F1 Spanja - 2008
Statistikat
Gara e 4 nga 18 në vitin 2008.
Qarku i Katalonisë në Barcelonë
Qarku i Katalonisë në Barcelonë
Data 27 prill, 2008
Vendi Qarku në Kataloni
Barcelonë, Spainjë
Drejtimi Qarku permanent i garimit
2.892 mi / 4.655 km
Distanca 66 xhiro, 190.872 mi / 307.230 km
Moti Me diell
Pol pozita
Piloti Finlanda Kimi Räikkönen Ferrari
Koha 1:21.813
Xhiro më e shpejtë
Piloti Finlanda Kimi Räikkönen Ferrari
Koha 1:21.670 (46)
Podiumi
I pari Finlanda Kimi Räikkönen Ferrari
I dyti Brazil Felipe Massa Ferrari
I treti Britania e Madhe Lewis Hamilton McLaren-Mercedes

F1 Spanja për vitin 2008 ose emri zyrtar "2008 Gran Premio de España Telefónica" ishte gara e katërt në Formula Një e organizuar nga FIA që u mbajt nga 25 gjer më 27 prill në qarkun në Kataloni në Spanjë. Në këtë garë shumë ekipe paraqitën paketa të reja aerodinamike si rezultat i tri javëve kohë që nga gara në Bahrain.

Finlandezi Kimi Räikkönen në kualifikime u radhit në pozitën e parë dhe nga kjo pozitë fitoi garën, kurse Felipe Massa u radhit i dyti dhe Luis Hamilton i treti.

Përmbledhje Redakto

Ushtrimet Redakto

T dy pilotët e Ferrarit shënuan xhirot e para më të shpejta ku udhëhoqi Kimi Räikkönen i përcjellë nga Felipe Massa. Lewis Hamilton ishte i treti për ekipin McLaren.[1] Në sesionin e dytë, përsëri Räikkönen shënoi xhiron më të shpejtë, por u përcoll nga pilotët e ekipi Renault, ku Nelson Piquet ishte i pasuar nga Fernando Alonso.[2] Në sesionin e tretë Nick Heidfeld ishte më i shpejti për ekipin BMW Sauber, i pasuar nga David Coulthard dhe Alonso.[3]

Kualifikimet Redakto

Rundi i parë

Në rundin e parë të kualifikimeve mbetën të dy pilotët e ekipit Force India, Giancarlo Fisichella dhe Adrian Sutil dhe të dy pilotët e ekipit Super Aguri, Takuma Sato dhe Anthony Davidson. Këtyre iu bashkëngjitën David Coulthard dhe Sebastian Vettel.

Në këtë rundë udhëhoqi Kimi Räikkönen që u pasua nga Jarno Trulli, Lewis Hamilton dhe Rubens Barrichello.

Rundi i dytë

Në rundin e dytë u eliminuan që të dy pilotët e ekipit Honda, Rubens Barrichello dhe Jenson Button si dhe pilotët e ekipit Williams, Kazuki Nakajima dhe Nico Rosberg të cilëve iu bashkëngjitën Sébastien Bourdais dhe Timo Glock.

Në këtë rundë udhëhoqi Felipe Massa i përcjellur nga Robert Kubica të cilët kishin vetëm 13 të qindta të sekondës diferencë, pastaj u radhit Kimi Räikkönen dhe Lewis Hamilton.

Rundi i tretë

Në dy minutat e para të rundit asnjë veturë nuk u paraqit në pistë, por pastaj të gjitha veturat u paraqitën me goma të reja për xhirot e para të shpejta. Fillimisht pilotët e ekipit McLaren, Lewis Hamilton dhe Heikki Kovalainen shënuan kohërat më të shpejta, por më vonë i tejkaloi Felipe Massa, kurse Kimi Räikkönen u radhit i katërti. Të gjithë pastaj u paraqitën tek mekanikët që të paraqiteshin me goma të buta. Hamilton dhe Kovalainen përsëri ishin më të shpejtit në dy pjesët e para, por që të dy ranë poshtë në pjesën e tretë të tejkaluar nga Massa. Massa do ta përmirësonte kohën e tijë, por një gabim i shkaktoi humbjen e 2 të dhjetave të sekondës. Robert Kubica arriti kohë për 7 të dhjetat e sekondës më ngadalë se Massa, kurse Fernando Alonso, nikoqiri, për kënaqësi të bashkëvendësve arriti të tejkalojë Massa-n, por kjo nuk zgjati shumë pasi që në pistë u paraqit Räikkönen dhe arriti kohë për 0.091 sekonda më të shpejtë.

Gara Redakto

 
Piloti i Ferrarit, Kimi Räikkönen, fitoi garën të cilën e filloi nga pozita e parë.
 
