Çeçenët (çeçenisht: Нохчий Noxçiy; çeçenishte e vjetër: Нахчой Naxçoy) janë një grup etnik kaukazian që i takon popujve vajnahe me prejardhje nga rajoni i Kaukazit verior të Evropës lindore. Ata i referohen vetëvetes si vajnahë (që do të thotë "populli ynë" në çeçenisht) ose nohçij (njëjës nohçi, nahçuo ose nahtçe). Çeçenët dhe popujt ingushë njihen kolektivisht si vajnahë. Sot, shumica e çeçenëve jeton në Republikën Çeçene, një njësi administative e Federatës Ruse. 93,5 % e banorëve të republikës janë çeçenë etnikë. Populli çeçen u dëbua nga trojet e veta prej regjimit të Stalinit dhe nuk u la të kthehet deri më 1957. Gjithashtu, luftërat e fundit kanë qenë të tmerrshme për popullsinë vendase. Çeçenët flasin gjuhën e tyre çeçene, pjesë e familjes së gjuhëve të Kaukazit Verilindor. Çeçenishtja gëzon përdorim të barabartë me rusishten sipas ligjit, që sanksionon alfabetin cirilik me gjithë papërshtatshmërinë e tij ndaj ndërtimit dhe tingujve të kësaj gjuhe.[1]

Pesë burra çeçenë, të veshur me kostumin mashkullor çoha të Kaukazit, fundi i shekullit 19

Prejardhja e fjalës çeçen Redakto

Fjala "çeçen" të parë herë haset në burime arabe të shekullit VIII. Sipas traditës popullore, termi rus "çeçen" vjen nga emri i fshatit Çeçen-Aul. Fjala "çeçen", megjithëatë, haset në burime ruse qysh në vitin 1692 dhe rusët me shumë mundësi e kanë marrë nga gjuha kabardiane "shashan".[2]

Përhapja Redakto

Çeçenët janë kryesisht banorë të Çeçenisë, Rusi. Ka gjithashtu popullata të rëndëishme çeçene në pjesë të tjera të Rusisë (si në Dagestan, Ingusheti dhe Moskë).

Jashtë Rusisë, shtete me një diasporë të konsiderueshme çeçene janë Kazakistani, Turqia, Azerbajxhani dhe disa shtete të Lindjes së Mesme (posaçërisht Jordania dhe Iraku). Diaspora çeçene u largua gjatë Luftës kaukaziane (ku u bë aneksimi i Çeçenisë nga Rusia në vitin 1850), deportimit stalinist të vitit 1944, si dhe gajtë luftërave çeçene.[3]

Referime Redakto

  1. ^ Chisholm, Hugh, red. (1911). "Chechenzes" . Encyclopædia Britannica (në anglisht). Vëll. 6 (bot. 11th). Cambridge University Press. fq. 21.
  2. ^ Jaimoukha p.12
  3. ^ Chechnya's Exodus to Europe, North Caucasus Weekly Volume: 9 Issue: 3, The Jamestown Foundation, January 24, 2008