Acidet e përditshme Redakto

Limonët, qitrot dhe uthulla kanë shije të thartë. Pse? Ato të gjitha përmbajnë acide. Acidet janë thelbësore për jetën. Acidi klorhidrik në stomakun tuaj ndihmon në tretjen e ushqimit. Acidi askorbik, vitamina C te frutat e mban lëkurën tuaj të shëndetshme dhe ndihmon për formimin e kockave. Ju keni nevojë për acidet lyrore omega-3 nga vaji I peshkut ose nga soja, për ta ndihmuar trupin tuaj të mbrohet ndaj sëmundjeve. Acidet kanë shumë përdorime. Uthulla është një tretësirë e acidit etanoik me ujë. Ajo përdoret për të ruajtur frutat dhe perimet në formën e turshive. Pijet e gazuara përmbajnë acide, për ti aromatizuar dhe për ti ruajtur. Acidet natyrore, gjithashtu mund të jenë edhe të bezdisshëm. Acidi metanoik I bën të dhimbshme pickimet e bletëve dhe milingonave. Acidet gjithashtu, e bëjnë djersën të vijë erë të rëndë.

Acidet laboratorike Redakto

Shpeshherë në shkollë ju përdorni acidet, sulfurik, klorhidrik dhe nitrik. Këta acide janë brejtës, edhe kur përzihen me shumë ujë. Kjo do të thotë se ata I shkatërrojnë indet e gjalla dhe mund tjua djegin lëkurën dhe sytë. Ju duhet të vini syzet mbrojtëse kur përdorni acidet në laborator dhe të siguroheni që keto acide të mos ju bien mbi Lëkurë. Acidi sulfurik është shumë I rëndësishëm. Ai përdoret për të prodhuar plehra kimike, detergjentë, njgyrues, mjekime, insecticide, bojëra dhe bateri. Në shkallë botërore, fabrikat prodhojnë mbi 180 milionë ton acid sulfurik çdo vit.

Emërtojmë acidet e mëposhtme :

HCl, HBr, H2CO3, H2SO4, HNO2, HNO3, H3PO4

Bazat Redakto

Bazat janë kimkate të kunderta me acidet. Ato shpesh japin ndjesinë se janë të rrëshqitshme gjatë prekjes, por ju nuk duhet ti prekni kurrë direkt me dorë, me përjashtim të rasteve kur ju është thënë se është e sigurt për ta bërë një gjë të tillë. Pasta e dhëmbëve dhe detergjenti larës I rrobave japin tretësira bazik. Tretësira e hidroksidit të natriumit është një bazë e rëndësishme. Ajo përdoret për të prodhuar letrën dhe detergjentët. Ajo, gjithashtu përdoret për të prodhuar metalin alumin. Shumë tretësira bazash janë tejet brejtëse. Një pikë e vogël e hidroksidit të natriumit, kur bie në lëkurë krijon një flluskë të pakëndshmë.Nëse hidroksidi I natriumit ju futet në sy, ai mund tju shkaktojë verbim. Ju duhet ti vini gjithmonë syzet mbrojtëse, kur I përdorni bazat ose acidet në laborator.

Emërtojmë bazat : NaOH, KOH, Fe(OH)2, Cu(OH)2, Al(OH)3, Zn(OH)2, Mg(OH)2

Zbulimi i acideve dhe bazave Redakto

Xhabir Iben Hajani ishte një shkenctar I rëndësishëm nga vendi që sot njihet si Irak, afro 1200 vjet më parë. Xhabir Ibn Hajani zbuloi se sit ë prodhonte acidin sulfuric, acidin nitric dhe acidin klorhidrik. Ai ishte ndoshta njeriu I parë që përdori fjalën “baza”.Xhabir Ibn Hajani shkroi më shumë se 100 libra për zbulimet e tij, të cilat patën vlerë për shkenctarët për qindra vjet.