Lewis Hamilton përfundoi i treti pas brazilianit Felipe Massa.
 
Heikki Kovalainen pati aksident të madh pas një gabimi mekanik në veturën e tijë McLaren, megjithatë ai nuk u lëndua seriozisht.

Felipe Massa dhe Lewis Hamilton u tërhoqën si më të shpejtit në start të garës, gjithashtu Massa masa tejkaloi Alonzon dhe Hamilton kaloi në pozitën e katërt duke tejkaluar Kubicën. Adrian Sutil dhe Sebastian Vettel u ndeshën në kthesën e katërt dhe që të dy u deshën të largohen nga gara. Për këtë arsye në pist u paraqit vetura e sigurisë e cila bëri tri xhiro para vazhdimit të garës. Nelson Piquet Jr. në xhiron e pestë doli nga pista dhe ngeci nga pozita e 10 në të 18-ën dhe ne xhiron e radhës u ndesh me francezin Sebastien Bourdais duke tentuar të e tejkalojë.

Në xhiron e 21-të Heikki Kovalainen pati ç`fryrje të gomës dhe u ndesh me murin rrethues në një shpejtësi 140 km/h. Atë e mori ndihma e parë dhe qëndroi një natë në spital për ta kontrolluar.[4] Më vonë Mark Webber kritikoi madhësinë e hapësirës në kthesën e nëntë duke thënë: "Gjëja e paqë që duhet të thuhet është se ajo kthesë është shumë e ngushtë dhe ne duhet të kemi kujdes në të pasi që çdo pilot që bën gabim aty, do të ketë ndeshje të madhe". Ai gjithashtu tha se: "Nëse Heikkit do t'i ndodhte aksidenti dy sekonda më vonë ai do të ishte mirë dhe do të mundë të e kontrollonte veturën, por ajo ndodhi në pjesën më të keqe të pistës".[5] Vetura e sigurisë u soll përsësi për herë të dytë në pistë, pas këtij aksidenti.[6] Nick Heidfeld ishte gati të kalonte tek mekanikët kur u paraqit vetura e sigurisë dhe ai u deshtë të kalonte tek mekanikët gjersa vija e ndalesave ishte e mbyllur me qëllim që t'i ikte mbetjes pa derivate. Ai u dënua me 10 sekonda dhe u rikthye përsëri në pistë.

Menjëherë pas paraqitjes tek mekanikët, në xhiron 25, Rubens Barrichello u ndesh me italianin Giancarlo Fisichella gjersa po largohej nga mekanikët ku i theu krahun e përparmë Hondës. Barrichello bëri një xhiro me krahun e përparmë nën veturë dhe u kthye tek mekanikët për të ndërruar, por u largua nga gara për shkak të dëmtimeve në pjesën e poshtme të veturës. Në xhiron e njëjtë mori zjarr motori i spanjollit Fernando Alonso. Në xhiron 41 Nico Rosberg gjithashtu pësoi dëmtime në motor dhe u detyrua të largohet nga gara. Në xhiron 53 Jarno Trulli gabimisht u thirr tek mekanikët nga ekipi i tijë duke i shkaktuar humbje të dy pozitave. Para paraqitjes së veturës së sigurisë kishte 5 sekonda diferencë në mes katër veturave të para.

Räikkönen fitoi garën tre sekonda para kolegut, Massa. Edhe këtë herë Ferrari arriti të realizojë fitore 1-2. Hamilton përfundoi i treti me një sekondë ngecje nga Massa, kurse i katërti u radhit Kubica i cili ishte një sekondë më i dobët se Hamilton. Webber përfundoi i pesti, Jenson Button i gjashti dhe Nakajima i shtati, kurse Trulli mori pikën e fundit si i teti.

