nga të tjerët. Pra SNQ (''Sistemi Nervoz Qendror'') është i ndërtuar nga elemente qelizore të ndarë nga forma, përmasat dhe karakteristikat morfologjike shumë të ndryshme, të lidhura mes tyre nga zona të specializuara të quajtura sinapsë. Përgjatë aksonit impulsi nervor përhapet me shpejtësi si një vale që çon në një kthim total të potencialit elektrik. Kur potenciali arrin në fund të aksonit çliron në hapësirën ndërqelizore midis dy neuroneve një numër të caktuar neurotransmetuesish që modifikojnë aktivitetin elektrik të neuronit tjetër.
 
== Palca kurrizore ==