Tefta Tashko Koço: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 15:
==Biografia==
Tefta ishte vajza e patriotit të shquar shqiptar nga [[Frashëri]] i [[Përmeti]]t, [[Thanas Tashkos]] i cili prej vitit 1910 qe vendosur familjarisht në [[Egjypt]]. Me vdekjen e Thanas Tashkos më 1915, familja e tij kthehet në [[Korçë]] në vitin 1921. Në Korçë kemi aktivizimet e para të Teftës si këngëtare dhe data 26 Qershor 1926 mbahet si koncerti i saj i parë në publik. Në Shtator të vitit 1927, Tefta me gjithë familjen vendosen në [[Montpellier]], [[Francë]], ku ajo filloi edhe studimet muzikore, për t’i vazhduar ato më pas në Konservatorin Superior të Parisit me rezultate shumë premtuese. Në vitin 1930, Tefta bën inçizimet e para muzikore pranë shoqërisë diskografike “Pathe”-Paris, si pjesëmarrëse në grupin e këngëtarit të shquar të iso-polifonisë labe-Neço Mukon. Me përfundimin e studimeve, Tefta kthehet në atdhe ku më 26 Nëntor 1935 shënohet edhe koncerti i saj i parë si këngëtare profesioniste në Shqipëri koncerte të cilat ajo i dha në shumicën e qyteteve shqiptare. Pikërisht në këto vite, Tefta futi në programet e saj krahas arieve lirike të autorëve të shquar botërorë si [[Volfgang Amadeus Mocart|Moxart]], Guno, Shubert, [[Giuseppe Verdi|Verdi]], Donixeti, Pergolezi, Belini, [[Puçini]], Rosini, etj, dhe këngët popullore shqiptare, si pjesë integrale e kulturës muzikore popullore shqiptare. Janë rreth 89 këngë popullore të të gjithë qyteteve të Shqipërisë që Tefta i kishte në repertor dhe rreth 36 prej tyre ajo i regjistroi në pllaka gramafoni në vitet 1930, 1937 dhe 1942 në [[Paris]], [[Francë]] dhe [[Milano]], [[Itali]]. Ndër to po përmend: “Zare trëndafile”, Të dua, moj goc’ e vogël”, Bilbil çapkëni”, Qante lulja lulen”, “Kenke nur i bukurisë”,”As aman, moj lule” etj. Sipas Hysen Files: Tefta diti të nxirrte nga kënga popullore ndjenjën e thellë që populli kishte shkrirë në të. Njihet tanimë faktet se Tefta Tashko i ka mbledhur një shumicë këngësh direkt nga goja e muziktarëvë të shuar popullore të vendit tonë. Një gjë të tillë e provon edhe pjesmarrja e Teftës së bashku me këngëtaren tjetër të shquar Marie Kraja në festivalin e folklorit të mbajtur në [[Firence]], [[Itali]] më 30 Maj 1939 krahas këngëtarëve dhe muziktarëve të shquar popullorë të atyre viteve si Adem Mani, Xhevat Boriçi, Kolë Vjerdha, Taip Kraja, Karlo Pali etj. Në listën e gjatë të këngëve popullore të kënduara nga Tefta do të bashkangjisnim edhe këngët popullore të përpunura nga kompozitori [[Kristo Kono]] me poezi të [[Lasgush Poradeci|Lasgush Poradecit]] si p.sh “Kroi i fshatit tonë”, apo “Kur më vjen burri nga stani”. Krahas Teftës, do të përmendim edhe dy këngëtare të tjera të shquara në interpretimin e këngës popullore qytetare: [[Jorgjia Filçe Truja]] dhe [[Marie Kraja|Maria Paluca (Kraja)]]. Në vitin 1945, Tefta këndon në operën e [[Beograd|Beogradit]] me shumë sukses rolin e Mimisë nga opera “Bohemë” e [[Puçini|Puçinit]] dhe atë të Rozinës nga opera “Berberi i Seviljes” e Rosinit. Në vitin e fundit të jetës ka qënë vazhdimisht e sëmurë. Vdiq në moshën 37 vjeçare.
 
==Jeta personale==
Tefta Tashko u martua me [[Kristaq Koço]]n dhe pati një djalë me të, dirigjenitin [[Eno Koço]], [[Artist i merituar|Arstist i Merituar]].
 
==Krijimtaria==
Line 32 ⟶ 35:
*[http://www.youtube.com/watch?v=zMMEWRTyCvE&feature=related PERLAT e Tefta Tashkos -3]
 
==Shiko edhe==
*[[Eno Koço]]
 
[[en:Tefta Tashko Koço]]
[[pl:Tefta Tashko Koço]]
[[sv:Tefta Tashko-Koço]]