Statistikat Redakto

Kualifikimet Redakto

Poz. Nr. Piloti Ekipi Pjesa 1 Pjesa 2 Pjesa 3 Lëvizje
1 1   Kimi Räikkönen Ferrari 1:20.701 1:20.784 1:21.813 1
2 5   Fernando Alonso Renault 1:21.347 1:20.804 1:21.904 2
3 2   Felipe Massa Ferrari 1:21.528 1:20.584 1:22.058 3
4 4   Robert Kubica BMW Sauber 1:21.423 1:20.597 1:22.065 4
5 22   Lewis Hamilton McLaren-Mercedes 1:21.366 1:20.825 1:22.096 5
6 23   Heikki Kovalainen McLaren-Mercedes 1:21.430 1:20.817 1:22.231 6
7 10   Mark Webber Red Bull-Renault 1:21.494 1:20.984 1:22.429 7
8 11   Jarno Trulli Toyota 1:21.158 1:20.907 1:22.529 8
9 3   Nick Heidfeld BMW Sauber 1:21.466 1:20.815 1:22.542 9
10 6   Nelson Piquet Jr. Renault 1:21.409 1:20.894 1:22.699 10
11 17   Rubens Barrichello Honda 1:21.548 1:21.049 11
12 8   Kazuki Nakajima Williams-Toyota 1:21.690 1:21.117 12
13 16   Jenson Button Honda 1:21.757 1:21.211 13
14 12   Timo Glock Toyota 1:21.427 1:21.230 14
15 7   Nico Rosberg Williams-Toyota 1:21.472 1:21.349 15
16 14   Sébastien Bourdais Toro Rosso-Ferrari 1:21.540 1:21.724 16
17 9   David Coulthard Red Bull-Renault 1:21.810 17
18 15   Sebastian Vettel Toro Rosso-Ferrari 1:22.108 18
19 21   Giancarlo Fisichella Force India-Ferrari 1:22.516 19
20 20   Adrian Sutil Force India-Ferrari 1:23.224 20
21 19   Anthony Davidson Super Aguri-Honda 1:23.318 21
22 18   Takuma Sato Super Aguri-Honda 1:23.496 22

Gara Redakto

Poz. Nr. Piloti Ekipi Xhiro Koha/Mbetja Lëvizje Pikë
1 1   Kimi Räikkönen Ferrari 66 1:38:19.051 1 10
2 2   Felipe Massa Ferrari 66 + 3.228 3 8
3 22   Lewis Hamilton McLaren-Mercedes 66 + 4.187 5 6
4 4   Robert Kubica BMW Sauber 66 + 5.694 4 5
5 10   Mark Webber Red Bull-Renault 66 + 35.938 7 4
6 16   Jenson Button Honda 66 + 53.010 13 3
7 8   Kazuki Nakajima Williams-Toyota 66 + 58.244 12 2
8 11   Jarno Trulli Toyota 66 + 59.435 8 1
9 3   Nick Heidfeld BMW Sauber 66 + 1:03.073 9
10 21   Giancarlo Fisichella Force India-Ferrari 65 + 1 xhiro 19
11 12   Timo Glock Toyota 65 + 1 xhiro 14
12 9   David Coulthard Red Bull-Renault 65 + 1 xhiro 17
13 18   Takuma Sato Super Aguri-Honda 65 + 1 xhiro 22
Pilotët që nuk mbaruan garë
Ret 7   Nico Rosberg Williams-Toyota 41 15
Ret 5   Fernando Alonso Renault 34 2
Ret 17   Rubens Barrichello Honda 34 11
Ret 23   Heikki Kovalainen McLaren-Mercedes 21 6
Ret 19   Anthony Davidson Super Aguri-Honda 8 21
Ret 14   Sébastien Bourdais Toro Rosso-Ferrari 7 16
Ret 6   Nelson Piquet Jr. Renault 6 10
Ret 20   Adrian Sutil Force India-Ferrari 0 20
Ret 15   Sebastian Vettel Toro Rosso-Ferrari 0 18

Referime Redakto

  1. ^ "Ferrari dominate practice 1 - Spain". autosport.com. 25 prill 2008. Marrë më 29 prill 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Raikkonen stays on top in practice 2". autosport.com. 25 prill 2008. Marrë më 29 prill 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Heidfeld leads practice 3 - Spain". autosport.com. 26 prill 2008. Marrë më 29 prill 2008. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Kovalainen safe and well after high-speed accident in Spain". Formula1.com. Marrë më 2008-04-27. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Mark Webber; Andrew Benson (28 prill 2008). "Mark Webber column (Spanish GP Edition)". BBC Sport. Marrë më 29 prill 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "2008 SPANISH GRAND PRIX RACE REPORT". Arkivuar nga origjinali më 22 prill 2008. Marrë më 2 maj 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Shih edhe Redakto

FORMULA NJË PËR VITIN 2008
Garat Australi | Malajzi | Bahrain | Spanjë | Turqi | Monako | Kanada | Francë | Angli | Gjermani | Hungari | Evropë | Belgjikë| Itali | Singapur | Japoni | Kinë | Brazil
Pilotët Kimi Räikkönen | Lewis Hamilton | Robert Kubica | Felipe Massa | Nick Heidfeld | Heikki Kovalainen | Jarno Trulli | Mark Webber | Nico Rosberg | Fernando Alonso | Kazuki Nakajima | Jenson Button | Sébastien Bourdais | Timo Glock | David Coulthard | Giancarlo Fisichella | Rubens Barrichello | Nelson Piquet Jr. | Takuma Sato | Anthony Davidson | Adrian Sutil | Sebastian Vettel
Konstruktorët Ferrari | BMW Sauber | McLaren | Williams | Toyota | Red Bull | Renault | Honda | Toro Rosso | Force India | Super Aguri

Lidhje të jashtme Redakto