Chengdu (kinezçe: 成都) është kryeqendra e provincës Sichuan të Kinës jug-perëndimore. Ky qyetet është i lashtë dhe mbart histori të gjatë. Mendohej se historia e ndërtimit të këtij qyteti datonte prej vitit 311 para erës së re. Të dhënat historike tregojnë se ky qytet u ndërtua sipas formës së qytetit Xianyang, që dikur ka qenë kryeqytet. Në vitin 2001, arkeologët zbuluan mbetje 3000 vjeçare të Jinshanit, në periferinë perëndimore të qytetit Chendu dhe si rezultat, "mosha" e këtij qyteti është rritur edhe disa qindra vjet.

YanShiKou
Chunxi

Për mijëra vite me rradhë, mjeshtrat, fshatarët, intelektualët si dhe fetarët erdhën në këtë qytet dhe sollën kultura të krahinave të ndryshme të Kinës, duke lënë kështu vjersha, doke e zakone si dhe ushqime të larmishme. Me kalimin e kohës, këtu është krijuar kultura e veçantë tradicionale.

Në qytetin Chendu, ju mund të shihni veprën hidraulike Dujiangyan mbi dy mijë vjeçare që është në funksionim edhe në ditët e sotshme. Në një dyqan të vogël,ju mund të blini një copë mendafshi për të prekur butësinë historike. Gjithashtu, ju mund të shkoni në teatër për të parë "Ndryshimin e faqeve" në operën "Chuanju". Ju mund të hyni edhe në lokale me shumë njerëz për të shijuar çajin duke ndjerë kështu jetën reale të banorëve kinezë.

Referime Redakto